Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Sejjid Muhammed Bakir Sadri

 

Deri te shtëpia e Sejjidit shkova bashkë me Shubberin. Rrugës ai përgjigjej me durim në pyetjet e mia mbi ulematë dhe raportin e tij me ta. Kur u futëm brenda, Sejjidi ishte i rrethuar nga studentët me turbana në kokë. Ai u ngrit dhe na dha selam, e kur më prezentuan më afroi të ulem pranë tij. Pas kësaj më pyeti mbi Tunisin, Algjerin dhe mbi ulemanë e njohur siç ishin Hidr Hysejni dhe Tahir ibn Ashuri e tjerë Përkundër formës dhe respektit që e gëzonte ndër studentë, isha i qetë dhe më dukej se e njoh që moti. Shumë gjëra kam mësuar duke dëgjuar përgjigjet dhe s hpjegimet e tij, të cilat i epte gjatë diskutimit me studentët. Më pëlqente idea e pranimit të ulema-së që janë në gjendje të përgjigjen qartë në pyetje të ndryshme dhe të zgjidhin probleme të ndryshme në mënyrë islame.

 

Tani u binda se shiitët janë muslimanë që i luten vetëm Allahut Te`ala dhe që besojnë shpalljen të cilën e solli i dërguari. Muhammed s.a.a. Në fillim dyshoja se gjithë kjo ishte vetëm aktrim, ose siç e quajnë ata takija (shtirje). Më vonë harrova dyshimin, nga se ishte e pamundur që qindra njerëz të cilët kisha takuar dhe me të cilët kisha biseduar, të jenë bashkuar për të aktruar dhe për të më mashtruar. pastaj, kush isha unë që të shtiren? Në të gjitha librat e tyre qofshin të vjetra - të botuara disa shekuj më parë, ose të reja, gjëja besimin në një z ot, Allahun, Te`ala dhe të dërguarën e Tij Muhammedin s.a.a. Tani kisha rastin të gjendem në shoqëri të sejjid Muhammed Bakir Sadrit, imamit të famshëm shiit, që çmohej lart brenda dhe jashtë Irakut, dhe me sytë e mi të shikoj sjelljen dhe mënyrën e jetë së tij.

 

Kur erdhi koha e namazit shkuam në xhaminë që ndodhej në afërsi të shtëpisë. Sejjid Sadri udhëhoqi namazët e drekën (zuhr) dhe ikindisë (asr) dhe gjatë kësaj ndjeja vetëm sikur të isha mes as'habëve të të dërguarit Muhammed s.a.a. Në fund u lexua një dovë pas cilës të gjithë bërtitën zëshëm: "Allahun me salli ala Muhammedin ve ali Muhammed (Zot bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit). Kjo ishte dovë e falënderimit dhe mad-hërimit të Allahut Te`ala dhe në fund i bëhej selam Muhammedit s.a.a. dhe familjes së tij shembullore. Pas namazit sejjid u ul në mihrab gjersa njerëzit afroheshin,, pyetnin diç dhe shkonin. Kërkonin përgjigje për probleme perSonale, si dhe aso zyrtare.

 

Çdonjëri merrte përgjigje gjegjëse, pastaj puthte dorën e Sejjidit dhe largohej. Mendoja: sa të lumtur janë këta njerëz që kanë në mesin e tyre një njeri të tillë të cilit mund t'i drejtohen dhe i cili është i aftë të zgjidhë problemet e tyre. Në çdo moment Sejjidi ishte i sjellshëm dhe i kujdesshëm ndaj mua sa kisha haruar fare familjen dhe popullin tim. Më dukej se po të rrija me te një muaj do të bëhesha shiit, nëse jo për tjetër atëherë për shkak të modestisë, mikpritjes dhe kujdesit të tij. Sa herë shikoja nga ai, më pyeste me të butë mos kërkoja gjë. Gjatë këtyre katër ditëve nuk kam qenë në shoqërinë e tij vetëm kur shkonin për të fjetur.

 

Çdo ditë shikoja vizitorë të shumtë, mes cilëve kishte shiite nga Arabia Saudite, nga teritori i Hixhazit, pastaj nga Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Libani, Siria, Irani, Avganistani, Turqia dhe Afrika. Sejjidi bisedonte me çdonjërin veç e veç duke u lehtësuar problemet që i rëndonin. Prej aty ata dilnin të lehtësuar dhe me fytyrë të gëzuar. Me këtë rast dëshiroj të përmend një rast i cili iu prezantua Sejjidit gjersa isha pranë tij. Më habiti për të mirë mënyra si e zgjidhi dhe po e përmend me qëllim që të kuptojmë sa kemi humbur duke mos jetuar sipas ligjeve të Allahut. Te`ala Katër njerëz, nga theksi i të cilëve kuptova se janë irakianë, kishin ardhur të konsultohen me Sejjidin.

 

Njeri prej tyre kishte trashëguar shtëpinë e gjyshit dhe e kishte shitur menjëherë (njeriu që e kishte blerë shtëpinë gjithashtu ishte prezent). Një vit pas shitjes, u paraqitën dy vëllezër që konsideronin se edhe ata janë trashëgimtarë të ligjshëm të njeriut të vdekur. Të katërtit ishin ulur para Sejjidit dhe paraqitnin argumentet e tyre në letër dhe dokumente tjera të cilat ky i leXoi dhe pas disa minutash bisedë me ata gjykoi: Njeriut që e kishte blerë shtëpinë i dha plot të drejtë ta mbante.

 

Pastaj i tha atij që e kishte shitur shtëpinë t'u ofrojë dy vëllezërve një sasi të hollash. Pas kësaj të gjithë ia puthën dorën dhe u përqafuan njëri me tjetrin. Unë u tranda nga ky rast, andaj pyeta Shubberin:

- A morri fund ky rast? - Po, çdonjëri mori të drejtën e vet.

- Vallë është e mundur që një rast i tillë të përfundojë për një kohë aq të shkurtër, vetëm disa minuta?! Te ne ky rast do të zgjaste së paku dhjetë vjet. Ndonjëri nga paditësit edhe do të vdisnin, ndërsa fëmijët e tyre do të vazhdonin rastin. Shpesh harxhimet legale ishin më të mëdha se vlera e vet shtëpisë. Rasti do të shkonte prej gjyqit themelor në atë më të lartë, ndërsa pastaj edhe në gjyqin suprem.

 

Në fund asnjëra palë nuk do të ishte i kënaqur, ndërsa urrejtja mes familjeve do të vazhdonte edhe më. Edhe ne këtu kemi raste të ngjashme, në mos më të keq. Nëqoftëse njerëzit paraqesin rastin në gjyqet e shtetit atëherë duhet të kalojnë të gjitha ,vështërsitë që i përmendët. Mirëpo, nëqoftëse e lënë në besim të autoriteteve fetare dhe pranojnë ligjet e islamit, atëherë rastet e tyre do të zgjidheshin brenda disa minutave, siç patët rast të shikoni. Dhe çka është më mirë se ligjii e Allahut Te`ala për ata që kuptojnë? Këtu prej tyre nuk u kërkua asnjë dinar, ndërsa po të kishin shkuar në gjyq shtetëror do të paguanin çmim të lartë. 

 

- Subhanallah! Po të mos kisha qenë vetë prezent, askush nuk do të mund të më bindte se është e mundur diç e tillë. Shubberi qeshi dhe tha: - Vëlla, po ju them se kjo që shikuat është vetëm një rast i thjeshtë në krahasim me ata kur derdhet gjaku. Mirëpo edhe këto raste autoritetet fetare i shqyrtojnë dhe zgjidhin brenda disa orëve.

- A do të thot kjo se ju në Irak keni dy pushtete, atë fetar dhe shtetëror?

- Jo, në Irak funksionon vetëm puShteti shtetëror, mirëpo muslimanët e mez'hebit shiit, të cilët pranojnë autoritetin e fesë, nuk kan asgjë me pushtetin shtetëror, nga se ai nuk është islam.

 

Ata jetojnë në bazë të ligjeve shtetërore, sepse jetojnë në shtet, janë qytetar të tij, paguajnë taksat e tij etj... Në rast se muslimani ka kontest me një jomusliman, ai është i detyruar t'i drejtohet gjyqit të shtetit, nga se pala tjetër nuk e pranon autoritetin fetar. Nëse kontesti është mes dy muslimanëve, atëherë rasti kryhet shpejt dhe pa komplikacione, sepse të dy palët e pranojnë vendimin. Kështu, gjithë rastet që arrinjë para autoriteteve fetare„ zakonisht zgjidhen brenda ditës, gjersa të tjerët sillen nëpër gjyqet e shtetit me muaj dhe vite. Ky rast më bëri të kënaqem me ligjet e Allahut, i lavdëruar qoftë, si dhe të kuptoj fjalët e Allahut: "...

 

Dhe ata që nuk gjykojnë sipas sh palljeve t ë Allahut,janë pabesimtarë të vërtetë". (Kur'an 5:44);"... Dhe ata që nuk gjykuan sipas shpalljeve të Allahut, Te`ala ata janë të padrejtit, (Kur'an 5:45); "... Dhe gjithë ata që nuk kanë gjykuar sipas shpalljeve të Allahut, janë mëkatarë të vërtetë. " (Kur'an 5:47).

 

Kjo ngjarje gjithashtu më nxiti zemërim dhe pikëllim për ata që ndryshuan rregullat e Allahut Te`ala dhe futën ligje që janë të krijuara nga njerëzit. Ata me ironizim dhe paturpësi kritikojnë ligjet hyjnore, duke i quajtur të ashpëra dhe johumane, për ate se përcaktojnë: t'i prehet dora hajnit, të goditen me gurë kurorëshkelësit, të vrahet vrasësi.. Nga kanë ardhur gjithë këto teori të reja të cilat janë të papranueshme për Muslimanët, dhe kulturën islame? Nuk ka dyshim se arrinë nga Perëndimi dhe nga kundërshtarët e islamit. Ata e dinë se respektimi i ligjeve të Allahut Te`ala nëkupton shkatërrimin e tyre, nga se ata janë hajna, kurorëshkelës, tiranë, shantazhistë, kriminelë dhe vrasës.

 

Gjatë këtyre disa ditëve shpesh kam biseduar me Sejjidin duke pyetur për gjithë ata që kisha dëgjuar mbi besimet e tyre, mbi atë çka mendojnë për as'habët e të dërguarit Muhammed s.a.a. mbi hazreti Aliun a.s. dhe bijtë e tij... Kur e pyeta Sejjid Sadrin mbi iman Aliun a.s. dhe përse deklarojnë në ezan (thirrje për namaz) se ai është "velijul Allah" (afër Allahut), ai u përgjegj në këtë mënyrë. - Amirul mu'minin (Prijtari i besimtarëve), Aliun, a.s. Allahu Te`ala e bekoftë, ka qenë një prej shërbëtorëve të Allahut Te`ala të zgjedhur nga Ai dhe i obliguar të kujdeset për porosinë e tij pas Pejgamberit të fundit, Muhammedit s.a.a.

 

Këto shërbëtorë kanë qenë të autorizuar nga Pejgamberi. Çdo Pejgamber ka pasur për-faqësuesin e vet (njeri i cili kujdeset për çdo gjë në mungesë të personit kryesor), ndërsa Ali ibu Abu Talibi a.s. ka qenë për-faqësues i të dërguarit Muhammed. Ne e dallojmë nga as'habët (shokët) tjerë, nga se Allahu Te`ala dhe i dërguari Muhammed s.a.a. e kan bërë këtë. Për këtë ekzistojnë shumë argumente, disa të fituara me të menduarit logjik, kurse argumentet tjera janë nga Kur'ani dhe sunneti.

 

Në të nuk mund të ketë dyshim, nga se janë hulumtuar dhe argumentuar nga dijetarët tanë, të cilët kanë shkruar shumë libra për këtë tematikë. Këtë gjithashtu e vërtetojnë edhe disa alimë nga mez'hebi sunit. Regjimi i umajjadit ka tentuar me çdo kusht të fshehë këtë të vërtetë, duke luftuar kundër imam Aliut a.s. dhe bijve, të cilët në fund i mbytën. Ata madje urdhëronin njrëzit, shpesh duke i de-tyruar me dhunë, që të nxitin në mënyrë publike mallkimin e Allahut Te`ala ndaj Aliut. a.s.

 

Për këto arsye shiitët (arabisht nitharët") e tij, Allahu i bekoftë, filluan të dëshmojnë, gjithashtu në mënyrë publike, se Aliu a.s është njeri i afërt me Allahun Te`ala (Alijen velijullah). Asnjë musliman nuk nxit mallkimin e Alalhut mbi atë që është i afërt me Allahun, Te`ala përkundër presionit të pushtetit tiran, kështu që ngadhnjimi është i Allahut Te`ala Pejgamberit s.a.a. të Tij dhe gjithë besimtarëve. Në këtë mënyrë gjeneratat e ardhëshme kan mundur të kuptojnë arsyen e drejt për të cilën Aliu a.s luftoi dhe padrejtësinë që e pësoi. Dëshmia se Aliu a.s. është i afërm i Allahut Te`ala ulemaja jonë e konsideron mustehab (rekomandim) dhe jo vaxhib (obligim).

 

Në fe ekszitojnë shumë gjëra që janë mustehab për të cilat besimtari do të shpërblehet nëse i plotëson, por nuk do të dënohet nëse nuk i kryen. Për shembull, për muslimanin rekomandohet që pas shehadetit (deshmi se nuk ka zot pos Allahut) Te` ala dhe se Muhammedi s.a.a. është Pejgamber i Tij) të vazhdojë: dëshmoj se Xhenneti është i vërtetë dhe Xhehenemi i vërtetë dhe se Allahu do t'i nxjerrë njerëzit nga kaburët - më sqaroi Sejjidi. Ulemaja jonë na mësojnë se përparësi në trashëgimin e Pejgamberit s.a.a. ka pasur Abu Bekr Sidiku, pastaj Omer Faruku, pastaj Osmani, vetëm pa tyre Aliu, a.s. Allahu Te`ala i bekoftë të gjithë. Sejjidi për pak hshti për të vazhduar:

- Ata mund të flasin ç'të dëshirojnë, mirëpo nuk mund të argumentojnë gjë. Përveç kësaj, ajo që ju kan mësuar është. në kundërshtim me atë çka shkruan në librat tuaja, në të cilat thuhet: "Më i miri nga muslimanët ka qenë Abu Bekri, pastaj Osmani", pa përmendur fare Aliun a.s të cilin e konsideronin njeri të zakon-shëm. Vetëm më vonë, historianët fillojnë ta përmendin emrin e tij kur përmendnin katër halifët e drejtë. Pas kësaj e pyeta për copën e dheut në të cilën mbështetin kohën gjatë të falurit, të cilën e quajnë "turbah hysejnijja".

- Kur jemi në sexhde na mbështetim ballin në tokë, jo për tokën, siç konsiderojnë disa, porse për Allahun, e Lartësuar, e të Madhërishëm, nga se sexhde i bëhet vetëm Atij dhe për Te. Dihet fare mirë dhe këtë e pranojnë edhe vëllezërit sunitë, se sexhde është më së miri të bëhet në tokë ose në lëndë joushqimore që rrjedhin nga toka. Sexhdeja e bërë në diç tjetër nuk është e drejtë. I dërguari Muhammed s.a.a. zakonsiht është ulur në tokë, por ka pasur gjithashtu një pjesë të tokës në të cilën e ka mbështetur ballin kur falej. Ai u fliste as'habëve, Allahu i bëkoftë, të bëjnë sexhde në tokë ose në pllaka gurësh, ndërsa u ndalonte të mbështetin ballin në mëngë të këmishave ose pjesë tjera të rrobave.

 

Ne konsiderojmë se ky sunnet duhet respektuar në tërësi. Imam Zejnul Abidin ibn Hysejni, a.s. Allahu Te`ala i bekoftë të dytë, falej në një copë dheu (turba) të maruna nga kaburi i babait, nga se është e bekuar toka në të cilën është derdhur gjaku i shehidit më të madh. Andaj, si ithtarë të tyre, na vazhdojmë këtë traditë. Na nuk konsiderojmë se sexhdeja që nuk bëhet në turba nuk është e drejtë. Në esencë, çdo sexhde në çfarëdo cope të dheut ose shkëmbi ose në shkorsën nga gjethet e palmës ose nga ndonjë material tjetër natyror është e drejtë. Lidhur me Huseinin, bekimi i Allahaut qoftë mbi te, e pyeta:

- Përse shiitët vajtojnë dhe goditin veten, shpesh madje edhe lëndohen, kur në islam kjo është e ndaluar, Pejgamberi s.a.a. ka thënë: Ai që godit veten dhe gris fustanat ndjek thirrjen e xhahilijve dhe nuk është me neve.

- Këto fjalë janë të sakta dhe aty nuk ka dyshim, mirëpo nuk kanë të bëjnë me xhenazen tradicionale të imam Hyseinit. a.s. Thirrja për hakmarrje të Hyseinit a.s. dhe ndjekja e rrugës tij nuk është thirrje e xhahilijve. Megjithatë, shiitët janë qenie njerëzore në mesin e cilëve gjeni njerëz të ditur dhe aso të paarsimuar të cilët i mundin emocionet.

 

Kur shihni se emocionet mbizotërojnë, vetëm kujtoni ç'i ndodhi Hyseinit, a.s. familjes së tij dhe miqëve: nëpër ç'tortura kanë kaluar, në ç'mënyrë janë mbytur, si janë poshtëruar në burgje. Pasi që ishin njerëz të ndershëm, besimtarë dhe të devotshëm, intenca jonë është të çfaqim pikëllim dhe protestë, ndërsa Allahu, Te`ala i lëvduar qoftë, shpërblehen njerëzit sipas qëllimit të mirë. Javën e kaluar kam lexuar raportin e qeverisë egjiptase mbi vetëvrasjet pas vdekjes së Xhemal Abdul Naserit.

 

Në të ishin përmendur këta shembuj në të cilët njerëzit kanë bërë vetëvrasje duke kërcyer nga ndërtesa ose duke u hedhur nën tren. Përveç tyre kishte mjaft të lënduar. Këto ishin shembuj të rasteve kur emocioni mposhtin njetëzit të cilët janë konsdieruar të arsyeshëm dhe të vetëdishëm. Gjithë viktimat kanë qenë muslimanë të cilët kishin ngritur dorë ndaj vetit për shkak të vdekjes së Xhemal Abdul Naserit që kishte vdekur në mënyrë të natyrshme.

 

Nuk do të ishte në rregull që për këtë t'i akuzojmë të gjithë sunitët dhe të themi se të gjithë janë mëkatarë. Prandaj nuk. është në rregull që sun itët akuzojnë shiitët se qajnë për shehidin më të madh. Këta njerëz edhe sot përjetojnë tragjedinë e Hyseinit a.s dhe nuk lejojnë të harrohet. Madje edhe Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka derdhur lotë për vdekjen e Hyseinit a.s. si dhe meleku Xhibril. a.s.

- Përse shiitët stolisin kaburet e "velive" të tyre me argjend dhe ari, përkundër faktit se kjo është e ndaluar në islam?

- Kjo praktikë nuk është e ndaluar dhe këtë nuk e bëjnë vetëm shiitët. Shikoni xhamiat e vëllezërve sunitë në Egjipt, Irak, Turqi ose kudo në botën islame dhe do të shihni edhe vetë se ata janë stolisur me argjendë dhe ari, madje edhe xhamia e të dërguarit në Medinë. Ka'ba për çdo vjet mbulohet me pëlhurë të stolisur me ar të pastër e cila vlen miliona. Siç po shihni, kjo nuk është karakter-istike vetëm të shiitët.

 

- Ulema saudite flasin se të prekurit e kaburit dhe kërkimi i bekimit nga "velitë" paraqet shirk. Çka mendoni ju për këtë? - Nëqoftëse besohet se prekja e kaburit dhe ndihma nga të vdekurit paraqet dëm ose dobi, atëherë kjo është shirk. Nuk ka dyshim se Muslimanët janë monoteistë dhe besojnë se vetëm Allahu Te`ala mund të shkaktojë dëm ose dobi. Kërkimi i ndihmës nga velitë dhe imamët, (Allahu i bekoftë të gjithë), me bindje se ata do të mund të bëhen ndërmjetësues të Allahut Te`ala nuk paraqet shirk.

 

Gjithë muslimanët, sunitë dhe shiitë, pajtohen lidhur me këtë çështje që nga koha e Pejgamberit të Allahut s.a.a. gjer sot. Vetëm mësimi i vahabive, i cili është lajmëruar së voni, i kundërvihet tërë mez'hebeve islame. Me këtë ata shkaktuan një huti të madhe ndër Muslimanë. Vehabitë për këtë derdhin gjak dhe janë në gjendje të grushtojnë haxhilerët e moshuar në rrugë për në Mekkë vetëm pse shqiptojnë "Selamun alejkum, jaa Resulullah (Selam të qoftë, i dërguar i Zotit).

 

Ata gjithashtu nuk lejojnë njeri të prek kaburin e Pejgamberit. Kan zhvilluar shumë diskutime për këtë me ulemanë tonë, mirëpo megjithatë kan mbetur akoma jotolerantë dhe arogantë. Kur sejjidi Sharafi el-Din, alimi i njohur shiit, kishte qenë në haxh në kohën e mbretit Abdyl Aziz ibn . Saudit, e kishin ftuar në pallatin mbretëror për kurban-bajram sipas zakoneve të asaj kohe. Kur i vie radha të përshëndesë- mbretin, sejjidi Sharafl el-Din ia dhuroi Kur'anin me kopertina të lekurës. Mbreti Kur'anin, e vendos në ballë pastaj e kishte puthur. Sejjidi e kishte pyetur: - O mbret, përse i puthni dhe i nderoni këto kopertina të bëra nga lëkura e një dhie?

- Unë shpreha respektin ndaj Kur'anin dhe jo lëkurës së dhisë.- u përgjegj mbreti.

 

- Sa mirë folët o mbret. Na mendojmë po kështu kur puthim dritaren ose derën e shtëpisë së Pejgamberit. s.a.a. E kemi të qartë se janë të punuara prej drurit dhe metalit dhe se nuk mund të sjellin dëm ose dobi. Ne vetëm dëshirojmë të shprehim respekt dhe dashuri për të dërguarin Muhammed s.a.a. në të njëjtën mënyrë siç bëre ti me Kur'anin, kur puthe kopertinat e lëkurës. Gjithë të pranishmit u mahnitën nga fjalët e Sejjidit dhe pranuan se kishte plot të drejtë.

 

Mbreti ishte i detyruar të lejojë prekjen e gjerave personale të Pejgamberit. s.a.a. Këtë sërish e ndaloi mbreti që erdhi pas Abdyl Azizit. Si duket ata nuk frikohen se njerëzit do të fillojnë të adhurojnë sendet, mirëpo këtu ka dorë politika. Historia na ka treguar ç'ka bërë politika më Bashkësinë Muslimane.

 

 

  • Mbi librin
  • Dedikimi
  • Hyrje
  • Një vështrim i shkurtër prapa
  • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
  • Në Egjipt
  • Takimi në anij
  • Vizita parë në Irak
  • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
  • Dyshimi dhe të provuarit
  • Vizita e Naxhafit
  • Takimi me ulema
  • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
  • Dyshimi dhe konfuzioni
  • Udhëtimi në Hixhaz
  • Fillimi i hulumtimit
  • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
  • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
  • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
  • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
  • As” habët në ajetet kur'anore
  • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
  • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
  • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
  • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
  • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
  • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
  • Biseda me Alimin
  • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
  • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
  • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
  • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
  • Hadithi mbi anijen
  • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
  • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
  • Thirrje miqve
  • Udhëheqja me të vërtetën
  • Burimet
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top