Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?

 

Allahu i Madhërueshëm thotë në Kuranin Fisnik: 

 

"Thuaje të vërtetën nga Zoti yt, dhe kush të dojë do ta besojë, e kush nuk do të besoj do ta mohojë." Kahf, 29

"Nuk ka detyrim në besim, ngase rruga e drejtë dallohet qartë nga  ajo që shpie në humbje." Beqare, 256

"Pra, kushdo që bën mirë sa një thërrime do ta shohë atë, dhe kushdo që bën keq sa një thërrime gjithashtu do ta shohë atë." Zilzale, 8

"Ju jeni vetëm një paralajmërues, ju nuk jeni mbikëqyrësi i tyre." Xhasije, 22

 

Si, tani, pas gjithë këtyre ajeteve i pranoni transmetimet Sahih të Buhariut dhe Muslimit në të cilat pretendohet se Zoti i paracaktoi veprat e tyre para se të krijonte robërit e Tij. Për shembull, në sahihun e tij Buhari transmetohet se: 

 

“H. Adem dhe h. Musai patën një dialog me njëri -tjetrin kështu që Musai a.s. tha: ‘O Adem! Ti ishe babai ynë, kështu që na bëre të ndjehemi keq dhe na dëbove nga Parajsa! Ndërsa Ademi, a.s., iu përgjigj:‘ O Musa! Zoti ju ka bërë të dekoruar duke folur me ju dhe Ai ka shkruar për ju me dorën e Tij; a më qortoni për atë që vetëm Zoti (fati) e ka paracaktuar për mua 40 vjet para se të më krijonte. Dhe kështu gjatë këtij diskutimi Ademi, a.s., triumfon tri herë mbi Musain a.s. 

(Sahihu i Buhariut, vëll. 7., fq. 214; Sahihu i Muslimit, vëll. 8., fq. 49.)77

 

Gjithashtu edhe Muslimi transmeton në Sahihun e tij se: 

 

"Secili prej jush formohet në barkun e nënës tuaj për 40 ditë si një qenie e plotë, pastaj në 40 ditët e ardhshme formohet në formën e një mpiksje gjaku, dhe pastaj në 40 ditët e ardhshme si një copë mishi. Pastaj Zoti dërgon engjëllin e Tij që e frymëzon me shpirtin e tij dhe ia tregon katër paracaktime, e që përkojnë me nafakën e tij, sa do të jetoj, nivelin e njohurive dhe nëse ai do të jetë me fat apo fatkeq. Për  Allahun, që nuk ka Zot tjetër veç tij, disa prej jush do të bëjnë vepra që i çojnë në Parajsë gjithnjë sa t'i afrohet Parajsës deri në një llërë, dhe pastaj do të mbizotëroj libri i fatit (paracaktimit) dhe ai do të bëjë vepra të cilat do ta shpiejnë në xhehenem. Ndërsa është e mundur që disa prej jush të bëjnë vepra që të çojnë në Ferr dhe se ndërmjet atij Ferrit nuk mbetet distancë sa një llërë, atëherë libri i fatit do të mbizotëroj kështu që ai do të fillojn të bëjë vepra që do ta shpiejnë në Xhehenet.

(Sahihu i Muslimit, vëll. 8., fq. 44.; Sahihu i Buhariut, vëll. 7., fq. 210.)

 

Gjithashtu, Muslimi në Sahihun e tij transmeton hadithin e mëposhtëm nga Aishja, nëna e besimtarëve, sipas të cilit:

 

 “I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., mori pjesë në Funeralin e një fëmije nga njëri prej ensarëve. Unë thashë: ‘O i Dërguari i Allahut! Sa mirë për këtë fëmijë që do të jetë një zog prej zogjëve të Parajsës.  Ai nuk ka bërë asnjë mëkat dhe nuk iu afrua kufirit të mëkatit. ’Resulullahu, s.a.v.a., u përgjigj:‘ Mund të mos jetë kështu oj Ajshe! Zoti krijoi një grup njerëzish për Xhenet, ndërsa ata ishin në kurrizin e etërvetë tyre, ndërsa Ai gjithashtu krijoi një grup tjetër për Ferrin, ndërsa edhe ata ishin në kurrizin e etërve të tyre.“ 

(Sahihu i Muslimit, vëll. 8., fq. 55.)

 

Buhariu në Sahihun e tij thotë: 

"Dikush pyeti:" O i Dërguari i Allahut, a është e mundur me diçka t'i dallosh njerëzit e Ferrit nga njerëzit e Parajsës? "" Po, u përgjigj ai.  Po atëherë pse janë të nevojshme për njeriun punët dhe veprat, nëse është mkështu? – ishte pyetje tjetër. ‘Secili bën vetëm atë për të cilin është krijuar ose atë që i është caktuar.

(Sahihu i Buhariut, vëll. 7., fq. 210. )

 

Zoti yne!

 

 Ti je i shenjtë dhe i pastër nga çdo padrejtësi, Ti je lart mbi atë që të atribuohet Ty. Si mund të besojmë në këto transmetime që janë në kundërshtim me atë që thua Ti:

 

 

"Me të vërtetë, Zoti nuk bën dhunë ndaj njerëzve, por ata bëjnë dhunë ndaj vetvetes." (Junus, 44)

"Me të vërtetë, Allahu nuk ushtron dhunë (ndaj askujt) as sa një zero." (Nisa, 40)

"Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt." (Kehf, 49)

"Dhe Zoti nuk u bëri dhunë, ata i bënë dhunë vetvetes ." (Ali Imran, 117)

"Dhe Ne nuk u bëmë dhunë atyre, por ata vetë ishin dhunues." (Tewbe, 70; Ankebut, 40; Rum, 9)

"Kjo është nga ajo që ju kanë bërë duart tuaja. Zoti nuk është i padrejtë ndaj besnikëve të tij." (Enfal, 51)

"Ai që bën mirë e bënë për të mirën e vet, ndërsa ai që bënë keq, e ka për të keqen e vet, dhe Zoti yt nuk është tiran ndaj besnikëve të tij." (Fusilet, 47)

 

Ndërsa në hadithin kudsi thuhet: 

 

"O besnikët e Mi, unë e kam ndaluar padrejtësinë ndaj Vetes, dhe gjithashtu jua kam ndaluar edhe juve, ndaj mos bëni padrejtësi." (Tahzib Tarih Dimeshk, vëll. 7., fq. 206)

 

Pra, si është e mundur që myslimanët që besojnë në Zotin, drejtësinë dhe mëshirën e Zotit, të mendojnë se Ai i krijoi njerëzit në atë mënyrë që Ai caktoi njërin grup për Ferr dhe tjetrin për Parajsë, arbitrarishtë dhe me qëllim, kështu që të gjitha veprat dhe aktet e grupeve të përmendura janë paracaktuar dhe kushtëzuar në atë masë saqë secili duhet të punojë dhe të bëjë atë që është i detyruar të bëjë (domethënë se njeërzve nuk iu është lënë në dispozicion kurrfar lirie dhe veprim)?

 

Këto transmetime jo vetëm se nuk janë në harmoni me kuptimin e Kuranit të Shenjtë, por ato janë në kolizion me vetë natyrën e Allahut xh.sh., sipas së cilës Allahu xh.sh., krijoi njerëzit, me arsye, me të qenit njeri dhe me një minimum të drejtash. 

 

Si mund ta pranojmë këtë besim që e bëri njeriun një kukull të hutuar të cilin fati dhe paracaktimi bënë me të çfarë të doj,  duke e futur më në fund në një furrë të zjarrtë. Ç’është ky besim që e pengon kreativitetin intelektuale, inovacionin, duke ia pamundësuar atij progresin dhe garën; dhe që e trajton njeriun si një qenie të pakuptimtë, të pavlerë dhe të pamerituar, që të duken sikur u përçohet mesazhi që të jenë të kënaqur me atë që iu është dhënë duke mos iu lënë asnjë hapësirë ta mendoje progresin, ndërsa e gjithë kjo me pretekstin e predestinimit të imponuar për gjithçka që është krijuar.

 

Si është e mundur që përmes arsyes ta pasqyrojmë Allahun e Mëshirshëm si një forcë të fuqishme që mbizotëron gjithçka dhe i Cili, kinse, i paska kijuar njerëzit të dobët dhe të pafuqishëm për t'i shtyer në Xhehenem edhe atë vetëm sa për t'iu dëshmuar atyre se Ai është i fortë dhe i fuqishëm dhe se mund të bëjë çfarë t'i teket. 

A mundet që njerëzit me aftësi racionale dhe inteligjente ta quajnë një Krijues të tillë të Urtë, Mëshirëplotë dhe të Drejtë? 

 

Nëse do të debatonim me intelektualë dhe dijetarë jomuslimanë dhe nëse ata do ta dinin se Zoti yt ka cilësi të tilla dhe se besimi ynë ia paracakton mjerimin dhe fatëkeqësin që pa lindur ende, atëherë si do të ishte e mundur që ata ta përqafojnë Islamin në mënyrë masovike?

Zoti ynë! Ju jeni larg këtyre shpifjeve të rreme dhe tendencioze të risive Umajade për shkak të ambicieve të tyre të sëmura dhe të liga, dhe më pas këto i plasuan dhe i përhapën në të gjitha anët. Këto janë pretendime të falsifikuara që kundërshtohen nga ajo që Ti thua. 

 

Ti je Lartësuar nga ajo që i Dërguari yt, paqja qoftë mbi të dhe Ehli Bejtin e tij të pastër, të pajtohet dhe të thonë diçka për Ty që bie ndesh me atë që Ti thua. Ka një konfirmim të besueshëm se i Dërguari ka thënë : 

 

"Nëse ju vjen një hadith nga unë, verifikojeni vërtetësinë e tij përmes Librit të Allahut, dhe nëse është në përputhje me të pranojeni atë, ndërsa nëse është në kundërshtim atëhere atë transmetim përplaseni për muri".  

 

Të gjitha këto hadithe, të cilat janë shumë, dhe të cilat nuk janë në përputhje me Librin e Allahut dhe me arsyen, duhet thyer për muri dhe nuk duhet t'u kushtohet asnjë rëndësi, madje edhe nëse ato janë sjellë në transmetimet e Buhariut dhe Muslimit ; kjo ndodh sepse ata në asnjë mënyrë nuk mbajnë atributet e pafajësisë.

 

Një dëshmi është e mjaftueshme për këtë, dhe ky është misioni i të gjithë lajmëtarëve që u zgjodhën dhe u veçuar nga Allahu dhe erdhën përmes historisë për të korrigjuar dhe reformuar gabimet njerëzore, lajthitjet dhe risitë e shpifura dhe për t'i përgëzuar me Xhennet, nëse do të ishin bëmirës, dhe me Ferr nëse si të prishur do të bënin të kundërtën.

 

Ndërsa shenja e drejtësisë dhe mëshirës së Zotit ndaj robërve të Tij është se ai nuk i ndëshkon ata derisa u dërgon atyre një lajmëtar me anë të të cilit ai u dërgon udhëzimet e Tij: 

 

„Kush e pranon udhëzimin ai me të vërtetë këtë e bënë për të mirën e vet, ndërsa kush e pranon lajthitjen me të vërtetë e ka bërë për veten e tij. Asnjëri prej jush nuk do të mbajë barrën e tjetrit dhe Ne nuk ndëshkojmë (askënd) derisa të dërgojmë të Dërguarin Tonë“.Isra, 15

 

Pra nëse me transmetimet e Buhariut dhe Muslimit mësojmë se Allahu e ka krijuar veprën para vet njeriut dhe nëse ata pretendojnë të jenë sahih (të besueshëm), atëherë edhe dërgimi i vet të dërrguarëve dhe „lëshimi“ i Librit të Allahut del të jetë punë e tepërt dhe e kotë.

O Allahu im! Meqë nuk të njohin bëjnë gjykime të tilla për Ty .Kjo është një shpifje e madhe ndaj Teje!

 

„Këto janë ajete të Allahut që t'i shpallim me të vërtetën, ndërsa Allahu nuk dëshiron padrejtësi për botët“Ali Imran, 108

 

Përgjigjet ndaj këtyre problemeve gjenden edhe te Imamët, yjeve ndriçuese të Allahut, të parëve fisnik të këtij ummeti, ndaj ejani ta dëgjojmë përgjigjen në qytetin e diturisë (njohjes), nga hazreti Aliu, i cili në mënyrën më të bukur e ndriçon pikërisht çështjen e fatit dhe predestinatës, për ata musliman që kishin braktisur atë. Tl tjerat janë mistere dhe enigma. 

 

Njëri nga sahabet pyeti: 

„Nëse shkuarja jonë në Siri ishte fat nga Allahu dhe predestinim, apo jo?“ 

„I mjeri ti! Mos e dhëntë Allahu të kesh menduar se është fjala për domosdoshmërinë e fatit dhe patjetërsueshmërinë e predestinatës. Nëse do të ishte ashtu atëherë shpërblimi dhe ndëshkimi nga një akt i tillë do të ishte për t'u diskutuar (e pa vlerë), premtimi dhe kërcënimi do të ishin të pakuptimta. Allahu i Lartësuar disa gjëra i ka urdhëruar për besnikët e vet, por iu ka dhënë edhe një liri të qëndrueshme për t'i ekzekutuar ato. Ai, gjithashtu, ia ka ndaluar disa gjëra, mirëpo iu ka dhënë paralajmërimin dhe detyrën me atë që ajo është e lehtë dhe e mundshme dhe asnjëherë më e rëndë nga ajo që ata mund ta përballin (bartin), ndërsa për veprën më të vogël Ai jep shpërblim të begatshëm 

 

Padëgjueshmëria e shprehur ndaj Allahut nuk është humbje e Tij, ndërsa dëgjueshmëria ndaj Tij nuk është shprehje e detyrimit të Tij. Allahu xh.sh. nuk i ka dërguar të Dërguarit e Tij dhe Librat e Tij të Shenjta, robërve të tij nga loja dhe argëtimi; tokën dhe qiejt dhe atë që është mes tyre nuk i ka krijuar kot. Kështu rezonojnë ata që janë bërë jobesimtar, ndërsa mjerë jobesimtarët të ndëshkuar nga zjarri i ferrit.”

(Šarh Nehdžul Belage, Muhammed Abduhu, vëll. 4., fq. 673.)

 

Të vërtetën e ka thënë Hz. Aliu, se sa vështirë do të jetë për ata që Allahut i mveshin zullumin dhe pakuptimësinë.

 

Është me rëndësi të thuhet se ehli suneti mbanë qëndrimin se Allahu është i pastër nga çfardo padrejtësie de pakuptimësia, dhe nëse diskuton me ta për këtë çështje, ata do ta mohojnë këtë, duke qenë kundër çfardo jopërkryershmërie të Allahut. Megjithatë ashtu i nxituar do të insistoj në vlefshmërinë e transmetimeve të Buharitu dhe Muslimit. Ai asnjëherë nuk tenton një zgjidhje të arsyeshme dhe logjike të kontestit.Kështu, sipas tij, atributi "i dhunshëm dhe i padrejtë" nuk mund t'i referohet Zotit, pasi Ai është Krijuesi, dhe Ai ka të drejtë të krijojë çfarëdo lloj marrëdhënieje që mund të ketë me krijesat e Tij dhe askujt nuk do t'i jap llogaru për to, deri sa Krijesat e tij i nënshtrohen llogaridhënies.

 

Dhe kur e pyet (një pjesëtar të Ehli Sunetit) se si është e mundur që Zoti e gjykoi njeriun për të shkuar në Ferr edhe para se ta krijonte atë (ngase ia kishte përshkruar atij fatin e keq që para lindjes), ndërsa dikë tjetër që para lindjes e kishte gjykuar me parajsë (sepse, që para lindjes, ai ai kishte përshkruar lumturinë)?

A është trajtimi i këtyre dy personave i barabartë në këtë dhunë?

 

Personi i parë që shkon në Parajsë nuk shkon për shkak të rezultateve të veprimit të tij, por për shkak të vullnetit të Zotit. Nëdrsa personi tjetër, shkon në Ferr, por jo për shkak të mëkateve dhe mosbindjes së tij, por për shkak të predestinatës nga ana e Zotit të përshkruar atij shumë kohë më parë. A nuk është kjo një padrejtësi ?!

A nuk është kjo në kundërshtim me Kur'anin? Ai do t'ju përgjigjet për të gjitha këto: "Allahu bën atë që Ai dëshiron ". 

 

Sidoqoft, edhe kur përballeni me këto dy qëndrime, ju nuk e kuptoni pozicionin e tij. Por kjo është e kuptueshme, ngase ai është i bindur se pas Kuranit nuk ka libër më të vërtetë dhe të bazuar në dëshmi sesa librat e Buhariut dhe Muslimit, ndonëse këto libra përmbajnë gjëra të çuditshme, të pakuptimta dhe kjo është një tragjedi e madhe në të cilën kanë rënë myslimanët.

 

Pa dyshim se qëndrimet e tilla janë rezultat i politikës Umajade, dhe pas tyre asaj Abaside, të cilat nuk ngurruan të fusin ide dhe risi të kota në besim dhe përhapjen dhe avokimin e tyre, sepse pikëpamje të tilla të këqija ishin në përputhje me politikën e tyre. Gjurmët e veprimeve të tyre fatkeqësisht kanë mbetur edhe sot e kësaj dite, dhe ajo që është më e dhimbshme, myslimanët e sotëm gjithë këtë e konsiderojnë trashëgiminë më të çmuar dhe më të vlefshme të paraardhësve të tyre. E gjithë kjo është e paketuar nën firmën e haditheve sahih të Profetit. Ndërsa nëse myslimanët do të ishin të vetëdijshëm se hadithe të tilla prodhoheshin vetëm për të përmbushur qëllimet e politikës ditore të kohës, ata kurrë nuk do t'i pranonin ato. 

 

Ndërsa kjo ka të bëjë veçmas me ato tradita që janë në kundërshtim të hapur me Kuranin. Kur bëhet fjalë për Kuranin, megjithatë, Allahu i Lartësuar premtoi se Ai do ta ruante atë personalisht nga çdo shtrembërim, dhe pasi që Sahabët vazhdimisht ia vinin në pah Profetit, për hir të verifikimit, edhe nuk kishte mundësi për falsifikimin e tij. Sidoqoftë, pas Profetit, veçanërisht në kohën e umajadëve, Suneti i Profetit u mbështet për muri (u shtri për tokë), të cilin ata e falsifikuan aq sa mundën, e meqë  ndaj mbrojtësve të vërtetë të Kuranit dhe Sunneti (Imamët e Ehli Bejti), kishin një qëndrim armiqësor, ata për, shpifnin hadithe sipas nevojës, të cilin mandej ia atribuonin të Dërguarit s.a.v.a., ndërsa të gjitha këto  të gjitha tek muslimanët si hadithet më të besueshme dhe më të bazuara, dhe njerëzit kanë i pranoi me qëllime të mira dhe i kaloi brez pas brezi deri më sot.

 

Gjithashtu është e vërtetë se edhe shiat ishin përballur me hadithe të shpifura të cilat ia mvishnin të Dërguarit s.av.a. dhe Imamëve të Ehli Bejtit a.s. Pra ata ishin viktima të këtyre shtrembërimeve dhe mund të thuhet lirisht se as ata e as ehli suneti nuk ishin imun nga shpifja e haditheve të cilat ia mvishnin të Dërguarit s.a.v.a.. Kjo edhe përkundër faktit se shiat janë bartësit e tri përparësive të rëndësishme në raport me të gjitha grupimet e tjera islame, akida (besimi) e të cilëve është në përputhje me Kur'anin, sunetin dhe arsyen, e që janë:

 

1. Përkushtimi apsolut ndaj Ehli Bejtit a.s., ngae asnjë grupim tjetër si shiat nuk i japin askujt përparësi mbi Ehli Bejtin. Dhe janë të vetmit që janë dakord në liderizmin dhe shembullësinë e Ehli bejtit në raport me të tjerët, të cilët Allahu i ka pastruar nga çfardo papastërtie dhe mëkati.

 

2. Numri i imamëve është dymbëdhjetë, ndërsa periudha e tyre kohore ka zgjatur tre shekuj. Të gjitha fjalimet dhe transmetimet e tyre mes veti janë të pajtueshëm, ndërkohë që gjithashtu janë kompatibile edhe me frymën e Kur'anit. Pikërisht nga ky fakt shiat ia dolën të gjenin zgjidhje për të gjitha çështjet pikërisht nga ky burim i vërtetë, andaj patën rastin ta kuptonin besimin e vërtetë. Ky është besimi pa kurrfar antagonizmash dhe dyshimesh në vetvete, meqë shiat ia dolën të qëndronin në themelet e shëndosha të akides së qartë dhe të qëndrueshme.

 

3. Pranimi i tyre i qatë dhe i hapur se përveç Librit të Allahut (Kur'anit), i cili në asnjë rast dhe në asnjë çështje e përmbajtje dhe në asnjë mënyrë nuk mund të shtrembërohet, sepse nuk ka libër tjetër që është plotësisht i vërtetë dhe i saktë. Mjafton ta dini se ata për librin e tyre më të vlerësuar Usuli Kafi e pranojnë hapur se ka mijëra hadithe të pasakta dhe të dobëta. Mirëpo do ta shihni se si dijetarët e tyre serioz, muxhtehidët dhe njerëzit me prirje të mendimit kritik, diskutojnë dhe bëjnë hulumtime për të gjitha hadithet, dhe asnjë prej tyre nuk i pranojnë nëse janë të papranueshëm rivajeti sa i përket zinxhirit të transmetuesve, tesksti, përputhshmëria me Kur'anin dhe arsyen. 

 

Mirëpo, Ehli suneti ia ka nënshtruar dhe e ka obliguar veten të besoj atë që shkruan në librat e emërtuar si „sahih“,kështu që gjithçka që gjendet n to për ta është e vërtetë dhe e besueshme. Ndërsa besimet e tyre i bazojnë në mbështetjen dhe besimin e tyre të plotë në gjeneratat e para (selefët) dhe gjithçka që ka ardhur prej tyre e pranojnë pa kurrfar diskutimi, verifikimi dhe hulumtimi. Po të ishte ndryshe ata do ta konstatonin se një numër i madhë i haditheve që është transmetuar përmes „sahihëve“ nuk kanë kurrfar baze shkencore e as që pranohen nga arsyeja e shëndoshë, ndërsa disa prej tyre paraqesin horrësi dhe blasfemi të pastër në të cilat, për shembull, nënçmohet edhe vet Muhamedi s.a.v.a., teksa të gjitha ato janë në kundërshtim me Kur'anin, ahlakun dhe sjelljen e të Dërguarit të Allahut, s.a.a.

 

Për një lexues objektiv do të mjaftonte ta lexonte librin e shejhut të Egjiptit Muhamed ebu reja Drita në sunetin e Muhamedit në të cilin mjaftueshëm zbardhet vlera e gjashtë përmbledhjeve të zgjedhura të hadithit të njohura si „Kutubu site“.

 

Faleminderimi i takon Allahut i cili ka mundësuar që aktualisht gjithnjë e më shumë intelektual të rinjë po çlirohet nga prangat e lajthitjeve të vjetra dhe se me sukses por e zbërthen të vërtetën nga e pavërteta. Anda një numër i konsiderueshëm i të rinjëve sot po distancohen nga „Sahihët“, por jo pse konstatuan mangësitë e numrit të madhë, por sepse kanë zbuluar hulumtimet e argumentuara dhe logjike të provave shiite, qoftë sa i përket dispozitave të fikhut, qëndrimeve akaidore ose qëndrimeve që përkojnë me gajbin (të fshehtën) dhe gjërave të fshehura. Sa për ilustrim, nuk ka snjë mendin te shiat, ose qëndrim ahiretik, e që ajo të mos jetë transmetuar në ndonjërën nga gjashtë përmbledhjet sunite.

 

Pikërisht kjo ishte shkaku që njëri prej ekstremistëve të tyre të dashuruar dhe luftarak më tha: „Ti që je i bindur se transmetimet në librat e Buhariut dhe Muslimit nuk janë të vërteta, pse atëherë po i shfrytëzon në diskutime dhe dislogje me ne?“

 

Ju përgjigja: „Ajo që gjendet te Buhariu, as që e tëra është e saktë, as e tëra gënjeshtër!

Por për ne e vërteta dhe e pavërteta janë gjëra që duhet hulumtuar e verifikuar“. 

 

Ndaj kësaj ai tha: „Mos vallë ti e ke ndonjë mikroskop të veçantë përmes të cilit e sheh të vërtetën dhe të pavërtetën?“. 

 

Ju përgjigja: „Unë nuk kam asgjë më tepër nga ato që ke ti, por për mua është e pranushme gjithçka për të cilën janë pajtuar sunit dhe shiat. Ngase përputhshmëria fletë mbi autencititetin e atyre qëndrimeve dhe unë si të tilla i pranoj pa asnjë rezerëvë. Dhe sado që ato qëndrime të jenë të pranueshme për njërën palë, nuk e pranoj imponimin e tyre ndaj palës tjetër. 

 

Gjithashtu, nga hulumtuesi i pavarur nuk duhet pritur që detyrimisht dhe menjëherë t'i pranoj të gjitha (dhe për këtë duhet që me të të ketë ndonjë debat të zhurmshëm/ashpër), duhet t'i jipet kohë. 

Unë do ta përmendi rastin ashtu që më nuk do të ketë vend për kundërshtime dhe protesta dhe të mos e përsërisin më të njëjtën kritikë në forma të ndryshme:

Shiat thonë se në vendin e quajtur Gadir Hum, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e ka zgjedhur Hz. Aliun si mëkëmbës të tij (kjo ka ndodhur më 18 Dhul Hixhe, menjëherë pas përfundimit të Haxhit Lamtumirës) dhe me atë rast tha:

 

 „Kushdo që mua merrë për mbrojtës (mavla) të tij edhe Aliu është mbrojtësi i tij. O Allahu im, duaje secilin nga ata kush e pranon udhëheqjen (velajetin) e tij, ndërkaq bëhu armik i secilit prej tyre kush bëhet armik i tij“. 

 

E shohë se në Sahihët e tyre këtë ngjarje, përkatësisht hadith, e kanë transmetuar një pjesë e konsiderueshme e ulemasë sunite. Andaj është e pamundur për shiat që mbi këtë bazë të debatojnë me ehli sunetin.  

Nga ana tjetër, ehli sunet vel xhemat-i thonë se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e kishte caktuar Ebu Bekrin që t'iu printe njerëzve në namaz, duke thënë: „Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë nuk  epranojnë askë tjetër pos Ebu Bekrit“.

 

Ky hadith nuk ekziston në librat shiite. Ata kanë vetëm transmetime se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e dërgoi Hz. Aliun, sikur që të njëjtën kohë Aisha e dërgoi dikë për ta ftuar babain e saj dhe kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e kuptoi se çfarë po ndodhte, i tha asaj: „Ti je sikur ato gratë që tentuan ta joshnin Hz. Jusufin, a.s.  I Dërguar, s.a.v.a. menjëherë pas kësaj shkoi në drejtim të xhamisë, e largoi Ebu Bekrin dhe doli para xhematit për t'iu pri në namaz.

 

Andaj nuk është e mundur, as nuk është e drejtë që ehli sunneti i kundërshton shiat duke u thirrur vetëm në atë që ata e kanë pranuar, veçmas kur bëhet fjalë për faktet e shtrembëruar dhe kontradiktore historike. 

Është i njohur fakti se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e caktoi të ishte në ushtrinë e Usames nën komandën dhe udhëheqjen e tij, ndërkaq dihet mirëfilli se komandanti në luftë njëherësh është edhe lider i xhematit, përkatësisht prijës në namaz. 

 

Kjo ishte një dëshmi historike se në kohën kur i Dërguari i Allahut la këtë botë, Ebu Bekri nuk ishte në Medine por ishte në vnedin e quajtur Sauh duke u bërë gati të shkonte me komandantin e tij Usamen, i cili nuk kishte më shumë se 17 vjet. Andaj si mund të besojmë se i Dërguari i Allahut e emëroi Ebu Bekrin të printe në namaz?. Përveç se t'i besojmë asaj që thotë Omer ibn Hatabi lidhur me Profetin se Profeti paska folur në gjendje të pavetëdijshme, përkatësisht se nuk e dinte se çfarë po fliste. Natyrisht se kjo ështëë e pabesueshme dhe diçka të tillë shiat as që e kanë pranuar. 

 

Në shqyrtimin e këtij rasti hulumtuesi duhet t'i druhet Allahut dhe num do të duhej lejuar që arsyen t'ia nënshtroj emocioneve duke ndjjekur dëshirat personale dhe të shmanget nga rruga e Allahut. E ka për detyrë ta pranoj të vërtetën madje edhe nëse ajo gjendet te dikush tjetër. Ai duhet ta çliroj veten nga egoizmi dhe bindjeve të gabuara. Ai duhet të jetë patjetër nga ata për të cillt Allahu i Lartësuar thotë: „... të cilët e dëgjojnë Kur'anin dhe e pasojnë atë që është më e bukur në të, atyre Allahu ua ka treguar rrugën e drejtë dhe janë prej të urtëve.“

 

Andaj mnuk është e vërtetë kur hebrenjët thonë: „E vërteta është me ne“, ose edhe kur të krishterët thonë: „ E vërteta është me ne““ kur mes tyre dallojnë për nga besimi dhe rregullat e fikhut (jurisprudencë). 

Kjo është arsyeja pse është e nevojshme që studiuesit të shqyrtojnë dhe studiojnë të tri fetë, duke i krahasuar ato me njëra -tjetrën derisa e vërteta të jetë e qartë.

Po kështu, nuk është as e përshtatshme dhe as korrekte që Ehli Suneti apo shiat të thonë se e vërteta është vetëm me ta,  pasi të dy grupet janë dallojnë shumë si në ahkam ashtu edhe në besim.

E vërteta është një dhe nuk ndahet. 

 

„Ti thuaj: jepni prova se është e vërtetë ajo që thoni.“ Bekare, 111

 

Të qenit shumicë nuk ka mjaftuar  që e vërteta të në anën e tyre, sepse e vërteta është në anën e pakicës. Allahu i Lartësuar thotë: 

 

"Nëse i bindeni shumicës së atyre që jetojnë në tokë, ata do të zbrapsnin nga rruga e Allahut." An’am, 116 

"Ndërkaq shumica e njerëzve, pavarësisht dëshirës tënde, nuk do të jenë besimtarë." Jusuf, 103

 

Pikërisht, përparimi shkencor dhe teknologjikë, paraja dhe pasuria nuk ishin të mjaftueshme që e vërteta të jetë perëndimore ose lindore. Allahu xh.sh. thotë:

„Mos të ngazëllej pasuria e tyre, as fëmijët e tyre! Allahu dëshiron që me to t'i dënoj në këtë botë dhe të përfundojnë si jobesimtarë.” Tevbe, 55

  • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
  • Pyetni të diturit
  • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
  • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
  • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
  • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
  • Për Ehli-bejtin
  • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
  • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
  • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
  • A e dini kush është Hatixhja?
  • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
  • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
  • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
  • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
  • Konkluzion
  • Dijetarët për Ehli Bejtin
  • Përgjithësisht për sahabet
  • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
  • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
  • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
  • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
  • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
  • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
  • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
  • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
  • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
  • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
  • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
  • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
  • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
  • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
  • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
  • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
  • Mbi Kalifatin
  • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
  • Lidhur me hadithet fisnike
  • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
  • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
  • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
  • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
  • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
  • Konkluzioni
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top