Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij

 

Le të fillojmë me urdhërat e diktuara nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., gjatë jetës së tij, të cilave sahabët i rezistuan me revoltë dhe mosbindje.

Për shkak të kursimeve të hapësirës, ne do të merremi vetëm me  provat e dokumentuara në Sahihun e Buhariut. Ne gjithashtu më vonë do t'i kushtojmë vëmendje Sahihëve të tjerë të Ehl-Sunetit të cilët na ofrojnë shumë më shumë shembuj të tillë dhe të ngjashëm dhe që janë më të qartë në transmetimin e tyre.

 

Buhari në veprën III, f. 72, pasi përshkroi ngjarjen e lidhjes së kontratës në Hudejbije të cilën e kishte lidhur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ndërsa e kishte kontestuar Omer in Hatabi, duke shprehur dyshime në të duke i thënë hapur: 

“A je ti me të vërtetë i Dërguari i Allahut?” Pas përfundimit të kësaj ngjarje, Buhariu transmeton: “Kur ata e nënshkruan kontratën (marrëveshjen), i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i tha shokëve të tij: “Ngrituni preni kurbanët tuajdhe pastaj t’i rruani kokat tuaja”. Ai tha: Për Allahun, askush prej tyre nuk u ngrit edhe atëherë kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., këtë e përsëriti edhe për herë të tretë. Pas kësaj i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., shkoi te Ummu Selema dhe ia përcolli ngjarjen me të cilën ishte përballur.”

 

O lexues a nuk jeni i befasuar me padëgjueshmërinë e  sahabeve në raport me urdhërat e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.?

Është e nevojshme që këtu ta sjellim diskutimin që ishte bërë mes meje dhe disa dijetarëve, që pasoi nga botimi i librit tim Mandej gjeta rrugën e drejtë. Ata kishin lexuar vërejtjet e mia ndaj marrëveshjes së Hudejbijes dhe ma kthenin me komente të tipit: 

 

“Nëse askush nuk e dëgjoi të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., sa i përket kurbanit dhe rruarjes së kokës, askush pra nuk e zbatoi urdhërin e të Dërguarit, s.a.v.a., madje as Hz. Imam Ali i cili ishte në mesin e tyre”. 

Unë iu përgjigja: 

“Fillimisht Hz. Imam Aliu nuk numërohet në sahabe, ai ishte kushëriri i tij dhe burri i vajzës së tij dhe baba i dy pasardhësve të tij. Hz. Imam Aliu ishte me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., në njërën anë, ndërsa të tjerët ishin në anën tjetër. Nëse transmetuesi i hadithit te Sahihu i Buhariut thotë se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i urdhëroi sahateve të tij të prejnë kurban dhe t’i rruajnë kokat, me atë rast në asnjë mënyrë nuk e ka pasur mendjen te Ebu Hasanin (Hz. Imam Aliun) si njërin prej tyre, ngase ai ishte për të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., sikur që ishte Haruni për Hz. Musaun a.s., me atë që Hz. AImam Aliu nuk ishte i Dërguar. A nuk e keni vërejtur se salavatet për të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., nuk janë të plota deri sa nuk përkojnë edhe me Familjen e tij (Ehli Bejtin).

Pa dyshim se Hz. Imam Aliu është lider i familjes dhe i pasardhësve të Muhammedi s.a.v.a., pas tij. Ebu Bekri, Omeri, Osmani dhe sahatet e tjera nuk kanë mundur ta kenë namazin e plotë nëse krahas të Dërguarit, s.a.v.a., nuk do ta kishin përmendur edhe Familjen e tij me rastin e salavateve. 

Së dyti: I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., gjithnjë e ndante kurbanin e tij me  Hz. Imam Aliun si me vëllaun e tij, siç kishte ndodhur në Haxhin lamtumirës, kur Hz. Imam Aliu erdhi nga Jemeni, ai e pyeti: Çka ke për kurban o Ali?” Ai iu përgjigj: “Atë që e ka edhe i Dërguari i Allahut. Pra i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e ndau me të kurbanin e tij.

Këtë e transmetojnë të gjitha hadithet, ndërsa këtë ngjarje e kanë shënuar në kronikat e tyre edhe historianët . Andaj ai  kishte hise edhe në kurbanin e prerë nga i Dërguari, s.a.v.a., në Hudejbije.

Së treti: Hz. Imam Aliu ishte njëri nga ata i cili e kishte shkruar dhe shënuar pikat e marrëveshjes  në Hudejbije, të diktuar nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dhe kurrë në asnjë rast dhe për asgjë nuk ekishte kontestuar atë që gjatë jetës së tij e ka thënë i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.. Historia nuk ka shënuarasnjë rast ku Hz. Imam Aliu të ketë refuzuar ndonjë urdhër të të Dërguarit, s.a.v.a., e as që ndonjëherë ka shënuar se ai të ketë braktisur fushën e betejës dhe ta ketë lënë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., në mesin e armiqve. Porse, përkundrazi e vendoste veten si mburojë dhe sakrificë në mbrojtjen e tij. Thënë shkurt, Hz. Imam Ali in Ebu Talib ishte më i afërt me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., në çdo pikëpamje. Ndërsa edhe vet i Dërguari i Allahut e kishte zakon të thoshte: 

“Askujt nuk i lejohet të qëndroj në xhami n gjendje të papastërtisë (xhunub) përveç mua dhe Aliut”.

(Sahihu i Tirmidhiut, vëll. 5., fq. 303.; Historija halifa, Sujuti fq. 172.; Savaik al

Muhrika, Ibn Hadžar, fq. 121.)

 

 Shumica e pjesëmarrësve në diskutim ishin të bindur në atë që thashë de e pranonin se Hz. Imam Aliu asnjëherë nuk e ka kundërshtuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.

 

Në veprën e VIII, fq. 161, në veprën I, fq. 37, dhe në veprën V, fq. 138, Buhariu na sjellë transmetimin se  Abdullah in Abasi ka thënë: 

“Kur u afrua koha e kalimit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., nga kjo botë njerëzit ishin në shtëpi dhe se në mesin e tyre ishte edhe Omer in hatabi.I Dërguari i allahut, s.a.v.a., tha: “Ma sillni një letër dhe lapsin që t’ju lë një testament diçka që pas meje juve do t’ju pengoj të përçaheni, andaj nëse i përmbaheni kësaj nuk do të rrëshqitni nga rruga e drejtë.”

Omeri me atë rast tha: 

Sigurisht se i Dërguari i Allahut është i kapluar nga dhimbjet. Me ne është Libri i Allahut dhe ai na mjafton.’

Anëtarët e familjes i thonin njëri-tjetreit: ‘Shkoni më afër , i Dërguari i Allahut do t’ju thotë diçka që pas tij të mos humbni’. Në mesin e të pranishmëve kishte edhe të atillë që kishin përsëritur atë që kishte thënë Omeri. Kur kontestimet dhe zhurma në praninë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., u rritën, ai tha: ‘Dilni, ose largohuni nga unë’.

 

Ky është urdhëri i dytë i të Dërguarit, s.a.v.a., të cilën e kundërshtuan sahatet dhe refuzuan të ishin të dëgjueshëm duke e nënçmuar statusin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.

Këtu duhet vërejmë se kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. e kërkoi letrën dhe lapsin për ta diktuar shkrimin e testamentit, i cili do t’i mbronte ata përgjithmonë nga bredhja dhe devijimi, Omer in Hatabi në praninë e të Dërguarit të  Allahut, s.a.v.a. kishte thënë: 

I Dërguari i Allahut po flet përçartë”. 

Mirëpo Buhariu e ka përshtatur këtë shprehje duke thënë ‘e kanë kapluar dhimbjet’, për ta shpëtuar Omer in Hatabin

Ju po e vëreni se ai në transmetim e kishte lëshuar pa përmendur emrin e Omer Hatabit duke shënuar: “Dhe ata thanë: I Dërguari i Allahut ka halucinacione“. Dhe ky është transmetim i “përpikët” i Buhariut!?

Dashtë Allahu, ne kësaj ngjarje do t’ia kushtojmë një fragment të plotë.

Gjithësessi, shumica e dijetarëve të hadithit pajtohen se Omer in Hatabi kishte thënë: 

“Sigurisht se i Dërguari i Allahut po fletë i halucionuar dhe se shumë sahabe e ndoqën dhe përsëritën të njëjtat fjalë në prani të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.” 

 

Kjo na krijon imazhin e një ngjarje të tmerrshme të atyre që ngrisnin zërat e tyre dhe u lëshuan në polemika në praninë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. 

Sado që ky transmetim e shfaqë të minimizuar këtë moment, megjithatë neve na informon së paku pjesërisht mbi gjendjen që kishte mbretëruar në ato momente. Kjo i ngjanë asaj që kemi mësuar nga librat e historisë lidhur me jetën e Hz. Musas, a.s.  

Sado që këto libra të jenë vendimtare, ato nuk mund ta kenë efektin e filmit të cilin ne po shohim me sytë tanë.

Në vëllimin VII, fq. 99, mandej në vëllimin II, fq. 252 dhe në vllimin IV, fq. 168, në librin “Libri i moralit” Buhariu transmeton se i Dërguari i Allahut kishte bërë një dhomë të vogël duke e shtruar atë me gjethe të palmës. Doli nga shtëpia e tij për ta kryer namazin. Njerëzit e ndoqën. Natën tjetër, ata erdhën sërish, mirëpo i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk erdhi. Ata bënë shumë zhurmë duke gjuajtur me gurë derën e tij. 

 

I Dërguari , s.a.v.a., doli i hidhëruar dhe u tha: 

“Ju aq insistonit në këtë sa që unë u frikësova se ju do ta pranoni si namaz obligativ, për këtë arsye, faleni namazin në shtëpitë tuaja, ngase namazi më i mirë është kur njeriu falet në shtëpinë e tij, përveç namazeve obligative.

Për keqardhje të madhe, është sërish Omeri i cili gjatë kalifatit të tij kundërshtoi urdhërin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., duke lënë njerëzit të grumbullohen për ta kryer këtë lutje, duke mbështetur veprimin e vet me fjalët: “Kjo risi është e dobishme dhe e mrekullueshme”.

 

Shumica e sahateve e ndoqën risinë e tij. Ata i pranuan mendimet  dhe qëndrimet e tij dhe i ofruan përkrahje ndaj gjithçkaje që ai fliste dhe bënte. Hz. Imam Ali in Ebu Talibi dhe Ehli Bejti ishin kontestuar me të, pasi që këta nuk dëshironin të vepronin në frymën e lëvizjes së tij, meqë ata pasonin vetëm se veprimet e liderit të tyre, përkatësisht të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., pa iu shtuar e as hequr asgjë.

Nëse çdo risi (bidat) shpie në gabim, ndërsa gabimi në Zjarr, ça do të bëhet me gabimet e imituara me të cilat kundërshtoheshin dispozitat e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.

 

Në veprën I, fq. 84., Buhariu transmeton nga ibn Omeri i cili thotë:

 “I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e urdhëroi Usame ibn Zejdin ta udhëheq ushtrinë, mirëpo ata u përpoqën të gjenin gabim në komandimin e ushtrisë prej tij. Ai rrëfen: 

“Nëse tentoni të gjeni gabime në udhëheqjen e tij, ju gjithashtu po tentoni të gjeni gabime në komandimin e të atit, para tij. Për Allahun, ai është krijuar për udhëheqje dhe ai i takon atyre që ishin shumë të dashur për të, ndërsa tani Usame gjithashtu është në mesin e më të dashurve.”

 

Edhe kjo ngjarje, gjithashtu, është transmetuar në detaje nga historianët, mes tjerash, se si ata e kishin zemëruar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., aq sa i i mallkoi ata që kishin munguar nga ushtria e Usames për shkak të moshës së tij, meqë ai nuk i kishte as shtatëmbëdhjetë vjet të plota, ndërsa i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e kishte caktuar në pozitën e komandantit të ushtrisë në të cilën ishin Ebu Bekri, Omeri, Talha, Zubejri, Abdurrahman ibn Afv dhe të gjithë kurejshitë e njohur. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk e kishte përfshirë në këtë ushtri Hz. Imam Aliun dhe asnjë prej sahateve që ndiqnin Hz. Imam Aliun.

Buhariu gjithashtu bënë redaktimin e ngjarjeve dhe i korrigjon hadithet duke mbrojtur kështu dinjitetin e “selefit” (paraardhësve të ndershëm) në mesin e sahateve. Megjithatë këto transmetime janë krejtësisht të mjaftueshme për atë që dëshiron ta gjejë të vërtetën.

 

Në vëllimin II, fq. 203, Buhariu transmeton nga Hurejre: 

 

“I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e ndaloi të agjërohej dy ditë radhazi pa ndërprerje, andaj Musli ndaj këtij veprimi i tha: ‘Po ti, o i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., agjëron pa ndërerje’, me ç’rast ai tha: ‘Atëherë kush nga ju është si unë. Me siguri se unë jam zgjuar edhe natën, ndërsa Zoti im më furnizon edhe me ushqime edhe me uj’.

Kur sahabet refuzuan ta ndërprerjnë agjërimin pa ndërprerje, ai u=iu tha të agjërojnë gjatë ditës. Mandej ata e panë gjysmëhënën duke thënë: ‘Kur kjo hënë do të çerregullohej, unë do ta vazhdoja agjërimin me ju.’ Ky ishte një qortim për shkak të refuzimit të tyre ndaj urdhërit të tij.”

 

Edhe pse ky urdhër i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ishte për të mirën e sahabeve, mirëpo ata megjithatë ishin kokëfrotë në veprimin e tyre. Ai e përsëritit ndalesën, mirëpo ata refuzonin ende. A thua këta sahabe nuk i kanë dëgjuar fjalët e Allahut: 

“Çfardo që ju jep i Dërguari pranojeni, ndërsa çfardo që ju ndalon braktiseni dhe keni frikë Allahun, Allahu ndëshkon ashpër” (59:7)

 

Edhe megjithë kërcënimin me dënim të ashpër nga Allahu, atyre që iu kundërvihen të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., disa sahabe nuk i kushtonin kurrfarë rëndësie këtxyre kërcënimeve dhe paralajmërimeve. 

Nëse kjo ishte kështu, atëherë nuk ka kurrfar dyshimi për hipokrizinë e tyre, madje edhe atëherë kur atab në dukje bënin shumë namaz, agjërim dhe adhurime të tjera deri në atë pikë që vetvetes ia ndalonin qëndrimin me gratë e veta. 

Ata hoqën dorë nga diçka që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e bënte, sikur që u sqarua më parë.

 

Në Sahihun e Buhariut, pjesa V. Fq. 107, si dhe pjesa VIII, fq. 118,  Zuhriu transmeton, ndërsa ky nga babai i tij se ka thënë: 

“I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e dërgoi Halid inb Velidin te Judejët për t’i ftuar në Islam. Atyre nuk dukej e përshtatshme të thonin: “ne jemi nënshtruar”, por thanë: ‘ne i kemi braktisur idolët’. Halidi filloi t’i vriste dhe t’i skllavëronte dhe secilit nga ne na i dha nga një skllav duke i urdhëruar secilit njeri ta vriste robin e vet.

Unë u prëgjigja: ‘Për Zotin unë nuk do ta vras robin tim dhe këtë veprim nuk do ta bëë askush nga shokët e mi’. Shkuam te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dhe e njoftuam për këtë. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i ngriti duart e tij dhe duke e përsëritur dy herë tha: “O Allahu im, unë jam i pastër nga ajo që ka bërë Halidi”.

 

Në kronikat e tyre historianët e kanë prëshkruar ngjarjen në detaje dhe kanë rrëfyer se si Halidi me këtë akt të neveritshëm kishte shprehur padëgjueshmëri ndaj të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,. ai dhe disa prej shokëve të tijnuk e dëgjuan të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.,, sa i përket ndalesës dhe të vrasjes të secilit që pranon islamin. Sigurisht se ky ishte njëri ndër mëkatet e tij, për shkak të të cilit u derdhë gjaku i të pafajshmëve, ngase i Dërguari i  Allahut, s.a.v.a.,i kishte urdhëruar atij që t’i ftonte njerëzit në islam e jo t’i vrste.

 

Halid ibn Velidi u trimërua me pasionin e kohës së xhahilijetit dhe ra nën ndikimin e forcave satanike. Në kohën e xhahilijetit njerëzit nga fisi benu Xhunejd kishin vrarë dajën e tij, Fakiha ibn Mugiru, ndaj ai duke qenë i nxitur nga ndjjenjat e hakmarrjes shkoi te ata dhe iu tha: “Dorëzoni armët (ndërkohë që ata kishin pranuar islamin). Mandej kishte urdhëruar t’iu lidhen duar, ndërsa shumë prej tyre edhe u vranë.

Kur disa prej sahabeve të sinqertë e kuptuan qëllimin e halidit, braktisën ushtrinë e tij, dhe shkuan te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., duke ia transmetuar atë që po ngjante. 

Mandej i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., u distancua nga ky akt dhe e dërgoi Hz. Imam Aliun i cili bëri shpagimin e dëmit material dhe gjakut. 

 

Duke ditur për këtë ngjarje, atëherë për disa detaje do të ishte mirë ta citojmë librin “Halidi i tmerrshëm” nga Abbas Muhammed Akade, me ç’rast në faqen 58 shkruan: “Pas çlirimit të Mekës, brenga e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a, ishte pastrimi nga idolet i fiseve beduine rreth Mekës. Ai dërgoi ekspedita në këto fise që t’i ftojnë në islam dhe që t’i orientoj në rrugëne  duhur. Ekspedita e Halidit te fisi benu Zhuvejd, ishte njëra prej tyre, ndërkohë që numëronte 350 muhaxhir dhe ensarë si dhe të rekrutuar nga fisi Benu Sulajm. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a, i dërgoi në cilësinë e misionarëve dhe nuk iu kishte dhënë leje për të luftuar.

 Benu Junaida ishte fisi më i ashpër në kohën e Xhahilijetit dhe ishte i njohur për gjakderdhje. Midis atyre që vranë ishin: Fakih ibn Mugire dhe vëllai i tij, xhaxhai i Halid ibn Welidit, babai i Abdurrahman ibn Avfit, si dhe Malik ibn Sarid me tre vëllezërit e tij nga fisi Banu Sulejm. Kështu e kishin pësuar edhe disa njerëz të tjerë nga fise të ndryshme.

 

Kur Halid erdhi tek ata, duke e ditur që anëtarët e fisit të Ben Sulejmit ishin me të, ata përgatitën armët e tyre për luftë, duke refuzuar t'i dorëzonin.

Halidi i pyeti ata: "A jeni muslimanë?" Raportohet se disa prej tyre thanë: "Po", dhe disa thjesht thanë: "Ne kemi braktisur idhujt". Pastaj i pyeti ata: "Për çfarë ju duhen armët?" Ata u përgjigjën: “Jemi në armiqësi me disa fiseve arabe dhe kemi frikë se ju jeni në anën e tyre, kjo është arsyeja pse mbajmë armët në gjendje gatishmërie ".

Pastaj ai u tha atyre: 

"Hidhni armët, njerëzit kanë përqafuar Islamin." Njëri prej tyre me emrin Xhuhdah tha me të madhe: “Sa ke për ty o Beni Xhudejne, ky është halidi, për Allahun, nëse dorëzojmë armët do të na robrëojë, ndërsa pas kësaj do t’na i presin kokat. Për Zotin unë kurrë nuk do t’i dorëzoj armët e mia”. 

 

Ndërkohë që ai flste pjesëtarët e fisit të tij i dorëzuan armët e veta. Më pas Halid urdhëroi të merren burrat dhe t’i nënshtrohen gjyqit të shpatës. Benu Suleim dhe arabë të tjerë pranuan urdhrin e tij për t’I ekzekutuar. Ensarët dhe Muhaxhirët refuzuan të vrisnin ndokënd pa urdhrin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. Ky lajm arriti te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. , i cili, pasi dëgjoi për këtë ngjarje , ngriti duart drejt qiellit dhe përsëriti tre herë: "O Zoti im, unë distancohem nga ajo që ka bërë Halid!" Pastaj Profeti dërgoi Hz. Imam Aliun te fisi i Beni Xhunejdit për t'i kompensuar ata për gjakderdhjen dhe dëmin e shkaktuar në të mirat materiale.

Ngjarja preku reputacionin e sahabëve, si atyre që ishin pjesë e ekspeditës së tij ashtu edhe atyre jashtë saj. Abdurrahman ibn Avf ishte aq i zemëruar saqë e akuzoi Halidin për vrasje të qëllimshme ngase ishte hakmarrë për xhaxhallarët e tij.

 

Ky ishte një citim nga ajo që Ahad përcjell në librin e tij. Ahad, si edhe mendimtarët e tjerë të Ehli-Sunetit, pasi transmetoi të gjithë ngjarjen, ai u përpoq të gjente disa shpjegime fiktive për të mbrojtur reputacionin e Halidit nga ajo që ai kishte bërë, gjithësesi, pa ndonjë bazë të qëndrueshme dhe arsye të shëndoshë. Nuk ka asnjë argument të Ahadit përveç se ai e titulloi librin "Halid i tmerrshëm". Gjithçka që ai paraqiti në mbrojtjen e Halidit bazohet në supozime që janë po aq të dobëta sa një rrjetë merimange. Kushdo që e lexon atë, do të kuptojë dobësinë dhe mangësinë e mbrojtjes së tij.

 

Si mund të ketë ndonjë justifikim këtu kur ai vetë dëshmon për fjalët e tij, se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i dërgoi ata si misionarë dhe jo si luftëtarë. 

Sami gjithashtu e pranoi se pjesëtarët e Ben Xhudejnit i dorëzuan armët pasi Halidi i mashtroi ata duke thënë: "Dorëzoni armët tuaja, njerëzit e kanë pranuar Islamin".

 

Sam gjithashtu dëshmoi se Xhudejma nuk pranoi të dorëzonte armët dhe paralajmëroi fisin e tij se Halidi do t'i mashtronte: "I mjeri ti, o Beni Xhudejma, nuk ka shpëtim për ju, nëse i dorëzoni armët do të pasoj skllavëria dhe pastaj prerja e kokave . Për Zotin, unë kurrë nuk do t’i dorëzoj armët e mia ”, gjë që tregon edhe qëllimet e mira të këtij fisi.

Po sipas dëshmive tua i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i dërgoi ata si misionar të Islamit dhe nuk i urdhëroi ata të luftojnë. Çfarë justifikimi mund të gjeni për Halidin i cili nuk e dëgjoi të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.?!

Nëse fisi kishte dorëzuar armët, deklaroi përkatësinë e tyre Islamit, duke e bindur pjesëtarin e tyre, i cili ishte betuar të mos i dorëzonte armët derisa ta qetësonin, gjë të cilëne  ke pranuar edhe ti.

 

O Ahad, çfarë është ky justifikim për Halidin i cili i tradhëtoi duke shkaktuar derdhjen e gjakut të tyre kur ata ishin pasiv dhe i kishin dorëzuar armët e tyre pa ndonjë kundërshtim.

Ti tha se Halidi lëshoi një urdhër kundër tyre, u lidhi duart atyre dhe pastaj i ndëshkoi me shpatën e tij. Ky është një akt tjetër që nuk mund ta justifikoni. Mos vallë ka në islam ndonjë urdhër që lejon vrasjen e njerëzve që nuk kundërshtojnë, madje edhe nëse ata nuk e kanë pranuar islamin? Sigurisht qe jo!

Ky është argumenti që orientalistët dhe armiqtë e Islamit përdorin dhe e përhapin sot kundër islamit. 

Ju edhe një herë keni rrëfyer se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk i urdhëroi ata të luftonin kundër atyrev njerëzve. Ju thatë se muhaxhirët dhe ensarët refuzuan urdhrin e Halidit për të vrarë këdo pre tyre, meqë ishin një ekspeditë misionarësh.

Për t’i hedhur poshtë të gjitha justifiket e Ahadit mjafton që ne ta citojmë nga libri i tij fjalinë e shkruar po prej tij: "Pakënaqësia me këtë akt pushtoi të gjithë sahabët e shquar që ishin në ekspeditë".

 

 Po sipas dëshmive të Ahadit, si mund të justifikohet veprimi i Halidit nëse sahabet më të shquar se vet Halidi ishin aq të pakënaqur sa që braktisën ushtrinë e tij për t’u ankuar te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., mandej Abdurrahman ibn Avf e akuzoi Halidin për vrasjen e qëllimshme të njerëzve për t’u hakmarrë për dy xhaxhallarët e tij, ndërsa i Dërguari i Allahut ngriti duart drejt qiellit duke përsëritur tri herë: "O Zoti im, unë distancohem nga ajo që bëri Halid!"

 

Nëse i Dërguari i Allahut e dërgoi Hz. Imam Aliun për t’ia shpaguar fisint Benu Xhudejn dëmet materiale dhe gjakun e derdhur për t'i qetësuar dhe për t’i qtësuar ata, kjo tregon qartë se ky fis kishte pranuar Islamin, por që Halidi me vetëdije kishte gabuar dhe e kishte tepruar ndaj tyre. A mund ta pyesë dikush Ahadin, kush ai që po përpiqet ose po bën çdo përpjekje për ta mbrojtur Halidin, nëse ky që po po tenton ta bëjë këtë është më i ditur se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i cili ishte distancuar tre herë nga ky veprimi ose nëse ai është më i ditur se sahabët e shquar që që ishin të pranishëm me të, për ta braktisur më vonë duke mos dashur të merrnin pjesë në këtë mëkat, ose nëse ai është më i ditur  se Abdurrahman ibn Avf, i cili ishte me Halidin dhe pa dyshim që e njihte Halidin më mirë se Ahadi, ndërsa ai e akuzonte atë për vrasje të paramenduar me qëllim të hakmarrjes për dy xhaxhallarët e tij. Allahu e shkatërroftë fanatizmin e verbër dhe thirrjen Xhahile që ndryshon të vërtetën.

 

Ndoshta Buhariju e ka redukuar këtë ngjarje në katër rreshta, mirëpo edhe kjo është e mjaftueshme për ta fajësuar Halidin dhe sahabët e tjerë, që iu bindën atij, në vrasjen e muslimanëve të pafajshëm dhe të cilët Ahadi i përmend me fjalët: "Benu Sulejm dhe disa arabë të tjerë që iu bindën atij në vrasjen të pafajshmëve. ” Mirëpo, Buhariu përmend vetëm dy ose tre persona të cilët nuk iu bindën urdhrave të tij, dhe që braktisën ushtrinë e tij duke u kthyer te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., për t’u ankuar për sjelljen e Halidit. Ti, nuk mund të na bindësh o Ahad se muhaxhirët dhe ensarët - numri i të cilëve, po sipas asaj që ju keni shkruar, ishte 350 pjesëtarë siç keni deklaruar- ishin të pabindur ndaj Halidit  dhe se e kishin braktisur ushtrinë e tij.

 

Asnjë studiues nuk mund ta besojë këtë. Ky është një tentim për ta ruajtur dinjitetin dhe reputacionin e selefëve, por në të njëjtën kohë të hiqet perdja dhe që e vërteta të zbulohet.

 Sa masakra të të Halidit ka regjistruar historia? Sidomos në ditën e "Al-Batah" kur Abu Bakr e zgjodhi atë komandant të gjithë ushtrisë në të cilën ishin sahabët më të shquar. Ai e mashtroi Malik ibn Nuvejrin dhe njerëzit e tij pasi ata dorëzuan armët. Ai urdhëroi që ata të lidheshin dhe më pas iu preu kokat pa asnjë luftë dhe pastaj hyri te gruaja e  Malikut, Lejla Tamim, duke e dhunuar atë në ditën që vrau burrin e saj. Kur Umar ibn Khattab mësoi për këtë, ai e ndëshkoi atë dhe tha: “Ju vratë një musliman për të kapur gruan e tij! Zoti im, unë do të të gjuaj me gurë, o armik i Zotit! " Abu Bakr qëndroi pranë Halidit dhe i tha Omerit:  "Ndale gjuhën tënde kundër Halidit, ai bëri atë që mendoi dhe bëri gabim".

 

Ky është një rast tjetër, sa që vetëm përmendja e këtij akti është më shumë se i shëmtuar. Sa të drejta ai u mori njerëzve fatkeq dhe sa shumë i ndihmohej tiranëve duke i shpërfillur veprat e tyre kriminake, vetëm pse ishin me ndikim të fuqishëm dhe të fortë, para së gjithash pse ishin të pasur dhe të afërt me aparatin sundues.

Kur Buhari na transmeton historinë e Ben Xhudejnit, ai e ndërpret në një moment transmetimin duke vazhduar më pas: “I Dërrguari i Allahut, s.a.v.a., e dërgoi Hlidin te fisi Benu Xhedejni, Halidi i ftoi në islam, ndaj meqë krerët e fisit nuk e konsiderouan të përshtatshme të thonin: “Ne jemi nënshturar”, thanë: "Ne kemi braktisur idhujt".

 

Mos vallë Benu Xhudejne ishin persianë, turq, indus apo gjermanë, ndaj ata nuk dinin të thonin: : "Ne jemi nënshtruar ".

O Buhari! A ishin ata një fis arab në gjuhën e të cilit u shpall Kur’ani? 

Fanatizmi i verbër dhe intrigat e mëdha të bëra për të mbrojtur shenjtërinë e sahabëve bënë që Buhari të bënte pohime të tilla për ta justifikuar veprimin e Halid ibn Velidit.

 

Ahad gjithashtu transmetoi: 

“Halidi i pyeti ata, ‘A jeni ju myslimanë? " 

Pastaj Ahad thotë: “Thuhet se disa prej tyre u përgjigjën pozitivisht, dhe disa të tjerë u përgjigjën: "Ne kemi braktisur idhujt".

 

Fjala "Thuhet" tregon qartë se komuniteti ishte i gatshëm të pranonte gjithçka që njerëzit thonë në mbrojtje të Halid ibn Velidit, kjo për faktin se Halidi ngriti shpatën e sundimtarit ose drejtuesit dhe ishte një ndihmës i uzurpatorëve të kalifatit. Ai ishte ndjekës duke ushtruar ashpërsinë ndaj të gjithë atyre që do t’i shkonte mendja ose të vendosnin të rebeloheshin kundër asaj që ishte vendosur nga heronjët  e "Sakifës" në ditën kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., u shpërngul nga kjo botë. Nuk ka fuqi ose forcë përveç në Allahun e Madh dhe të Lartësuar!

  • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
  • Pyetni të diturit
  • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
  • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
  • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
  • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
  • Për Ehli-bejtin
  • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
  • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
  • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
  • A e dini kush është Hatixhja?
  • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
  • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
  • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
  • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
  • Konkluzion
  • Dijetarët për Ehli Bejtin
  • Përgjithësisht për sahabet
  • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
  • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
  • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
  • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
  • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
  • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
  • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
  • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
  • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
  • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
  • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
  • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
  • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
  • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
  • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
  • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
  • Mbi Kalifatin
  • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
  • Lidhur me hadithet fisnike
  • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
  • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
  • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
  • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
  • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
  • Konkluzioni
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top