Portal - Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Fillimi i hulumtimit

 

Isha tejet mirënjohës për librat të cilat menjëherë i vendosa në bibliotekën personale. Pushova disa ditë dhe në ndërkohë morra orarin e ligjëratave për vitin e ri akademik. Ligjëroja vetëm tri ditë në javë, që do të thotë se isha i lirë katër të tjera. Lexoja librat siç janë “Besimi i ithtarëve të Imamit” dhe “Prejardhja e shiitëve”. Pas tyre fillova të lexoj librin “Muraxhaat (Korespondenca)' nga sejjid Sharafudin Musavi. Pas disa fa qeve të para u thellova aq shumë sa e ndërpreja vetëm kur kisha diç më me rëndësi.

 

Madje e mbaja me vete në fakultet. Më mahniti qartësia dhe preciziteti i alimit shiit cili përgjigjej në pyetjet e alimit sunit nga Az'har Univerziteti. E kuptova se kjo nuk ishte libër i zakonshëm në të cilin autori shkruan ç'dëshiron, pa kritikë dhe diskutim me ndonjërin që ka mendim tjetër. “Muraxhaati' ësthë në formë të dialogut mes dy alimëve, të cilët i përkasin dy shkollave të ndryshme. dhe të cilët janë kritikë ndaj deklaratave dhe ideve të njëri tjetrit. Të dytë i bazojnë argumentet e tyre në dy themele të përbashkëta për gjithë Muslimanët: Kur'an dhe sunnet i cili është i përmbledhur në Sihah el-Sittah (gjashtë libra të hadisit). Kishte diç të përbashkët mes mua dhe këtij libri, nga se edhe unë isha gjurmues i së vërtetës, i gatshëm që ta pranoj kudo që e gjej.

 

U habita kur e gjeta duke folur për refuzimin e disa as'habëve për të dëgjuar urdhërin e të dërguarit Muhammed s.a.a. Për këtë prezentonte shumë shembuj, madje edhe rastin e 'të enjtes tragjike”. Nuk mund të besoja se Omer ibu Hattabi ynë ka refuzuar kërkesën e Pejgamberit s.a.a. dhe e ka akuzuar se nuk din ç'flet. Në fillim mendova se kjo është vetëm një tregim nga librat shiite,mirëpo më hutoi kur alimi shiit citon Sahihun e Buhariun dhe Sahihun e Muslimin, (libra që konsiderohen burime me të sigurta të hadiseve te mez”hebet sunite), si burim të vetin.

 

Shkova deri në kryeqytet për të blerë Sahihun e Buhariun, Sahihun e Muslimin, Mosnadin nga imam Ahmedi, Sahihun e Tirmidhiut, Muvatta-në nga imam Maliki e libra tjerë të njohur. Nuk më pritej të kthehem në shtëpi por fillova të lexoj që në rrugë për në Gafsa. Rrija në autobus duke lexuar faqe nga Sahihu i Buhariut dhe duke kërkuar ngjarjen e 'të enjtes tragjike”, por me shpresë se nuk do ta gjej kurrë.

 

Megjithatë e gjeta dhe e lexova disa herë. Vërtet ishte aty, krejtësisht e tillë siç e kishte cituar sejjid Sharafudini. Në fillim hodha poshtë mundësinë që diç e tillë kishte ndodhur dhe se Omeri ynë ka gisht në të.

 

Mirëpo si të mos besoja kur kjo ekzistonte në sahihët tonë, në suni-sahihët, të cilat duhet t'i pranojmë”: Po të kishte cituar librat e tyre unë nuk do t'i besoje alimit shiit, mirëpo ai citonte ngjarje të përshkruara në sahihët tonë sunnit, në autenticitetin e cilëve nuk mund të dyshohet.

 

Për këto sahiha ne besojmë se janë më atuentiket dhe më të saktat pas Kur'anit. Po të dyshonim në këtë do të mbetemi thuase pa të gjitha rregullat dhe parimet islame që dalin prej tyre. Pasi kisha vendosur të filloj hulumtimin fundamental, i premtova vetit se do të bazohem vetëm në ato hadise që vërtetohen nga dy anët, sunitët dhe shiitët. Gjithashtu vendosa të mos përfill hadiset të cilat i citon njëra anë.

 

Në këtë mënyrë do të sigurohesha nga ndikimi i emocioneve dhe njëanshmëria dhe do tërrija të kaloja luginën e dyshimit dhe të ngjitesha në malin e Sigurisë dhe lindshmërisë. Kjo është rruga e vërtetë e Allahut. Te“ala.

 

 

 

kërkim

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kush jan shiithna asheri?
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Kurani, Ehli Bejti dhe rishikimi i të vërtetës së humbur historike
    • Dashuri ose urrejtje
    • Imamët e Ehli Sunnetit we Xhematit dhe udhëheqësit e tyre
    • Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top