Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë

 

Në vëll. 5, f. 82.,  të Sahihut të Buhariut " në kapitullin "Për betejat” ku flitet për pushtimin e Hajberit, nga Urva, pastaj nga Aishja, transmetohet se Hz. Fatimeja e dërgoi dikë tek Ebu Bekri me një kërkesë që asaj t'i jepej trashëgimia ligjore nga babai i saj Muhamedi, s.a.v.a. Kjo përfshinte një pronë "fej" dhuruar Profetit, gjegjësisht një plaçkë lufte të marrë pa luftë në Medinë dhe në fshatin Fedek, dhe atë që kishte mbetur nga "humsi", pra pjesa e plaçkës së luftës së Profetit në Betejën e Hajberit.

 

Kësaj kërkese, Ebu Bekri iu përgjigj: 

“I Dërguari i Zotit ka thënë:‘ Prona jonë nuk trashëgohet. Çfarëdo që lëmë pas është lëmoshë me atë që familja e Muhamedit mund të ushqehet prej saj!’ Pra, për Allahun nuk do ta ndryshoj statusin e lëmoshës nga jeta e të Dërguarit të Allahut dhe do ta lë ashtu siç ishte gjatë jetës së tij.”

 

Kështu Ebu Bekri nuk pranoi t'i jepte asgjë Fatimes. Kjo është arsyeja pse ajo u zemërua me të, u distancua përgjithmonë prej tij, kështu që ajo vdiq pa shkëmbyer asnjë fjalë me të. Ajo jetoi edhe 6 muaj pas Profetit, s.a.v.a., ndërsa kur vdiq, burri i saj h. Aliu e vorrosi natën pa i dhënë asnjë njoftim Ebu Bekrit për këtë.

Ndërsa Fatimeja ishte gjallë Hz. Aliu gëzonte shumë rrespekt nga njerëzit, por pas vdekjes së saj, Ali vuri re një ndryshim në qëndrimin e njerëzve ndaj tij. Kështu që Hz. Aliu kërkoi të pajtohej  duke i dhënë betimin për besnikëri, ndërkohë që këtë e kishte refuzuar për gjashtë muajt e fundit.

(Sahihu i Muslimit, në Librin mbi xhihadin, në kapitullin “ne nuk lëmë trashigimi, ajo që lëmë mbetet lëmoshë”)

 

Në vëllimin 2 të këtij Sahihu, në “Librin mbi xhihadin" në kapitullin "Ne nuk lëmë pas vetes trashëgimi, ajo që mbetet është lëmoshë” Muslimi transmeton nga Ajsheja, nëna e besimtarëve” se vajza e Profetit, Fatimeja kërkoi nga Ebu Bekri “Al – Sidiku” pjesën e saj nga trashëgimia e Profetit, s.a.v.a., e cila mbeti si një pjesë e plaçkës së luftës.

 

Ndaj kërkesës së saj Ebu Bekri u përgjigj: 

"I Dërguari i Zotit ka thënë:" Ne nuk lëmë trashëgimi, gjithçka që mbetet pas është lëmoshë. " " pas kësaj Fatimeja, vajza e Profetit, u zemërua me të dhe u distancua plotësisht prej tij deri në vdekjen e saj. Ajo jetoi edhe 6 muaj të tjerë pas vdekjes së Profetit. Aisheja rrëfen, "Fatima i kërkoi Ebu Bekrit pjesën e saj nga ajo që kishte mbetur nga pjesa e tij nga Hajberi dhe Fedeku, si dhe nga lëmosha e tij nga Medina. Ebu Bekri e mohoi të drejtën e saj në trashëgimi duke thënë: ‘Nuk do ta braktisë asnjë veprim të Profetit, s.a.v.a.,  dhe ashtu siç ka vepruar ai, ashtu do të veproj edhe unë. Kjo për shkak se druaj të mos largohem nga urdhërat e tij’.  Sa i përket sadaksë së Profetit në Medine, Umeri këtë ia dha Aliut dhe Abasit, ndërkaq sa i përket hajberit dhe Fedekut, Omeri i kërkoi duke thënë; ‘Këto dy janë lëmoshë nga Profeti, s.a.v.a., dhe e drejta e tij bie mbi përfaqësuesit e tij, dhe administrimi i takon liderit; kështu është me to edhe sot e kësaj dite’.”

 

Në Sahihun e Buhariut, gjithashtu është një transmetim në librin mbi detyrimin e “humsit”, në kapitullin mbi domosdoshmërinë e “humsit”.

 

Dy shejhët, Buhariu dhe Muslimi, i kanë shkurtuar dhe redukuar transmetimet e tyre në mënyrë që e vërteta për studiuesit të mos jetë e qartë. Kjo për këta, megjithatë është një shkathtësi e trajnuar të cilës atas i qasen kur duhet ruajtur nderin e tre kalifëve të parë. Ne e kemi një shtojcë speciale mbi këty dy kalifë dhe nëse do Zoti, ne do ta prezentojmë në një të ardhme të afërt.

 

Sidoqoftë, transmetimet që përcollën ata ishin të mjaftueshme për të zbuluar të vërtetën për Ebu Bekrin, i cili refuzoi kërkesën e Fatime-Zehras dhe që meritoi zemërimin e saj, duke iu shmangur atij deri sa ajo vdiq. Zemërimi i saj bëri që funerali i saj të kryhej nga burri i saj natën në fshehtësi. Sipas testamentit të saj, Ebu Bekri nuk u lejua të merrte pjesë në funeralin e saj.

Ne gjithashtu kemi mësuar nga këto transmetime se Hz. Aliu nuk i dha bejatin e tij Ebu Bekrit për 6 muaj, gjë që përkon vetëm me periudhën e jetës së Hz. Fatimes, pas vdekjes së babait të saj. Gjithashtu nga këto transmetime kuptojmë se ai u detyrua që bejatin t'ia jepte kalifit, pasi kuptoi se njerëzit po i shmangeshin atij, kështu që kjo e shtyu të pajtohej me Ebu Bekrin.

 

Ajo që Buhari dhe Muslim ndryshuan ishte pretendimi i Fatimes se babai i saj, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ia kishte dhënë Fedekun si dhuratë asaj gjatë jetës së tij, kështu që Fedeku nuk i përkiste fare trashëgimisë.

Edhe nëse mund të supozojmë se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk lë trashëgimi prapa, siç pretendoi Ebu Bekri për Profetin, s.a.v.a., Hazret Fatima e hodhi poshtë një mundësi të tillë, duke cituar një tekst nga Kurani që thotë: 

 

"Dhe Sulejmani trashëgoi nga Davudi". 

 

Gjithësesi, Fedeku nuk u përfshi nga ky hadith i supozuar, sepse ishte dhuratë e saj dhe në asnjë rast nuk përkonte me trashëgiminë.

Për pasojë, ka historianë si dhe studiues të tefsirit dhe hadithit, të cilët transmetojnë se Hz. Fatimeja pretendoi se Fedeku ishte pronë e saj, se Ebu Bekri e refuzoi këtë, duke i kërkuar asaj të sillte dëshmitarë për pretendimet e saj. Ajo solli Ali ibn Talibin dhe Umu Aymanin, por Ebu Bekri nuk e pranoi dëshmitë e tyre duke i konsideruar të mangëta.

 

Ibni Haxheri e pranon këtë në librine  tij “al-Sawa'ikul-Muhrika”, kur transmetoi se Fatimeja pretendonte se Fedekun ia ka dhuruaj asaj i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., por nuk pati dëshmitarë të tjerë pos Hz. Aliut dhe Ummu Ajmanit. Për çudi, dëshmia e tyre u konsiderua e pamjaftueshme dhe jovalide.

(Ibn Hadžer, al-Sawa'ikul-Muhrika, fq. 21.)

Imam Fahrudin Razi rrëfen në Tefsirin e tij se: Pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., Fatimeja pretendoi se fshati Fedek iu dha asaj si dhuratë, ndaj të cilës Ebu Bekri tha: 

“Ti je më e dashura në mesine  njerëzve në varfëri dhe më e dashuri e njerëzve në pasuri, por unë nuk mund ta konfirmoj vërtetësinë e pretendimeve tuaja, kështu që nuk kam të drejtë të gjykoj në favorin tuaj. 

 

Imam Razi tha më tej: 

"Umm Ajman dëshmoi për të, dhe siç bënë të besuarit e Profetit, mirëpo Ebu Bekri nuk e mori në konsideratë këtë dëshmi, duke i kërkuar asaj të ofronte një dëshmi që mund të jetë e pranueshme nga pikëpamja e Sheriatit, ndërsa ajo nuk e bëri këtë. "

(Tefsirul Mufatihul-gajb, Fahrudin Razi, vëll. 8., fq. 125, komenti I sures Hashër)

 

Pretendimi i Fatimes se Fedeku është pronë e saj, si dhuratë nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dhe refuzimi i Ebu Bekrit për ta pranuar dëshminë e Aliut dhe Umm Aymanit janë gjëra të njohura përgjithësisht në histori. Në të vërtetë, ata të gjithë transmetuan dëshmi, nga Ibn Tejmije deri te autori i veprës "Sir el-Halabi-yah" dhe Ibn Kajim-Xhevzit dhe të tjerëve.

Mirëpo, Buhariu dhe Muslimi redukuan transmetimet e tyre duke përcjellur vetëm kërkesën e Fatimes, duke e lidhur atë ekskluzivisht me trashëgiminë, në mënyrë që lexuesi të binte në dyshim se kërkesa e Fatimes ishte e paligjshme dhe se Ebu Bekri bëri vetëm atë që dëgjoi nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., që në këtë mënyrë ajo të duket si fajtore ndërsa Ebu Bekri viktimë.

 

I gjithë ky inskenim u bë me qëllim të mbrojtjes së dinjitetit të Ebu Bekrit. Prandaj, vërtetësia e traditës dhe e vërteta e hadithit nuk u morën parasysh fare, meqë e rëndësishme ishte vetëm të mbuloheshin dobësitë dhe mangësitë e kalifit si dhe gënjeshtrat dhe trillimet e umajadëve dhe simpatizantëve të Hulefai Rashidinëve, madje me koston e dinjitetit të Profetit ose të drejtës së vajzës së tij Fatime Zehras.

 

Pikërisht për shkak të kësaj, Buhariu dhe Muslimi fituan një status të privilegjuar në mesin e dijetarëve të haditheve të Ehli Sunnetit dhe Xhematit, kështu që librave të tyre iu dha statusi i librave më të saktë pas Librit të Allahut. Kjo risi nuk ka bazë akademike dhe ne inshallah në një kapitull të veçantë do të hedhim dritë mbi të vërtetën, për ta bërë këtë çështje të qartë për ata që e duan të vërtetën.

Mirëpo, ne ende kemi dëshmi të mjaftueshme për të sfiduar Muslimin dhe Buhariun, të cilët përndryshe kanë transmetuar shumë pak hadithe në lidhje me virtytet e Hz. Fatime Zehrasë. Ka dëshmi të mjaftueshme për ta gjykuar Ebu Bekrin, i cili shumë mirë e njihte Hz. Fatimen dhe statusin e saj tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, s.a.v.a. Ai me siguri e njihte atë më mirë se Buhariu dhe Muslimi. Përkundër kësaj, ai e refuzoi atë dhe nuk e pranoi dëshminë e saj, as dëshminë e burrit të saj, për të cilin i Dërguari i Allahut tha: 

 

“Aliu është me të vërtetën dhe e vërteta është me Aliun, dhe ajo është me të kudo që ai shkon”.

(Bagdadi Tarih, vëll. 14., fq. 321.; Ibn Asakir; Tarih, vëll. 3., fq. 119.;

Kenzul Ummal, vëll. 5., fq. 30.)

Ndërsa tani le të krahasojmë dëshminë e Buhariut dhe Muslimit me atë që transmetuesi i Zbulesës, s.a.v.a., dëshmoi për virtytet e mishit dhe gjakut të tij, Fatime Zehrasë.

  • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
  • Pyetni të diturit
  • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
  • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
  • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
  • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
  • Për Ehli-bejtin
  • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
  • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
  • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
  • A e dini kush është Hatixhja?
  • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
  • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
  • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
  • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
  • Konkluzion
  • Dijetarët për Ehli Bejtin
  • Përgjithësisht për sahabet
  • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
  • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
  • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
  • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
  • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
  • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
  • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
  • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
  • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
  • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
  • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
  • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
  • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
  • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
  • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
  • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
  • Mbi Kalifatin
  • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
  • Lidhur me hadithet fisnike
  • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
  • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
  • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
  • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
  • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
  • Konkluzioni
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • New page
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top