• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati

 

 

Nëse shikojmë burimet e legjislacionit te Ehli suneti dhe xhemati, do të shohim se shumë i tejkalojnë kufijtë e Kuranit dhe Sunetit të përcaktuara nga Allahu dhe i Dërguari i Tij.

Burimet e legjislacionit për ta janë Kurani, Suneti i Pejgamberit, s.a.v.a., Suneti i Hulefai Rashidinëve, Suneti i sahabëve, Suneti i Tabiinëve, e që janë ulematë e hadithit, sunneti i sundimtarëve të cilët i konsiderojnë sundimtarë të kthjellët, pastaj kijasi, istihsani, konsensusi dhe mbyllja e derës së justifikimeve.

Siç mund ta shihni, janë dhjetë burime, ndërsa të gjitha i konsiderojnë se kanë pjesë në fenë e Allahut. Për të mos folur pa prova apo për të na akuzuar për ekzagjerim, duhet të sjellim disa dëshmi nga ajo që e thonë në librat e tyre.

Ne nuk do të diskutojmë me Ehli sunetin dhe xhematin për dy burimet e para të paraqitura në Libër dhe Sunet, sepse nuk ka mosmarrëveshje rreth tyre. Është vaxhib që këto të dyja të merren si burim, sepse për këtë flasin edhe tradita edhe arsyeja dhe të gjithë bien dakord për këtë.

Për këtë i Lartësuari thotë:

“Çfarëdo që ju jep Pejgamberi merreni ndërsa atë që ua ndalon mos e merrni ”. Hashr, 7

Pastaj:

“Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit.” Maide, 92

"Kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin diçka." Ahzab, 36

Dhe shumë ajete të tjera të qarta që tregojnë detyrimin për të marrë nga Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit të Tij dispozitat legjislative. Ne, këtu, duam të diskutojmë burime të tjera që ata kanë shtuar vetë.

 

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top