• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit

 

Kjo ngjarje lidhet me refuzimin e tyre për t'iu bashkuar ushtrisë së Usames, të cilën e kishte mobilizuar i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., dhe emëroi Usamen për komandant, dy ditë para vdekjes së tij. Çështja arriti deri aty saqë filluan ta qortojnë dhe ta kritikojnë të Dërguarin e Zotit, s.a.v.a, kur caktoi komandant të tyre një të ri, jo më shumë se shtatëmbëdhjetë vjeç.

Në fushatë mungonin Ebu Bekri, Omeri dhe disa shokë. Ata nuk iu bashkuan ushtrisë me pretekstin se dikush duhet të kujdeset për kalifatin, pavarësisht se i Dërguari i Zotit mallkoi këdo që mungonte në ushtrinë e Usames.

 

(Shih librin El-milel ue-nihel nga Shahristani për fjalët e Profetit: "Mallkimi i Allahut qoftë mbi atë që mungon nga ushtria e Usames.", l/29.).

 

Sa i përket Aliut dhe pasuesve të tij, i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., nuk i caktoi ata në ushtri për të ndalur paraprakisht mospajtimet, për të pastruar atmosferën dhe për të hequr qafe ata që do ta kundërshtonin atë. Ata nuk do të ktheheshin nga fushata në Muta, derisa kjo të zhvillohej në favor të Aliut, mu ashtu siç dëshironin Allahu dhe i Dërguari i Tij kur bëhej fjalë për të pasuar Profetin.

 

Por njerëzit dinakë nga kurejshët e kuptuan këtë, kështu që ata refuzuan të largoheshin nga Medina dhe hezituan derisa Profeti kaloi në botën tjetër. Ata e zgjidhën çështjen ashtu siç e kishin planifikuar tashmë dhe e larguan atë që e dëshironte i Dërguari i Allahut, s.a.v.a ose me fjalë të tjera, ata refuzuan të pranonin Sunetin e Profetit.

 

Kjo na tregon neve, si dhe çdo studiuesi, se Ebu Bekri, Omeri, Uthmani, Abdurahman ibn Avf, Ebu Ubejde, Amir ibn Xherrah, refuzuan të pranojnë sunetin e Profetit, s.a.v.a., sepse ata vepruan sipas gjykimit të tyre, duke kërkuar përfitime të kësaj bote, përmes marrjes së kalifatit, edhe nëse kjo i shpie në mosbindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a.

 

Ndërsa sa i përket Aliut dhe shokëve të tij, ata i përmbaheshin rreptësisht Sunetit të Profetit dhe punuan për ta përmbushur atë plotësisht, aq sa mundën. Ne kemi parë se si Aliu, paqja qoftë mbi të, veproi në atë sprovë, se si iu përmbajt amanetit të Profetit që ia la për të kryer guslin e trupit të tij, duke e mbështjellë me qefin, duke kryer namazin e xhenazes dhe duke e lëshuar në varr trupin e tij. Por ai i bëri të gjitha këto, pikërisht ashtu siç e kishte urdhëruar Profeti dhe asgjë nuk e pengonte për ta bërë këtë, pavarësisht se ai kishte mësuar ndërkohë se një grup tashmë kishte shkuar në Sekife për të zgjedhur njërin prej tyre si kalif. Por ai mund të kishte bërë të njëjtën gjë, t'i ndiqte ata dhe t'i prishte planet e tyre, por nga respekti për Sunetin e Profetit dhe zbatimin e tij, ai i dha detyrë vetes të qëndrojë pranë xhaxhait të tij edhe nëse i kushton atij me postin e kalifit.

Këtu duhet të ndalemi shkurtimisht për të vënë në dukje moralin e shkëlqyer që Aliu trashëgoi nga profeti i zgjedhur, Muhamedi, s.a.v.a. Ndërsa Aliu për ta jetësuar suneti heq dorë nga kalifati, ne shohim të tjerët që refuzojnë të kryejnë Sunetin për hir të Kalifatit.

 

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top