• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë

 

Nëse studiojmë jetën e nënës së besimtarëve, vajzën e Ebu Bekrit, pasi burri i saj u kthye te Allahu I Madhëruar dhe pasi babai i saj u bë halif dhe udhëheqës i umetit Islam, ajo u bë gruaja më e shquar në shtetin Islam, duke qenë se burri i saj ishte i Dërguar i Allahut, s.a.v.a. dhe se babai i saj tani më ishte kalif.

Ajo besonte ose mbante vogëlsinë e saj në bindjen se ishte më e mira nga gratë e Profetit, thjesht sepse ndjente se ishte gruaja e vetme që ishte martuar me të duke qenë e virgjër.

Kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. vdiq, ajo ishte në lulen e rinisë së saj.

Sipas shumë legjendave, në kohën që I Dërguari I Allahut, s.a.v.a., kishte lënë këtë botë ajo ishte 18 vjeç. Ajo nuk jetoi më shumë se 6-8 vjet me të Dërguarin e Allahut siç thonë transmetimet e ndryshme.

 

Ajo i kaloi vitet e saj të para në një lojë që më shumë përkonte me jetën prej fëmiu, edhe pse ishte gruaja e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.. Ajo ishte, siç e përshkruan skllavi i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., Barira, një grua e re që do të binte në gjumë duke lënë brumin e saj për t'u ngrënë nga dhitë.

 (Sahihu i Buhariut, vëll. 3, f. 156)

Po, ajo ishte 18 vjeç kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., shkoi në një botë më të mirë ose siç do të thuhej në zhargonin e sotëm, ishte një tinejxhere. Ajo e kaloi kohën pranë të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., me nëntë ose dhjetë gra të tjera.

Kishte edhe gra të tjera gjatë jetës së Aishës që nuk arritëm t’i përmendim, veçanërisht një grua ndaj të cilës Aisha ushqente një xhelozi edhe më të madhe për shkak të dashurisë së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., për atë grua, sepse kjo grua kapërceu të gjithë kufijtë e imagjinuar të mirësisë. Kjo grua ishte Hz. Fatima Ez-Zehra, vajza e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. dhe gruaja e tij e virtytshme Hz. Hatixhja.

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top