Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

 

 

Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit

 

Me këtë nuk nënkuptojmë gjendjen në të cilën vjen njeriu duke e bërë idol të dashurin e tij dhe pastaj e adhuron atë, duke shkuar mbas epsheve dhe pasioneve të tij, por në raste të tilla kemi të bëjmë me idhujtari. Çdo mysliman që beson në misionin e Hz Resulullahut (s.a.a.), nuk duhet t’i nënshtrohet një veprimi të tillë. Një dashuri të tillë e ka ndaluar vetë Hz Resulullahu (s.a.a.) dhe duke u drejtuar kah Hz Aliu (a.s.) ka thënë: “Dy grupe do të shkatërrohen në lidhje me ty: Ata që të dashurojnë së tepërmi dhe ata që të urrejnë së tepërmi”. Dhe, në një hadith tjetër thuhet: “O Ali, në mes teje dhe Isës ka ngjashmëri; Hebrenjtë u përcaktuan si armiq të ashpër ndaj tij, madje edhe kanë bërë shpifje ndaj nënës së tij. Ndërsa,të krishterët ia shprehën dashuri saqë e ngritën në pozitë për të cilën ai nuk ka të drejtë”. (Mustedreki Hakim, v.3, f. 123 ; Tarihi Dimeshk. v.2, f.234; Buhariu në librin “El Tarih-ul Kebir”, v.2, f.281; Suyuti në ‘Tarih-ul Hulefa”, s.173; Hasaisi Nisai, f.27; Zehair-ul Ukba, f.92; Savaik-ul Muhrika, f.74) Shiitët nuk kanë tepruar në lidhje me shprehjen e dashurisë ndaj Hz Aliut (a.s.). Shiitët e mbajnë Hz Aliun (a.s.) dhe pasardhësit e tij në atë pozitë të cilën ia ka caktuar Hz Resulullahu (s.a.a.). Shiitët besojnë se ata janë trashëgimtarët dhe kalifët e Hz Resulullahut (s.a.a.). Asnjë Shiit i mez-hebit Xhaferi nuk ka besuar as në hyjninë as në profetësinë e tyre. Janë të pabaza fjalët e disa të devijuarve të cilët thonë se Shiitët e mbajnë Hz Aliun (a.s.) si Zot dhe besojnë në shenjtërinë hyjnore të tij; këto janë pohime të pavërteta. Nëse ekzistojnë personat e tillë në mesin e Shiitëve që besojnë në gjëra të tilla, atëherë duhet t’i mbajmë ata sa më larg prej mez-hebit Xhaferi të cilët besojnë në dymbëdhjetë Imamët (a.s.), dhe duhet të distancohemi prej diturisë, besimit, bindjeve dhe librave të tyre.

 

Çfarë faji mund të kenë Shiitët nëse e donë Ehli Bejtin me një dashuri të sinqertë dhe të pranueshme? Allahu në Kuran thotë: “Thuaj: Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurinë ndaj të afe'rmve të mijë” (Shura, 23) Në këtë ajet përmendet shprehja meveddet, që e ka kuptimin e dashurisë më të fortë sesa dashuria e thjeshtë. Allahu ka urdhëruar që kundërshpërblimi për profetësinë e Pejgamberit është dashuria ndaj të afërmve të tij. Çfarë faji kanë Shiitët, kur Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: “O Ali, ti je zotëri dhe prej parisë, në këtë dhe në botën tjetër. Ai që të do ty, ai më ka dashur edhe mua. Ai që të urren ty, ai urren edhe mua. Miku yt është miku i Allahut, Allahu dënon me dënimin tënd. I qoftë turp atij që të urren”. (Mustedreki Hakim, v.3, f. 128; Nur-ul Ebsan, f.73; Jenabiul Mevedde, f.205; Riyaz-un Nazira, v.2, f.165) Dhe, në një hadith tjetër, ka thënë: “Dashuria ndaj Aliut është nga imani, ndërsa urrejtja ndaj tij është nga hipokrizia” (Sahihi Miislim, v.l, f.48; Savaik-ul Muhrika, f.73; Kenz-ul Ummal, v.5, f.105) Në një hadith tjetër, ka thënë: “Dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Al-i Muhammedit (Familjes së Muhammedit), ka vdekur me vdekjen e martirit; dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Al-i Muhammedit, është i falur nga Allahu; dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Al-i Muhammedit, është i pranuar pendimi i tij; dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Al-i Muhammedit, ka vdekur si një besimtar me imanin e përkryer; dijeni që, çdokush që vdes me dashurinë ndaj Al-i Muhammedit, engjëlli i vdekjes do ta përgëzojë atë me xhenet”. 242 (Salebiu në tefsirin “El Kebir”, te interpretimi i ajetit të Mevedit; Zemahsheri në tefsririn “E1 Keshshef’; Fahri Razi në tefsirin “E1 Kebir”, v.7, f.405; Ihkak-ul Hakk., v.9, f.486) Në lidhje me Hz Aliun (a.s.), Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: “Nesër do t'ia dorëzoj flamurin një personi të tillë që e do Allahun dhe Resulin e Tij dhe Allahu bashkë me Resulin e donë atë”. (Sahihi Buhari, v.4. f.20 dhe v.5, f76 Sahihi Muslim, v.7, f.120, te pjesa “Virtytet e Ali ibni Ebu Talibit”)

 

Çfarë vërejtje mund të ketë ndonjëri, nëse shprehet dashuria ndaj një personi të tillë? Atëherë, miku i Hz Aliut (a.s.) është miku besimtar i Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe i Allahut, ndërsa armiku i Hz Aliut (a.s.) është armiku hipokrit i Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe i Allahut. Në lidhje me dashurinë ndaj Ehli Bejtit, Shafiu ka thënë: “0 Ehli Bejti i Resulullahut, dashuria ndaj jush Është bërë obligim në Kuran nga ana e Allahut Sa për madhështinë dhe fisnikërinë tuaj mjafton të themi se.Nuk pranohet namazi i atij që nuk sjell salavat për ju” Në poezinë lavdëruese të Ferazdakut me titull (Mimijje), në mes tjerash thuhet: “Një grup i tillë, që dashuria ndaj tyre është iman ndërsa armiqësia ndaj tyre pabesim Afrimi ndaj tyre është shkak për shpëtim Nëse i numërojnë të devotshmit, ata janë prijësit e tyre.Nëse pyetet kush janë më të mbarët e dheut, përgjigjja është ata" Shiitët e donë Allahun dhe Resulin e Tij, dhe për këtë arsye e donë edhe Ehli Bejtin e Resulit (Hz Fatimja, Hz Aliu, Hz Hasani dhe Hz Hysejni). Hadith- et në lidhje me këtë janë të panumërta. Këto janë transmetuar edhe në librat burimorë të Ehli Sunnetit. Ne i përmendëm vetëm disa prej tyre. 

 

Pasi që dashuria ndaj Hz Aliut (a.s.) dhe Ehli Bejtit qenka dashuria ndaj Allahut dhe Resulit të Tij, tani të tregojmë edhe kufijtë dhe shkallën e dashurisë së tij, që të mos mendojë ndokush se kemi të bëjmë me dashurinë e tepruar. Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: “Nuk llogaritet besimtar ndonjëri prej jush përderisa të më dojë më shumë se fëmijët, babanë dhe të gjithë njerëzit”. (Sahihi Buhari, v.l, f.9 te pjesa: “Dashuria ndaj Hz. Resulullahut është nga imani. Sahih-i Miislim, v.l, f.49 dhe Sahihi Tirmiziu) Sipas kësaj rrjedh se çdo mysliman duhet ta dojë Hz Aliun (a.s.) bashkë më Imamët (a.s.) pasardhësit e tij, më tepër se fëmijët, familjen dhe tërë popullin e tij. Imani do ta arrijë përkryerjen vetëm në këtë mënyrë, sepse, Hz Resulullahu (s.a.a.) ka thënë: “Nuk llogaritet besimtar...më shumë se fëmijët, babanë dhe të gjithë njerëzit”, dhe sipas kësaj, Shiitët nuk janë duke e tepruar. Përkundrazi, ata janë duke ia dhënë hakun atij që i takon. Pëmdryshe, Hz Resulullahu (s.a.a.) na ka urdhëruar që vlera e Hz Aliut (s.a.) është sikur vlera e kokës ndaj trupit dhe sikur vlera e dy syve ndaj kokës. Athua, ndonjëri mund të heqë dorë prej kokës dhe prej dy syve? Si përgjigje ndaj kësaj, Ehli Sunneti tregon dashuri të tepërt ndaj sahabeve dhe i lartëson deri në pozitat që nuk i meritojnë. Kjo mendohet se është një reaksion kundër lëvizjes Shiite, të cilët nuk besojnë njësoj në drejtësinë e të gjithë sahabeve. P.sh. e rrisin pozitën e sahabeve Emevitë duke tentuar zvogëlimin e pozitës së Ehli Bejtit. Madje, edhe kur i lexojnë salavatet për Hz Resulullahun (s.a.a.) dhe për Ehli Bejtin, ata i përmendin edhe sahabet.

 

Leximi i salavatit për Ehli Bejtin ishte një virtyt aq i lartësuar, që askush nuk e kishte arritur atë pozitë më herët dhe nuk do ta arrijë atë askush ndonjëherë. Në këtë mënyrë kanë dashur t’i lartësojnë edhe sahabet në atë pozitë, por, atyre u ka ikur një detaj, e ajo është se Allahu i ka obliguar të gjithë myslimanët, në krye me sahabet, që t’i lexojnë salavat për Hz Muhamedin, Hz Aliun, Hz Fatimen, Hz Hasanin dhe Hz Hysejnin. Kjo  është shënuar edhe në “Sahih”-un e Buhariut, Muslimit dhe të shumë librave tjerë të Ehli Sunnetit. Hadith-et e vlefshme na informojnë se nuk do të pranohet namazi i asnjërit, pa lexuar salavat jo vetëm për Hz Resulullahun (s.a.a.) por edhe për Ehli Bejtin e tij. Sipas kësaj rrjedh se brenda sahabeve që kanë dëshmuar për Allahun dhe Hz Resulullahun (s.a.a.), paska edhe ngatërrestarë, hipokritë dhe ata që kanë dalë nga feja, si dhe na bën të kuptojmë se Ehli Sunneti 'është ai që anon kah teprimi duke e pranuar drejtësinë e njëjtë për të gjithë sahabet. Teprimi mund të vërehet te fjalët e Ymerit kur e përmirëson Hz Resulullahun (s.a.a.) për shkak të gabimit të tij ose kur shejtani ishte duke bërë shaka me Hz Resulullahun (s.a.a.), por kur e vërejti Ymerin, ai iku me vrap. Ose, teprimi vërehet qartë te fjalët si: “Nëse Allahu u cakton një sprovë për myslimanët duke përfshirë edhe Hz Resulullahun (s.a.a.), Ymeri prapë do të shpëtojë”. Po ashtu, edhe lënia anash e traditës së Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe veprimi sipas traditës së Hulefai Rashidinëve është një shembull tipik i teprimit të qartë. Ne i cekëm vetëm disa shembuj prej tyre. Ata që dëshirojnë të mësojnë më tepër në lidhje me këto veprime, mund t'u referohen burimeve më të gjera. 

 

 

 

 

 

  • Parathënie
  • Fjala hyrëse
  • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
  • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
  • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
  • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
  • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
  • Imameti në kuranin fisnik
  • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
  • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
  • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
  • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
  • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
  • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
  • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
  • Brenga dhe pikëllim
  • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
  • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
  • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
  • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
  • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
  • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
  • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
  • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
  • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
  • Humusi
  • Taklid-i (imitimi)
  • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
  • Besimi i masumijetit
  • - Numri i Imamëve masumë
  • Dituria e Imameve
  • Çështja e beda-se
  • Çështja e takije-s (shtirjes)
  • Muta ose martesa e përkohshme
  • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
  • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
  • Sexhdeja mbi një copë dheu
  • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
  • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
  • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top