Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të hazreti Aliut a.s.

 

Ekzistojnë shumë hadithe të Pejgamberit s.a.a. me ndihmën e të cilëve u binda se hazreti Aliu a.s. ka qenë ai të cilin është dashur ta pasojmë, të cilat i kam lexuar në librat sunite të haditheve sahih (të drejtë dhe të saktë). Në vazhdim do t'i përmend disa rreth të cilëve pajtohen të dy palët:

 

a) Hadithi Pejgamberit: ”Unë jam qytet i diturisë, kurse Aliu hyrje në të”.

(Musadrak Hashim pjesa II,f. 1275 Tarikh ibn Kethir, pjesa 7.f. 358)

 

Vetëm ky hadith do të mjaftonte të kuptojmë kush është ai që duhet ndjekur pas Pejgamberit të Zotit, s.a.a. për arsye fare të thjeshtë se ata që kanë dituri meritojnë të dëgjohen. Allahu, Xhelle Shanhu, thot:

“Thuaj a janë të njejtë ata që dinë dhe ata që nuk dinë” (Kur'an 39:9).

Allahu gjithashtu thot:

”... Pra, a është më meritor të ndiqet ai cili të udhëzon në rrugë të drejtë ose ai që edhe vetë nuk gjendet në rrugë të drejtë, përveç nëse dikush tjetër e udhëzon në rrugë të drejtë” Ç”kini, si do gjykoni? (Kur'an 10:35). 

 

Historia shënon shumë fakte që flasin se hazreti Aliu a.s. ka qenë më i dituri ndër as'habë, cilët gjithnjë kanë shkuar te ai për të kërkuar këshilla për çdo çështje me rëndësi. Nuk dihet për asnjë rast që ai t'i ketë refuzuar ose të mos ketë mundur t'u përgjigjet. Abu Bekri ka thënë: “I lutem Allahut të mos më lerë në ndonjë hall nga i cili Abul Hasani (Ali ibn Abu Talibi) nuk do të ishte në gjendje të më shpëtonte”. Dhe Omeri, gjithashtu: “Po të mos ishte Aliu, Omeri do të ishte i tretur nga faqja e dheut”.

(Al Isti'ab, pjesa II,f. 39, Manakib el-Khavarizmi f. 48: El-Rijadh el-Nadirah, pjesa II,f. 194)

 

Ibn Abazi thot:

“Dituria ime dhe dituria e krejt as'habëve të Pejgamberit është vetëm pikë në shtatë detra në krahasim me diturinë e Aliut”.

 

Hazreti Aliu a.s. për vete thot:

'Më bëni pyejte para se të më humbni. Për Allahun, nëse më pyetni për gjithçka që do të bëhet prej ditës së sotme deri Ditën e Gjykimit, do t'ju tregoja për atë. Pyetni mbi Librine Allahut (Kur'anin), nga se nuk ka Ajet për të cilin nuk di a është shpallur ditën ose natën, ose a është shpallur në rrafsh ose në ndonjë vend malor.

(El-Muhib el-Tabari dhe Rijadh Nadirah, pjesa II, f. 198:Tarikh el-Khulafa, nga Sujuti,f. 124)

 

Me një rast Abu Bekrin e kishin pyetur për kuptimin e fjalës “Abb” (fidanishtë kullosa, gjelbërim), nga ajeti kur'anor:

”...edhe fryte edhe kullosa për kënaqësinë tuaj dhe bagëtisë tuaj”. (Kur'an 30:31,32), për çka ai përgjigjet: “Cili qiell do të qëndronte . mbi mua dhe cila tokë do të më mbante nëse them se nuk di diç nga Libri i Allahut (Kur'ani)”.

 

Ndërsa ja ç'thot Omeri për vete:

“Gjithë njerëzit dinë më shumë se unë, madje edhe femrat”. Kur e pyetën mbi kuptimin e një ajeti Kur'anor, e sulmoi ashpër njeriun që i kishte bërë pyetjen para se të rrahte deri në gjak dhe pastaj i tha: "Mos pyet për gjërat të cilat mund të kenë pasoja të këqija për" .

(Sunan el-Darimi, pjesa I,f. 54, Tefsir ibn Kethir, pjesa IV,f. 232, El-Durr el-Menthur, pjesa VI.f. 111)

 

Gjithashtu e kishin pyetur për shprehjen 'El-Kalalah”, mirëpo nuk e kishte ditur kuptimin e saj. Në tefsirin e tij Tabariu shkruan se Omeri kishte deklarur: “Sikur të dija kuptimin e el-Kalahahut do të isha më i lumtur se të posedoja ndonjë pallat si ato në Siri. ” Në një nga librat e tij, ibn Maxhai transmeton fjalët e Omerit, “Ekzistojnë tri gjëra, cilat, po të m”'i kishte shpjeguar Pejgamberi i Allahut, do të kishin vlerë më shumë se çdo gjë në botë, e këto janë: el-kalalah, kamata (fajdexhillëku) dhe halifati”. Ruana Zot nga mendimi se Pejgamberi s.a.a. nuk i ka sqaruar këto gjëra.

 

b) Hadithi i Pejgamberit: 'O Alil Ti je për mua siç ka qenë Haruni për Pejgamberin Musa, vetëm se pas mua nuk do të ketë më të dërguar”.

 

Ky hadith, siç mund të vërejë çdo individ i arsyeshëm, tregon një karakteristikë të veçantë të Amirul Muminit, të cilit i jep të drejt të jetë ndihmës, mbrojtës dhe trashëgimtar i Pejgamberit të Allahut,s.a.a. siç ka qenë Haruni a.s. ndihmës, mbrojtës dhe trashëgimtar i të dërguarit Musa, a.s. kur ky i ishte përgjegjur thirrjes së Allahut. Te“ala Pozita e Ali ibn Abu Talibit a.s në raport me të dërguarin Muhammed s.a.a, është krejtësisht i njejtë me pozitën e Harunit a.s. në raport me të dërguarin Musa, a.s. përveç pejgamberërllëkut, çka edhe është përjashtuar në hadithin e për- mendur. Këtu gjejmë dëshminë se Imam Aliu, a.s. në realitet, ka qenë njeriu më i mirë nga krejt as'habët e Pejgamberit. s.a.a.

 

c) Hadithi i Pejgamberit:

“Aliu është pris i gjithë atyre që më konsiderojnë mua si pris. O Zoti Duaje atë që e do atë dhe urreje atë që atë e urren: ndihmo atë që i ndihmon atij dhe braktise atë që e braktisë atë: dhe bëre rrugë të drejtë çdo rrugë në të cilën niset”.

 

Vetëm ky hadith është mjaft të mohojë çdo pohim mbi përparësin e Abu Bekrit, Omerit dhe Osmanit në raport me hazreti Aliun, a.s. i cili nga vetë Pejgamberi i Zotit s.a.a. është shpallur pris i krejt besimtarëve, pas tij. Nuk mund të marrin në shqyrtim komentimin e disave që në vend 'pris” Pejgamberi s.a.a. ka men- duar “mik dhe ndihmës”. Qëllimi i këtij shtrembërimi është të mbrohen as'habët e shquar. Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka qëndruar në shkretirë në vapën më të madhe duke folur: - A dëshmoni se kam pushtet dhe të drejta më shumë se krejt besimtarët) - Dëshmojmë, o Pejgamber i Zotiti brohoritën të pranishëmit. - Atëherë dini së Aliu a.s. është pris i krejt atyre për të cilët unë jam pris... Ky është argument i qartë që Pejgamberi s.a.a. e cakton Aliun a.s. për pris të Bashkësisë së Muslimanëve pas tij.

 

Çdo person i ndershëm dhe arsyeshëm duhet të komentojë këtë hadith në këtë mënyrë nëse dëshiron të ruaj respektin e Pejgamberit. s.a.a. Ata që e komentojnë ndryshe, në realitet, njollosin famën dhe mençurinë e Pejgamberit të Zotit, s.a.a. i cili kishte ndalur karvanin prej disa mija muslimanësh, në mes të shkretëtirës dhe në vapën më të madhe, vetëm që t'ua bëjë me dije se Aliu a.s. është mik dhe ndihmës i tij. Si e shpjegojnë ata që dëshirojnë me çdo kusht të “ ruajnë famën e sovranëve të vet, urimet që kishte organizuar vetë Pejgamberi, s.a.a. me ç'rast Aliun a.s. e përgëzojnë të gjithë, duke filluar nga gratë e Pejgamberit s.a.a. deri te Abu Bekri dhe Omeri, “Urime Ali, u bëre pris i krejt besimtarëve ???

 

Tani më është e qartë se ata që këtë hadith e kanë komentuar ndryshe, dëshirojnë që e vërteta të mjegullohet. Të mjerët ata për atë që kanë shkruar, mjerë ata që edhe sot shkruajnë njësoj. Allahu i Lartësuari thot: ”...ndërsa disa nga ata qëllimisht fshehin të vërtetën”. (Kur'an 2:146).

 

d) Hadithi i Pejgamberit: s.a.a. 'Aliu është pjesa ime e unë pjesa e tij. Askush nuk mund ta kryejë atë me çka jam obliguar pos mua dhe Aliut”

(Sunan ibn M axha, pjesa L,f. 44, Khasejs el-Nisa”i, f. 20: Sahih Tirmidhi, pjesa VI,f. 300: Xhamial Usul nga ibn Kethiri, pjesa IX,f. 471: Xhami Saghir nga Sujutiu, pjesa II,f. 56: Rijadh Nadhira, pjesa II,f. 229 )

 

Ky hadith dëshmon se hazreti Alia a.s. ka qenë person i vetëm të cilit Pejgamberi s.a.a. i ka besuar të kryejë punë me rëndësi. Pejgamberi s.a.a. këtë e kishte deklaruar ditën e Haxhit të Madh, kur në vend të Abu Bekrit kishte dërguar Aliun a.s. me Suren El-Bara'a. Abu Bekri ishte kthyer me lot në sy dhe kishte dek- laruar: 'O Pejgamber i Allahuti Më beso edhe mua diçka”. Pejgamberi s.a.a. i përgjigjet: “Zoti im më ka shpallur se asnjëri nuk mund ta kryej atë me çka jam ngarkuar përveç mua dhe Aliut. ” a.s. Ekziston edhe një hadith i cili mbështet këtë që përmendëm. Me një rasi Pejgamberi s.a.a. thot:

'O Alil Ti do t'u tregosh rrugën e drejtë, kur, pas meje, të paraqiten përçarje dhe grindje mes tyre”.

(Tarikh Dimashk nga Ibn Asakiri, pjesa II,£. 488: Kunuz el-Hakaik nga Muaviu, f. 203, Kanz el-Ummel, pjesa Vi,f. 33)

 

Nëqoftëse askush nuk ka mundur të kryej atë për çka Pejgam- beri s.a.a. është porositur, përveç Aliut a.s. dhe nëse ai ka qenë njeriu që duhet t'u tregojë rrugën e drejtë në ditët e përçarjeve pas Pejgamberit. s.a.a. atëherë si kanë mundur personat, cilët nuk kanë ditur kuptimin e 'el-Abb” dhe 'el-Kalalah”, të kenë përparësi ndaj tij.

Kjo është njëra nga tragjeditë që goditën Bashkësinë Musli- mane, duke penguar të luajnë rolin të cilin Allahu Te'ala u ka caktuar. Nuk mund të akuzojmë Allahun, Te'ala as Pejgamberin e Zotit, s.a.a. as Prisin e besimtarëve, Ali ibn Abu Talibin, a.s. por duhet akuzuar ata cilët kundërshtuan dhe ndryshuan. Allahu, subhanehu ve Te”ala, thot: “E kur u thuhet: Afrohuni asaj që shpall Allahu dhe Pejgamberiti ata përgjigjen: Na mjafton ajo që kemi mbajtur mend nga paraardhësit tanë. - Vallë edhe nëse të parët e tyre nuk kanë ditur gjë dhe në rrugë të gabuar kanë qenë” (Kur'an 5:104)

 

e) Hadithi i Pejgamberit s.a.a. që e tha në shtëpinë e tij ditën që e ftoi farefisin të pranojë Islamin. Pejgamberi i Allahut s.a.a. foli duke treguar hazreti Aliun a.s.:

”Ky është vëllai im, zëvendësi im dhe trashëgimtari im (halifa) pas mua, andaj dëgjojeni dhe bindjuni."

(Tarikh Tabari, pjesa II,f. 319, Tarikh ibn el-Asir, pjesa II,f. 62, El-Sirah el-Halabija, E pjesa L,f. 311, Shavahid Tenzil nga Hasakani, pjesa 1,371, Kanz el-Ummal, pjesa XV, f. 15: Tarikh ibn Asakir, pjesa Lf. 85: Tefsir el-Khazin nga Hasanejn Hajkala, botimi parë (pjesa me titull “Dhe thirr më të dashurit, familjen tënde”))

 

Ky është edhe një hadith i saktë, i transmetuar nga shumë historianë, që dolën nga fillimi i misionit të Pej gamberit s.a.a. dhe cili është konsideruar si një nga muxhizët (mrekulli) e tij. Përkundër kësaj, lojrat politike kanë tentuar të shtrembërojnë faktet. Jemi dëshmitarë se dhuna dhe padrejtësia, që ishin ushtruar më herët, po përsëriten edhe në kohën tonë. Për

shembull, Muhammed Husejn Hajkali transmeton këtë hadith në tërësi në librin e tij “Jeta e Muhammedit (f. 104, botimi parë më 1334 p. H. )

 

Prej botimit dytë e pastaj, pjesa e hadithit ku Pejgamberi thot: ',..ai është zëvendësi im dhe trashëgimtari im (halifa) pas meje”, nuk është transmetuar. Gjithashtu në tefsirin e Tabariut, pjesa IX, f. 121, kur Pejgamberi s.a.a. thot: “Zëvendësimi dhe trashëgimi im (halifa) “është ndryshuar në: “Ky është vëllau im etj... . '

 

Mirëpo u kishte shpëtuar pa vënë re se Tabari këtë hadith e ruan në trajtë të plotë në analet historike, pjesa dytë, faqe 319. Të shikojmë si tentohet të fshihen dhe të ndryshohen fjalët... Ata dëshirojnë të shuajnë dritën e Allahut Te'ala me gojë të tyre, mirëpo Allahu Teala e ruan Dritën e vet. Gjatë hulumtimit kam dashur të bindem personalisht në të vërtetën. Gjeta botimin e parë të librit “Jeta e Muhammedit” dhe shikova me sytë e mi se një pjesë e hadithit është lënë anash. Atëherë vërtetë u binda se edhe sot ekzistojnë njerëz të këqinj të cilët veprojnë në asgjësimin e argumenteve dhe fshehjen e fakteve. Kur një studjues i ndershëm zbulon këto tentime të poshtra që të mjegullohet e vërteta, pa dyshim do të largohet nga njerëzit që e bëjnë këtë, i sigurt se nuk posedojnë argumente pos gënjeshtrave dhe fakteve të shtrembëruara.

 

Ata zënë shkrimtarë, të cilëve u propozojnë shuma të mëdha të hollash, u japin tituj dhe diploma të rrejshme të fakultetit, me qëllim që për ta të shkruajnë libra dhe artikuj në të cilët sulmohen shiitët, duke i akuzuar për kafirllëk, njëkohësisht duke mbrojtur famën e as'habëve, madje edhe të atyre që kanë qenë të padrejtë dhe janë kthyer në ateizëm, pas vdekjes së Pejgamberit të Zotit, s.a.a. Allahu Teala thot: “Kështu, thuaja me të njejtat fjalë, kanë folur edhe ata para tyre, zemrat i kanë të ngjashmel Ndërsa na argumentet ua shpjegojmë njerëzve që besojnë fort”. (Kur'an 2:118).

 

Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam Mbi dy vlerat e lënura Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka thënë:

 

“O popull, mes jush do të lë dy gjëra të vlefshme, me ndihmën e cilave nëse u përmbaheni, nuk do të humbni rrugën kurrë. Ato janë Libri i Allahut (Kur'ani) dhe Ehlulbejti im (familja)."

 

Ai gjithashtu ka thënë:

“Meleku i Allahut do të vijë së shpejti të më ftojë dhe unë do të shkoj me te. Do të lë në mesin tuaj dy gjëra të vlefshme: e para ësthë Libri i Allahut, Teala në të cilën është shkruar udhëzimi dhe drita, ndërsa e dyta është familja ime (Ehlulbejti). Ju paralajmëroj lidhur me familjen, për Allahun, Teala ju paralajmëroj për familjen time”

(Sahih Muslim, pjesa mbi virtytet e hazreti Aliut, pjesa V, f. 1225 Sahih Tirmidhi, pjesa V, f. 328: Mustadrak el-Hakim, pjesa II. 148: Musnad Ahmed ibn Hanbal, pjesa III,f. 17)

 

Nëse e analizojmë me vëmendje këtë hadith, i cili është shënuar në sahih librat sunite, do të kuptojmë se vetëm shiitët i kanë mbetur besnik dy gjërave kryesore: “Librit të Allahut Te'ala dhe familjes së Pejgamberit”. s.a.a. Shumica tjetër pranonte fjalët e Omerit “se Libri i Allahut na mjafton”. Sikur t'iu kishin përmbajtur Kur”anit si duhet, pa komentime dhe shtojca të tyre. Nëse vetë Omeri nuk diti kuptimin e 'el-Kalalah”, as kishte dëgjuar për rregullën e Kur'anit lidhur me tejemmum dhe rregulla tjera, ç'mund të thuhet pra për ata pas tij, të cilët e kanë ndjekur pa kuptuar tekstin Kur'anor pa kuptuar” Natyrisht, ata do të përgjigjen me fjalë të njohura se, sipas tyre, Pejgamberi s.a.a, ka thënë. “U lë mes jush Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”.

(Hadithi është shënuar nga El-Nisa”i, El-Tirmidhi, ibn Maxha dhe Abu Davudi)

 

Ky.hadith, nëse është i saktë,e i saktë është kur mirret gjeneralisht - i përgjigjet hadithit për dy vlerat, nga se, kur Pejgamberi s.a.a. ka folur mbi familjen e vet (Ehlilbejti), ka pasur ndër mend së ajo duhet mbështetur për dy arsye: së pari, lidhur me shënimin dhe shpjegimin e sunnetit të Pejgamberit. s.a.a. Për të mësuar dhe kuptuar sunnetin e Pejgamberit, s.a.a. na duhet pyetur anëtarët e familjes tij. Ata nuk mund të gënjejnë as të gabojnë sepse Allahu, Xhelle Shanuhu, i ka liruar nga çdo mëkat në ajetin mbi pastërtinë, (33:33).

 

E dyta, për të shpjeguar kuptimin dhe dedikimin e ajeteve të caktuara, nga se Kur'ani nuk mjafton për udhëzim. Ekzistojnë shumë grupe të cilët pohojnë se ndjekin Kur'anin, në realitet janë humbur dhe larguar larg. Pejgamberi s.a.a. thot: 'Sa shumë ka mësues të Kur'anit, cilët vetë Kur'ani i mallkon dhe gjykon”. Libri Allahut Te“ala nuk thot dhe nuk mund të komentohet në disa mënyra, nga se përbën ajete me përmbajtje të ngjashme dhe kuptim të paqartë. Që të jemi në gjendje t'i kuptojmë, duhet kërkuar shpjegim nga ata që posedojnë dituri të përsosur nga Kur'ani.

 

Shiitët gjithnjë thirren në Imamët e pagabueshëm nga familja e Pejgamberit s.a.a. dhe nuk pranojnë kurgjë nëse nuk ka mbështetje në dokumente të shkruara. Ne gjithëherë thirremi në as'habë, qoftë për komentim të Kur'anit, qoftë vërtetimin e sunnetit të Pejgamberit, s.a.a. ata as'habë, për komentimet dhe idetë individuale të të cilëve mbi tekstet e qarta, tani më i kuptuam. Ndërsa të tillë ka me mijëra, kështu që nuk mund të mbështetemi në mendimin e çdonjërit nga ata aq më tepër pas asaj që vepruan pas vdekjes së Pejgamberit. s.a.a. Nëse pyesim liderët tanë fetarë: “Cilin sunnet e ndjekim”, ata do të përgjigjen me vendosmëri “sunnetin e Pejgamberit të Allahut.”

 

Mirëpo faktet historike nuk pajtohen me këtë, nga se në librat tonë gjejmë se Pejgamberi s.a.a. ka thënë: “Përcillni sunnetin tim dhe sunnetin e halifëve të drejtë. Përmbajuni fort kësaj”. Mirëpo sunnetin që na e keni përcjellur është thuaja gjithherë ai i halifave, madje edhe Sunneti i Pejgamberit, s.a.a. të cilin kinse e respektojmë është i marrur nga këta njerëz. Gjithashtu, në sahih librat të sunitëve mund të lexojmë se Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka penguar muslimanët të shënojnë sunnetin e tij që të mos mund të jetë zëvendësim për Kur'anin.

 

Abu Bekri dhe Omeri kanë vepruar në këtë mënyrë në kohën e halifatit të tyre, kështu gë nuk kemi argumente për pjesën e hadithit: ”Ju lë sunnëtin tim”. (Fjalët nga “sunneti im” nuk hasen në të gjashtë sahihët. Ato i gjejmë në El-Muvata nga Malik ibn Anasi, ndërsa ata, që erdhën më vonë, siç është Tabari dhe ibn Hishami, e kanë marrur nga Maliku) Shembujt e përmendur në këtë libër, krahas shumë tjerëve që nuk i përmenda, mjaftojnë për të mohuar këtë hadith, nga se ekzistojnë shumë fakte në sunnetet (fjalët dhe veprat) e Abu Bekrit, Omerit dhe Osmanit, të cilët tregojnë se ata kanë vepruar në kundërshtim dhe kanë mohuar sunnetin e Muhammedit s.a.a. Rasti parë ndodhi menjëherë pas vdekjes së Pejgamberit, s.a.a. dhe është shënuar në librat dhe punimet e historianëve sunitë.

 

Fjala është për konfliktin mes Abu Bekrit dhe hazreti Fatimes a.s. lidhur me kinse fjalët e Pejgamberit: s.a.a. “Na, Pej gamberët, nuk lëmë asgjë trashëgim. Krejt çka mbetet pas nesh, u mbetet të varfërve”. Fatimja a.s. deklaronte se diç të tillë babai i saj fisnik nuk kishte thënë, nga se është në kundërshtim me Kur'anin, librin që i është shpallur atij. Ajo argumentet e saj gjithnjë i bazonte në ajetet e Librit të Allahut. Te“ala Allahu, i Madhërueshëm, thotë: “Allahu urdhëron që fëmijëve tuaj - mashkull i takon sa dy femrave...” (Kur'an, IV:11).

 

Ky ajet ka kuptim gjeneral dhe vlen për të gjithë njerëzit, Pejgamberë dhe atë që nuk janë. Hazreti Fatimja a.s. proteston edhe me këto fjalë nga Kur'ani: “Edhe Sulejmani trasshëgoi Davudin'” (Kur'an 27:16), ndërsa dihet se të dy kanë qenë Pejgamberë. Allahu, Te'ala gjithashtu thot: ”... andaj më dhuro nga Ti një djalë, të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit ta bëjë, Zoti im, të mburresh me të (Kur'an, 19:5-6).

 

Rasti tjetër që ishte në lidhje me Abu Bekrin në kohën e ditëve të para të halifatit tij, të cilin historianët e mez'hebeve sunite gjithashtu e kanë shënuar, është konflikti me njëriun më të afërm, Omer ibn Hatabi. Kjo ngjarje ka lidhje me vendimin e Abu Bekrit të luftojë kundër atyre që refuzuan të paguajnë zekatin. Omeri kundërshtoi këtë ide duke arsyetuar se kishte dëgjuar Pejgamberin s.a.a. duke thënë: “Më është urdhëruar të luftoj kundër këtij populli deri se të mos pranojnë se nuk ka zot tjetër pos Allahut, (Lailaahe illallah) dhe se Muhammedi është Pejgamber i Tij (Muhammedun Resulullah).

 

Ai që deklaron kështu mund të mbajë pasurinë e vet dhe unë nuk kam të drejtë të derdh gjakun e tij, e ai është përgjegjës para Allahut”. Kjo që do të citojmë në vazhdim është teksti i cituar nga libri sahih i Muslimit: “Kur Pejgamberi i Allahut s.a.a. ia dorëzoi flamurin hazreti Aliut a.s. para suhumit të kështjellës Hajber, ky e pyeti: O Pejgamber i Zotit, deri në ç'kufi duhet sulmuar” - Lufto kundër tyre krejt deri sa të deklarojmë La ilaahe illallah, Muhammedurresullullah. Nëse deklarojnë kështu, atëherë nuk ke të drejtë t'i mbysësh dhe t'ua marrësh pasurinë, përveç nëse këtë e kërkon drejtësia, dhe ata pastaj do të jenë përgjegjës para Allahut. - i tha Pejgamberi. s.a.a. (Sahih Muslim, pjesa 8,f. 151)

 

Abu Bekri nuk ishte i kënaqur me këtë hadith, nga se ka shënime ku ka thënë: “Për Allahun, do të luftoj kundër atyre të cilët bëjnë dallim mes namazit dhe zekatit, sepse zekati është tatim i drejtë për pasuri”. “Pastaj kishte shtuar:

“Për Allahun, nëse nuk më japin diç, qoftë ajo edhe një copë të spangos, siç i kanë dhënë Pejgamberit të Allahut më parë, do të luftoj kundër tyre për këtë”.

 

Kur Omeri ibn Hatabi dëgjoi këtë tha: “Kur vërejta se Abu Bekri ishte i vendosur për këtë, isha i kënaqur”. Unë nuk e kam të qartë, në ç'mënyrë Allahu Te'ala mund të jetë i kënaqur me njeriun që tenton të ndryshojë sunnetin e Pejgamberitit s.a.a. ?? Ky komentim është shfrytëzuar për të arsyetuar vrasjen e muslimanëve, ndonëse Allahu Te'ala ndalon luftën kundër tyre. Në librin e Tij Ai thot:

 

“O besimtarë, kur niseni në luftë rrugës së Allahut hetoni mirë çdo gjë dhe atij që na ep selamin mos i thoni: Ti nuk je besimtari - që të arrini të mirat e kësaj bote: te Allahu ka shumë dobi' Edhe ju më parë si ata ishit, pastaj Allahu ju shpërbleu me mëshirën e Tij. prandaj, çdo gjë hetojeni mirë, ndërsa Allahu, vërtetë, din krejt ç'bëni. (Kur'an 4:94).

 

Ata që refuzuan t'i paguajnë zekat Abu Bekrit, nuk mohonin rëndësinë dhe destinimin e zekatit, por vetëm e kishin shtyrë pagesën e tij që të hetojnë gjërat. Shiitët thonë se këta muslimanë kanë qenë të befasuar me lajmin mbi ardhjen e Abu Bekrit në postin e halifit, nga se disa sosh ishin në përcjellje të Pejgamberit s.a.a. në haxhin e fundit, me ç'rast kishin dëgjuar urdhërin e tij që ta trashëgonte Ali ibn Abu Talibi. a.s. Prandaj, vendosën të presin dhe të kuptojnë ç'kishte ngjarë, mirëpo Abu Bekri, dëshironte t'u mbyllte gojën para se të fillojnë të flasin të vërtetën. Nuk duhet harruar me këtë rast se Pejgamberi i Zotit s.a.a. ka pasur probleme me njeriun e quajtur Sa”'alaba, cili kërkonte nga ai me ngulm t'u lutet Allahut Teala t'ia mundësojë të pasurohet, duke premtuar se do të apin sadakën rregullisht.

 

Pejgamberi s.a.a. u lut për te dhe Sa”alaba u pasurua aq sa rrugët e Medinës nuk i zinin delet dhe devet e tij. Pastaj ai filloi t'i harrojë obligimet e veta dhe nuk vinte në xhami për xhuma. Kur Pejgamberi i Zotit s.a.a. dërgoi njerëzit për ta marrë zekatin, ky refuzoi me arsyetim se nuk ka kurrëfarë obligimi. Pejgamberi s.a.a. nuk urdhëroi t'i merret asgjë me forcë, as të dënohet. Lidhur me këtë rast Allahu Te'ala shpalli këtë ajet: “Ka të tillë që i janë betuar Allahut: Nëse nga begatia e Tij na ep, do të ndajmë, vërtetë, lëmoshë dhe do të bëhemi, vërtetë, të mirël - Mirëpo kur Ai u dha nga të mirat e Tij, ata u bënë koprracë dhe harruan - ndërsa ata edhe ashtu kthejnë kokat: ” (Kur”an 9:75,76).

 

Pas shpalljes së këtyre ajeteve, Sa'alaba erdhi me lot ndër sy dhe e luti Pejgamberin s.a.a të pranojë zekatin nga ai, gjë që, siç transmetohet, Pejgamberi s.a.a. efuzoi ta bënte. Nëse Abu Bekri dhe Omeri pasojnë sunnetin e Pejgamberit, s.a.a. atëherë përse lejuan vrasjen e këtyre muslimanëve të pafajshëm vetëm për atë se refuzojnë të paguajnë zekatin?? Tani, pasi mësuam për ngjarjen me Sa”alabin, nuk mund të gjejmë asnjë arsyetim për vrasjen e tyre, nga se ishte krejt e kundërta me sunnetin e Pejgamberit. s.a.a.

 

A ka pasur urdhëri i Abu Bekrit që i dha Omerit, për vrasjen e këtyre njerëzve qëllim që të mos përhapet e vërteta e el-Ghadirit në tërë Bashkësinë Muslimane dhe të fshihej fakti se hazreti Aliu a.s. ka qenë i caktuar halif. A ka dashur Omeri për këtë të qërojë hesapet me ta dhe a është kanosur për këtë se do t'i vriste dhe do t'i digjte ata që ishin fshehur në shtëpinë e hazreti Fatimës, a.s. nëse nuk e pranojnë mikun e tij halifa? Rasti tretë ka ndodhur në ditët e hershme të halifatit të Abu Bekrit, kur erdhi të konflikti mes tij dhe Omer ibn Hatabit dhe kur ajetet e qarta Kur'anore dhe sunneti i Pejgamberit s.a.a.

 

ishin te shkelur: Halid ibn Validi kishte vrarë Malik ibn Nuvejrën dhe kishte detyruar bashkëshorten e tij të martohet me të po atë ditë. Omeri i kishte thënë Halidit: - O armik i Allahuti Vrave një musliman dhe u martove me gruan e tij të njejtën natë... Për Allahun' Do të vras me gurë." (Tarikh Tab ari, pjesa HI,f. 280: Tarikh el-Fida, pjesa I, f. 158, Tarikh el-Jakubi, pjesa ILf. 110, El-Isabah fi Marifat el Sahabah, pjesa III,f. 336)

 

Mirëpo Abu Bekri e merr në mbrojtje Halidin me fjalët: “Omer, fale atë që gabon dhe mos e dëno për këtë:' Ky është edhe një skandal në historinë muslimane në të cilin ishte i përzier edhe një as'hab i shquar i Pejgamberit, s.a.a. (Halid ibn Validi), për të cilin flitet me respekt të madh dhe të cilit i është dhënë titulli, 'Shpata gjithnjë e gatshme e Allahut”, Ç'mund të themi për njeriun që ka bërë kështu si ky as'hab?

 

Vrau Malik ibn Nuvejrin, mikun e ndershëm të Pejgamberit, s.a.a. prisin e fisit Tamim dhe Jarbu, të njohur për trimëri dhe nder. Historia na tregon se Halidi e kishte zënë rob me dredhi: kur i kishin hequr armët për t'u falur, ata befas i sulmojnë, i zënë dhe i lidhin. Me ta ishte edhe Lejla, gruaja e Malikut, e cila konsiderohej ndër femrat më të bukura të Arabisë, bukuria e së cilës e kishte magjepsur Halidin. Maliku i thot. - Na shpiej te Abu Bekri, ai le të vendosë çështjen mes nesh.

 

Abdullah ibn Omeri dhe Abu Kutada el-Ensari intervenojnë duke kërkuar nga Halidi t'i dërgojë te Abu Bekri, mirëpo ky refuzon me fjalët: - Allahu kurrë nuk do t'më falte nëse nuk e vras. Pastaj Maliku iu drejtua Lejlës dhe i tha: - Ky është ai që do të më vrasë. Pastaj, Halidi urdhëron ta vrasin, ndërsa vetë morri gruan e tij dhe fjeti më të po atë natë. (Tarikh el-Fida, pjesa I,f. 158: Tarikh el-Jakubi, pjesa II,f. 110: Tarikh ibn el-Shihnah, pjesa XI,f. 114 (ndodhet në skaj të faqes), Vafajat el-aajan, pjesa VI.f. 14) Ç'mund të thuhet për këta as'habë, cilët bënin atë që Allahu Teala ka ndaluar: vrasjen e muslimanëve për shkak kapriceve dhe afshit dhe mernin për gra femrat të cilat Allahu u ka ndaluar. Në islam, gruaja e vejë mund të martohet me një njeri tjetër vetëm pasi të kalojë një periudhë e caktuar kohore.

 

Në Kur'an ky afat kohor është caktuar saktësisht. Halidi i nënshtrohet afshit të vet dhe ishte aq i poshtër, ashtu që mund të bëjmë pyetje si ka mundur të ketë farë rëndësie kjo periudhë (idda), kur sapo kishte vrarë burrin e saj me përcjellësit, përkundër faktit se ishin muslimanë. Abdullah ibn Omeri dhe Abu Kutada, që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje dhë të cilët ishin zemëruar në atë masë me Halidin sa, pasi u kthyen në Medinë, u betuan se kurrë më nuk do të marrin pjesë në ndonjë ekspeditë ushtarake nën komandën e Halid ibn Validit. (Tarikh Tabari, pjesa II,f. 280: Tarikh el-Fida, pjesa II,f. 336, Tarikh el-Jakubi, pjesa I.f. 110 163)

 

Me që jemi duke shqyrtuar këtë temë, është me interes të lexojmë ç'thot Hajkali në librin e tij “El-Saddik Abu Bekr”, në pjesën e titulluar “Mendimi i Omerit dhe qëndrimet e tij”. Ai shkruan: “Omeri ka qenë shembull ideal i njeriut me ndjenja të fuqishme për drejtësi. Po menjëherë kishte kuptuar se Halidi kishte vepruar me padrejtësi ndaj një muslimani tjetër dhe e kishte martuar gruan e tij para afatit të pritjes (idde). Për këtë arsye nuk mund të mbetej në komandën e armatës, që diç e tillë të mos përsëritet dhe të rrezikojë famën e muslimanëve ndër Arabë. Andaj tha: “Nuk është e drejtë që Halidi të mbetet pa u dënuar pas veprimit të tij ndaj Lejlës”. Të supozojmë për një çast se posti i ka lejuar të bëjë me Malikun atë që e bëri dhe se me këtë rast ka gabuar, këtë Omeri me siguri nuk do t'ia falte kurrë, nga se vetëm ajo që kishte bërë me të vejën e Malikut mjaftonte të dënohet.

 

Posti i Komandantit dhe titulli “shpata e Allahut”, nuk i jepnin të drejtë të bëjë ç'i tekej, nga se, duke u udhëhequr nga kjo, të edhe tjerët do t'i lejonin të drejtë vetës të bëjnë njësoj. Aq më tepër, ky do të ishte shembull i keq për të tjerët mbi karakterin e muslimanëve dhe respektin e tyre ndaj Librit të Allahut. Te'ala Për të gjitha këto Omeri ishte këm- bëngulës, gjersa Abu Bekri e ftoi Halidin për ta kritikuar”.

(El-Siddik Abu Bekr nga Hajkali,f. 151)

 

Tani do të pyesim z. Hajkalin dhe alimët tanë, cilët me çdo kusht tentojnë ta mbrojnë respektin e as'habëve: Përse Abu Bekri nuk e dënoi Halidin? Nëse Omeri ka qenë shembull i njeriut të drejtë ideal, përse nuk e dënoi Halidin që kjo të jetë shembull mësimi për të tjerët, por vetëm e ndërroi nga posti i komandantit. Përse nuk respektuan Librin e Allahut, Te“ala mbrojtën dhe re- alizuan ligjet e tij” Asgjë nga këtoi Krejt kjo ishte politikët

 

Ajo bën mrekullira, duke zëvendësuar të vërtetën dhe duke flakur Kur'anin pas shpinel Disa nga alimët tanë në librat e tyre shkruajnë mbi ngjarjen kur Pejgamberi Muhammed s.a.a. ishte hidhëruar fort në Usamën. Ai e merr në mbrojtje një femër të kapur në hajni dhe që ishte nga një familje e njohur, Pejgamberi s.a.a. i thot: “Turp të keshi A dëshiron të ndryshosh ligjet e Allahut? Për Allahun, po të ishte kjo Fatimja, a.s. bija e Muhammedit, s.a.a. unë do t'ia preja dorën. Allahu ka shkatërruar ata para jush, se lëshonin në liri hajnin nga familja e mirë, ndërsa dënonin atë të varfërit dhe të dobëtit”.

 

Si kanë mundur të mos dënojnë vrasjen e muslimanëve të pafajshëm dhe të fjeturit me gruan e njërit nga ata po atë ditë, përkundër vdekjes tragjike të burrit? Përkundër kësaj ata provojnë të gjejnë arsyetim për Halidin duke e quajtur “shpata gjithnjë e gatshme e Allahut”. Më kujtohet një rast kur i lexova një miku mbi virtytet e Halid ibn Validit, në kohën kur nuk e dija të vërtetën për të. “Më krenari i thash se ai ka qenë “shpata e Allahut”, ndërsa ai ma ktheu: “Po, ai ka qenë shpatë, por e shejtanit dinak”.

 

Në atë kohë isha i befasuar, mirëpo pas hulumtimit, Allahu Te'ala mi hapi sytë dhe më ndihmoi të kuptoj të vërtetën dhe vlerën e atyre që futën në dorë halifatin, ndryshuan ligjet e Allahut Te“ala dhe thyen ndalesat e Tij. Ja edhe një ngjarje e njohur që ndodhi në kohën e Pejgamberit: s.a.a. Pejgamberi s.a.a. dërgon Halidin në fisin Xhudejmah që t'i ftojë në islam, pa i thënë t'i sulmojë. Kur fillojnë të deklarojnë, ndonëse jo qartë: “Na po kthehemi ... na po kthehemi (në is- lam)...” Halidi i sulmon me s hpata dhe i vret. Pastaj të zënët rob ua dorëzon atyre që kishin ardhur me te dhe urdhëron të vriten. Disa nga ata refuzojnë ta bëjnë këtë. duke kuptuar se këta njerëz kishin pranuar islamin. Ata u kthyen pas dhe lajmëruan Pejgamberin s.a.a. për çdo gjë.

Pasi i dëgjoi, ai tha:

- O Zot, unë nuk mbaj faj për atë që bëri Halidi. - Kështu përsëriti dy herë. Pastaj dërgoi Ali ibn Abu Talibin a.s. me para që fisit Xhudejmah t'i paguaj dëmshpërblim për prapësinë e Halidit dhe tërë dëmin në pasuri, madje edhe për një qen. Kur Aliu a.s. u kthye, Pejgamberi s.a.a. u kthye nga Kibla (Ka'aba), ngriti duart drejt qiellit dhe foli: 'O Zot, nuk Të kam faj për atë që bëri Halidi”, kështu tha tri herë."

(Sirat ibn Hishami, pjesa IV,f. 53, Tabakat ibn Sa'd. Usd el-Ghaban, pjesa III,f. 102)

 

A mund tani të pyetemi ku është e ashtuquajtura drejtësi e as'habëve? Nëse Halid ibn Validi është konsideruar ndër prisit tanë më të shquar ushtarak, i njohur me emrin “Shpata e Allahut'', a do të thot kjo se Allahu Teala ka përdorur shpatën e Tij për të vrarë muslimanë të pafajshëm dhe cënuar dinjitetin njerëzor? Këtu hasim palogjikshmëri: Allahu Te“ala na ndalon vrasjet dhe veprat e liga, gjersa Halidi ka nxjerrur shpatën për të bërë krime, duke vrarë muslimanë të pafajshëm dhe duke përv

 

etësuar pasuritë dhe gratë e tyre. Vallë nuk janë këto gënjeshtra dhe mashtrime të rënda”!?

Falënderimi të përket Ty. dhe Ty të falënderoj. Zoti im. . Nuk krijove Qiejt 'dhe Tokën dhe ato që janë mes tyre që të bëhen padrejtësi. Kështu dëshirojnë të mendojnë ata të cilët të blasfemojnë. Mjerë ata që Ty të fyejnë, Xhehenemi është caktuar për ta. Si ka mundur Abu Bekri, që ka qenë halifa i muslimanëve, të dëgjojë të gjitha këto krime dhe të mos deklarojë (veprojë) gjë lidhur me to??

 

Aq më tepër, urdhëron Omerin të ndërprejë sulmet ndaj Halidit dhe u zemërua me Abu Kutadin, cili ngriti zërin kundër krimeve të Halidit. Mos vallë i kishte dhënë të drejtë Halidit' të veprojë sipas situatës, porse ky kishte gabuar” Çfarë arsyetime mund të gjejnë të gjithë kriminelët të cilët pohojnë se mund të veprojnë sipas vlerësimit vetanak, e ndonjëherë edhe

të gabojnë, duke shkatërruar jetëra të pafajshme dhe duke njollosur nderin e dikujt. Domethënë sipas vlerësimit të Abu Bekrit, Halidi, për të cilin Omeri thot se është “armik i Allahut”, nuk ka qenë fajtori Omeri ishte i mendimit se Halidi duhet vrarë, nga se ka mbytur një musliman të pafajshëm, ose duhet të mbytet me gurë për shkak se kishte dhunuar gruan e Malikut. Halidin nuk e gjeti gjë, nga se Omeri nuk mundi të bënte asgjë, meqenëse ky e kishte mbështetjen e Abu Bekrit, i cili e dinte të vërtetën e ngjarjes. Historianët kanë shënuar se pas këtij akti të poshtër Halidi dërgohet në një ekspeditë në Jemen, prej nga kthehet fitimtar, por me një grua të re.

 

Atë e kishte grabitur në mënyrë të njejtë si Lejlën gruan e Malikut me të cilën sërish kishte fjetur natën e parë pasi ia kishte vrarë burrin, para se të thahej gjaku i muslimanëve të pafajshëm dhe gjaku i ithtarëve të Musejlames. Më vonë Abu togeri e kishte kritikuar më shumë për këtë se në rastin e Lejlës. (Hejkali në librin e tij 'El-Siddik Abu Bekr'',f. 151) Historianët transmetojnë letrën e Abu Bekrit dërguar Halidit në të cilin thot: 'O bir i nënës s'atel Pasha jetën, ti nuk bën gjë tjetër pos ndërron gratë, gjersa në oborrin tënd akoma nuk është tharë gjaku i njëmijë e dyqind muslimanëve."

(Tarikh Tabari, pjesa II,f. 254, Tarikh Khamis, pjesa III,f. 343)

 

Pasi e lexoi letrën, Halidi e komentoi me këto fjalë: “Kjo duhet të jetë vepër e El-A”sarit”, duke menduar në Omer ibn Hatabin. Këto kanë qenë shkaqet e forta për çka braktisa këtë lloj as'habësh dhe ithtarët e tyre, të cilët edhe sot, i mbrojnë dhe përkrahin,duke fabrikuar argumente të ndryshme për të arsyetuar Abu Bekrin, Omerin, Osmanin, Halid ibn Validin, Muavin, Amir ibn el-Asin e të tjerë.

 

Allahi Unë distancohem nga fjalët dhe veprat e atyre që kundërshtuan urdhërin tënd thyen kufizimet e Tua dhe keqpër- dorën autorizimin Tënd. Distancohen edhe nga ata që i përkrahën dhe u shkuan pas, përkundër njohurive që kishin për veprimet e tyre. Më fal për simpatinë që kam pasur ndaj tyre, sepse nuk kam ditur, e siç thot Pejgamberi Yt: s.a.a. 'Ai që nuk ka ditur do të mbajë përgjegjësi për mosditurin e vet. ' Allaht Prisit tanë na kanë mashtruar, kanë fshehur të vërtetën prej nesh dhe kanë shtrembëruar figurat e atyre as'habëve që janë larguar nga besimi ashtu që na i kemi konsideruar njerëzit më të mirë, pas Pejgamberit. s.a.a. Nuk ka dyshim se të parët tanë kanë qenë të mashtruar nga intrigat e Umajjadëve dhe pastaj Ab- basidëve.

 

Allah' Falju atyre dhe neve, nga se Ti më së miri e din ç”'fle në zemrat tona. Ata i kanë dashur dhe nderuar këta as'habë sepse kanë besuar se ishin miq të vërtetë të Pejgamberit Tënd, s.a.a. Mëshira dhe paqja jote qofshin me te dhe me ata që i duam. Ti e din se iduam atë dhe familjen e tij. të çmuar. Prej tyre kanë dalur imamët nga të cilët ke larguar çdo papastërti dhe mëkat, ndërsa në ballë tyre, prisi i besimtarëve, Imami i njerëzve të devotshëm, hazreti Ali ibn Abu Talibi a.s. ynë.

 

Allah Më bën njërin nga ithtarët e tyre që kanë punuar për veprën e tyre dhe që shkojnë gjurmëve të tyre. Më ndihmo të ngjitem në anijen e tyre dhe të kapem për litarin e tyre që nuk këputet. Më shpjer nëpër derën e tyre dhe më ndihmo të jem besnik, të miratoj fjalët dhe veprat e tyre dhe të përvetësoj virtytet e tyre. Allah Më bashko me ta, sepse “Ditën e Gjykimit, njeriu do të jetë bashkë me ata që i dashuron”...

 

 

 

 

  • Mbi librin
  • Dedikimi
  • Hyrje
  • Një vështrim i shkurtër prapa
  • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
  • Në Egjipt
  • Takimi në anij
  • Vizita parë në Irak
  • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
  • Dyshimi dhe të provuarit
  • Vizita e Naxhafit
  • Takimi me ulema
  • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
  • Dyshimi dhe konfuzioni
  • Udhëtimi në Hixhaz
  • Fillimi i hulumtimit
  • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
  • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
  • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
  • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
  • As” habët në ajetet kur'anore
  • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
  • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
  • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
  • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
  • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
  • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
  • Biseda me Alimin
  • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
  • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
  • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
  • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
  • Hadithi mbi anijen
  • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
  • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
  • Thirrje miqve
  • Udhëheqja me të vërtetën
  • Burimet
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top