Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

 

Çështja e bashkimit të dy namazeve

 

Një prej mënyrave të diskreditimit të Shiitëve nga ana e Ehli Sunnetit është edhe çështja e bashkimit të namazit të drekës dhe të iqindisë dhe të akshamit e të jacisë. Duke i kritikuar Shiitët në lidhje me këtë temë, Sunnit-ët thonë se ata janë duke e ruajtur namazin, sepse Allahu në Kuran thotë: "Me të vërtetë, të falurit është caktuar për besimtarët në kohë të caktuar." (Nisa, 103) Para se të vijmë në një gjykim përfundimtar pro apo kundër kësaj çështjeje, duhet së pari t'i dëgjojmë të dy anët dhe t'i analizojmë të gjitha provat dhe detajet e saj. Ehli Sunneti është unanim në lidhje me "xhemi takdim", që është bashkimi i namazit të drekës dhe të iqindisë në Arefe, dhe "xhemi tahir" bashkimi i namazit të akshamit dhe i jacisë në Muzdelife; të dyja këto namaze që falen gjatë kryerjes së haxhit dhe këtë e kanë gjykuar si të lejuar. Madje, këtu janë unanim edhe të gjitha mez-hebet dhe grupazhet Islame, pa përjashtim. Mosmarrëveshja në mes Sunnit-ëve dhe Shiitëve ka të bëjë me lejueshmërinë e bashkimit të të dy namazeve të drekës dhe të iqindisë si dhe të akshamit dhe të jacisë gjatë çdo dite të vitit. Hanefitë thonë se bashkimi i namazeve nuk është i lejuar as gjatë udhëtimit, ku posaçërisht një bashkim i tillë i namazeve është lejuar përmes vendimeve të prera (nass) dhe të qarta, duke e kundërshtuar në këtë mënyrë edhe lejimin e gjithë Ummetit Islam, si të Shiitëve ashtu edhe Ehli Sunnetit. Malikitë, Shafitë dhe Hanbelitë lejojnë bashkimin e namazeve gjatë udhëtimit, ndërsa nuk janë unanimë në lidhje me bashkimin e tyre në rastet e ndryshme si frika, sëmundja, shiu i madh, shembja e dheut, etj Duke u bazuar në rrëfimet e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit, Shiitët besojnë se është i lejuar bashkimi i dy namazeve gjatë rasteve të tilla si, udhëtimi, sëmundja, shiu, frika si dhe pa pasur ndonjë arsye të veçantë.

 

Kur të polemizojmë me dijetarët Shiitë në lidhje me këtë, duhet të jemi  të vetëdijshëm se kemi të bëjmë me dyshimin dhe problemin që përmbahet në vetveten tonë. Sepse, kur të përgjigjen Shiitët ndaj argumenteve të Ehli Sunnetit, mu ata janë që i refuzojnë përgjigjet. Ndërsa, ata kanë marrë mësim prej Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit dhe po këta Imamë (a.s.) u kanë qartësuar atyre shumë çështje të vështira. Ata janë mburrur me Imamët e Ehli Bejtit, duke i pranuar ata si pasues të Kuranit dhe të Traditës. Kurrë nuk do të harroj ditën kur për herë të parë e fala bashkë namazin e drekës me atë të iqindisë, duke u falur mbas Shehid Muhammed Bakir es-Sadrit. Përderisa isha në Nexhef, e falja ndaras namazin e drekës dhe të iqindisë. Atë ditë të fatlumët ndodhesha në shtëpinë e Muhammed Bakir es-Sadrit, dhe nga atje shkuam në xhami ku ua falte si imam namazin e përbashkët atyre që e imitonin (mukallid). Në shenjë respekti, ata më caktuan vendin për falje menjëherë mbas Muhammed Bakir es-Sadrit. Kur e fala namazin e drekës, desha të ngrihem dhe të ndahem prej xhematit, por mbeta aty për dy arsye. E para ishte madhështia e Sadrit ajo që më bëri të ndalem, sepse e falte namazin aq këndshëm dhe devotshëm, sa që dëshiroja ta zgjas atë edhe pakëz. Dhe, e dyta, mbasi që isha shumë afër tij, e ndieja se po më tërheq një forcë tërheqëse ndaj tij. dhe më pengonte të ndahem prej tij. Kur e falëm namazin e iqindisë, njerëzit e rrethuan atë duke i parashtruar pyetje të shumta dhe unë gjendesha mbrapa tij. Përveç disa pyetjeve që i pyetnin me zë të ulët, i dëgjoja të gjitha pyetjet e njerëzve dhe përgjigjet e Sadrit.

 

Pastaj më shpiu në shtëpinë e tij për të drekuar. Mu atëherë e ndjeva veten si një mysafir nderi. Duke e shfrytëzuar këtë rast të volitshëm, vendosa ta pyes për bashkimin e dy namazeve: "Zotëri, athua në rastet e vështirësive njeriu mund t'i falë të dy namazet njërin pas tjetrit?" - Ai m'u përgjigj: "Edhe nëse nuk ka ndonjë vështirësi, mund t'i falësh bashkë të dy namazet". Unë e pyeta: "A keni ndonjë argument në lidhje me këtë?" Ai u përgjigj: "Hz Resulullahu (s.a.a.) i ka falur në këtë mënyrë namazet në Medinë pa pasur ndonjë vështirësi si, shiu, frika, udhëtimi apo ndonjë tjetër. Këtë e 227 ka bërë vetëm me qëllim të sigurimit të lehtësimit ndaj nesh. Falënderimet qofshin për Allahun, kjo çështje është qartësuar përmes Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit.

 

Edhe për ju është e qartësuar kjo çështje". Mua më erdhi shumë e pazakonshme kjo përgjigje. Si mund të jetë e qartësuar kjo për ne? Unë deri në atë kohë nuk kisha dëgjuar një gjë të tillë dhe nuk kam parë asnjë person prej Ehli Sunnetit që të veprojë në këtë mënyrë. Përkundrazi, sipas tyre është i pavlefshëm namazi i falur i jacisë dhe i iqindisë nëse falet edhe një minutë para ezanit, e lëre më të lejohet falja e namazit disa orë më herët. Sadri e vërejti habinë time dhe i pëshpëriti në vesh diçka njërit prej të pranishmëve. Ai u ngrit dhe i solli dy libra. E vërejta se ato ishin "Sahih"- u i Buharit dhe "Sahihu"-u i Muslimit. Sadri dëshironte të më tregojë për hadith-et në lidhje me bashkimin e dy namazeve. Dhe, unë vetë i lexova hadith-et në lidhje me faljen e përbashkët të drekës me iqindinë dhe akshamit me jacinë nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.). Madje te "S.ahih"-u i Muslimit lexova që Hz Resulullahu (s.a.a.) i falte këto namaze edhe pa hasur në ndonjë vështirësi. Më shumë se kjo, aty e pashë edhe një kapitull të ndarë në lidhje me faljen e namazit të përbashkët të drekës me iqindinë dhe të akshamit me jacinë.

 

Edhe pse më sillej vërdallë një pyetje, se mos ndoshta ky libër është ndonjë libër i falsifikuar nga ana e Shiitëve, prapëseprapë nuk mund ta fshihja habinë time. Dhe, vendosa që sapo të mbërrijë në Tunis t'i lexoja librat e Buhariut dhe të Muslimit. Më pyeti Sadri: "Çfarë pikëpamje ke tani mbas këtyre argumenteve?" I thashë: "Ju keni të drejtë. Fjala juaj është e vërtetë, por kam edhe një pyetje". E ai më tha: "Urdhëro". Unë: "Sipas pikëpamjes sime, nëse personi kthehet në mbrëmje nga udhëtimi, i fal bashkërisht namazet e drekës, iqindisë, akshamit dhe jacisë, si namaze të kaluara (kaza). A është e lejuar një gjë e tillë?" Ai: "Nuk është e lejuar". Unë: "Pak më herët thatë që Hz Resulullahu (s:a.a.) i ka falur namazet edhe bashkërisht, edhe ndaras. Në këtë mënyrë, Hz Resulullahu (s.a.a.) dëshiroi të na bëjë me dije në lidhje me kohët e namazeve me të cilat është i kënaqur Allahu". 228 Ai: "Namazi i drekës dhe i iqindisë kanë një kohë të përbashkët (mushterek): Fillon me fillimin e kohës së namazit të drekës dhe vazhdon deri te perëndimi i diellit.

 

Edhe namazi i 'akshamit dhe ai i jacisë e kanë kohën e iiërbashkët që fillon pak mbas perëndimit të diellit dhe vazhdon deri te gjysma e natës. Ndërsa, namazi i sabahut e ka kohën e posaçme dhe fillon me fillimin e agut (fexhri sadik) deri te lindja e diellit. Ai që del jashtë këtyre kohëve, ai e ka kundërshtuar ajetin e 103-të të sures Nisa: "Me të vërtetë, të falurit është caktuar për besimtarët në kohë të caktuar." Sikur që nuk mund ta falim namazin e sabahut para agut apo mbas lindjes së diellit, ashtu edhe drekën bashkë me iqindinë nuk mund ta falim para dreke apo mbas perëndimit të diellit, dhe akshamin bashkë me jacinë nuk mund ta falim para perëndimit të diellit dhe mbas gjysmës së natës" E falënderova për përgjigje. Sado që isha bindur në lidhje me këtë, prapëseprapë sapo mbërrita në Tunis vendosa që ta hulumtoj çështjen deri në detaje dhe ta zbuloj të vërtetën dhe deri sa të bindem në saktësinë saj, nuk do t'i fal namazet të bashkuara. Kjo ishte ngjarja që kishte ndodhur në mes meje dhe Sejjid Muhammed Bakir es-Sadrit. Qëllimi i regjistrimit të kësaj ngjarjeje në këtë libër është tërheqja e vëmendjes ndaj vëllezërve të Ehli Sunnetit në lidhje me trashëgimtarët e diturisë dhe moralit të Pejgamberit, si dhe të mos informimit të tyre në lidhje me hadith-et e vërteta që përmbahen në përmbledhjet burimore të tyre dhe njëkohësisht akuzimi i palës tjetër në lidhje me të njëjtat. Ahmed Ibn Hanbeli në "Musned"-in e tij ka regjistruar një hadith, i cili thotë: "Hz Resulullahu (s.a.a.) i falte ne Medinë tetë ose shtatë reqate, pa hasur në ndonjë vështirësi dhe pa qenë mysafir". (Musnedi Ahmed Ibni Hanbelit, v.1, f.221 ) Imam Maliku në "El Muvata"-në e tij transmeton një hadith nga Ibni Abbasi, ku thotë: "Hz Resulullahu (s.a.a.) e fali namazin e drekës bashkë 229 me atë të iqindisë dhe namazin e akshamit bashkë me atë të jacisë, pa ndier ndonjë frikë dhe pa qenë udhëtar" (Imam Maliku në "El Muvatta", kapitulli "Sherh-ul Havalik", v.1 f.161) Muslimi në "Sahih"-un e tij, te kapitulli "Falja e dy namazeve bashkë, pa qenë udhëtar", transmeton një hadith nga Ibni Abbasi, ku thotë: "Hz Resulullahu (s.a.a.) e fali namazin e drekës bashkë me atë të iqindisë dhe namazin e akshamit bashkë me atë të jacisë, pa ndier ndonjë frikë dhe pa qenë udhëtar." (Sahihi Muslim, v.2, f.151) Në një hadith tjetër të Ibni Abbasit thuhet: `"`Hz Resulullahu (s.a.a.) e fali namazin e drekës bashkë me atë iqindisë dhe namazin e akshamit bashkë me atë të jacisë, pa ndier frikë apo pa rënë shi". Rrëfyesi thotë: "E pyetën Ibni Abbasin se pse vepronte në këtë mënyrë dhe ai u përgjigj: `Për të mos i ardhur rëndë Ummetit të tij." (Sahihi Muslim, v.2, f.152. ) Ky është një prej argumenteve që vërteton se vepra e tillë ishte e përhapur në pikëpamjen e sahabeve dhe se ata e aplikonin atë. Rrëfyesi thotë: "Një ditë Ibni Abbasi na mbajti një fjalim mbas namazit të iqindisë. Përkundër perëndimit të diellit dhe paraqitjes së yjeve, ai vazhdoi fjalimin. Njëri prej masës së tubuar që i takonte fisit Beni Temim filloi t'i bërtasë `Namazi, namazi'. Ibni Abbasi i tha: `O i mjerë! Athua ti po më mëson mua traditën', dhe pastaj shtoi: "Unë e kam parë Hz Resulullahun (s.a.a) duke e falur bashkë namazin e drekës me atë të iqindisë dhe namazin e akshamit bashkë irie namazin e jacisë'. Në një rrëfim tjetër thuhet: `0 i mjerë! - A do të na mësosh namazin neve? Ndërsa, ne në kohën e Resulullahut i falnim dy namaze bashkërisht." ( Sahihi Muslim, v.2, f.153,) Te kapitulli: "Koha e namazit të akshamit" i "Sahih"-ut të Buahriut, është regjistruar një hadith ku Ibni Abbasi thotë: "Hz Resulullahu (s.a.a.) i falte bashkë shtatë (akshami dhe jacija) dhe tetë (dreka dhe iqindija) reqate". 230 Po ashtu, në përmbledhjen e njëjtë të Buhariut, te pjesa "Koha e namazit të iqindisë", Ebu Umame transmeton një hadith: "Mbasi që e falën namazin e drekës me Ymer Ibni Abdul Azizin dhe shkuam të Enes Ibni Maliku, e pamë që ai e falte namazin e iqindisë. Unë e pyeta: `0 axhë, cili namaz është ky namaz që e fale?', ai m'u përgjigj: `Është namazi i iqindisë. Kur e falnim në kohën e Resulullahut, e falnim në këtë mënyrë." (Sahihi Buhari. v.1. f.138, ) Përkundër qartësisë së hadith-eve, do të vëresh se në çdo kohë do të ekzistojnë ata që i kundërshtojnë Shiitët. Do t'ju tregoj një shembull nga vendi ku jetoj: Në qytetin Kafsa të Tunisit, një imam i një xhamie u ngrit në foltore për të folur keq për namazin e Shiitëve, dhe duke u drejtuar kah xhemati tha: A po e shihni këtë fe të re që na kanë sjellë? Sapo e falin namazin e drekës, ata e falin namazin e iqindisë. Kjo është një fe e re, nuk është feja e Hz Muhammedit (s.a.a.). Me këtë, ata po e kundërshtojnë ajetin "Me të vërtetë, të falurit është caktuar për besimtarët në kohë të caktuar."(Nisa, 103) Duke e shfrytëzuar këtë çështje si shkas, ai flet çka do që i vjen në gojë ndaj nesh që e kemi parë të vërtetën. Një i ri i kulturuar dhe i dijshëm, erdhi dhe më informoi për fjalët e imamit. Unë ia dhashë atij "Sahih"-in e Buhariut dhe "Sahih"-un e Muslimit. Dëshiroja t'i bëja me dije imamit se falja e namazit të përbashkët është në përputhje me traditën e Hz Resulullahut (s.a.a.), sepse unë personalisht nuk kisha dëshirë të polemizoj me atë imam. Edhe më herët jam munduar t'i flas me gjuhë të ëmbël por ai gjithmonë ma kthente me fjalë të pahijshme dhe shpifje. Shoku im vazhdonte të falej mbas tij. Njëherë tjetër, kur imami filloi të mbajë ligjërata mbas faljes së namazit, shoku im i parashtroi pyetje në lidhje me bashkimin e dy namazeve të obliguara. Imami iu përgjigj se kjo ka të bëjë me shpifjet e Shiitëve. Atëherë shoku im i tha: "Por kjo është përmendur edhe në "Sahih"-un e Buhariut". Imami iu-përgjigj: "Kjo nuk është e vërtetë". Shoku ia qiti përpara "Sahih"-un e Buhariut dhe "Sahih"-un e Muslimit, dhe kërkoi prej Imamit ta lexojë kapitullin për bashkimin e namazeve. 231 Shoku im më tregoi në këtë mënyrë: "Mbas leximit të atij kapitulli përpara xhematit dhe mbas kuptimit të së vërtetës,. imami e mbylli librin dhe i tha shokut tim: `Kjo ka të bëjë me Resulullahun (s.a.a.). Edhe ti nëse e arrin gradën, e tij, atëherë edhe ti mund ta bësh të njëjtën'. Shoku im më tha se atë ditë kishte kuptuar se ai është një fanatik dhe xhahil. (Sipas një rrëfimi, dy shokë kishin shkuar në gjueti dhe prej së largu e kishin parë një hije. Njëri tha se ajo është sorra ndërsa tjetri tha se është dhia. Të dytë insistonin në mendimin e tyre. Kur u afruan, e panë se ajo ishte një sorrë e cila prej frikës fluturoi dhe iku. Ai që thoshte se ajo hije është sorra i tha shokut tjetër: "A nuk të thashë se është sorra. A u binde tani?". Ndërsa ky ia ktheu: "Subhanallah, edhe dhia po fluturuaka") Pastaj, shokut tim ia tregova se kështu falej edhe Ibni Abbasi, Enes Ibni Maliku dhe shumë sahabe të tjerë dhe se deklarata e atij Imami është e pabazë. Dhe, veçmas, a nuk është vetë Hz Resulullahu (s.a.a.) një shembull i bukur për ne? Shoku im hoqi dorë prej kësaj pune duke thënë: "Po të vinte edhe vetë Hz Resulullahu (s.a.a.), ndoshta edhe atëherë nuk do të bindej". Falënderuar qoftë Allahu! Shumë të rinj kur kuptuan se është i lejuar bashkimi i dy namazeve, filluan ta falin namazin përsëri pasi që e kishin lënë atë më herët, sepse, nuk kanë mundur t'i falin me kohë namazet dhe janë detyruar t'i falin gjatë natës të gjitha namazet. Kjo ia mundonte shpirtin e tyre. Dhe, në këtë mënyrë e kuptuan më mirë urtësinë e faljes së dy namazeve bashkërisht. Në bazë të këtij gjykimi, kanë mundur t'i falin me kohë namazet e tyre: zyrtari, nxënësi dhe të gjitha shtresat e popullit. 

 

 

  • Parathënie
  • Fjala hyrëse
  • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
  • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
  • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
  • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
  • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
  • Imameti në kuranin fisnik
  • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
  • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
  • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
  • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
  • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
  • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
  • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
  • Brenga dhe pikëllim
  • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
  • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
  • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
  • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
  • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
  • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
  • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
  • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
  • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
  • Humusi
  • Taklid-i (imitimi)
  • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
  • Besimi i masumijetit
  • - Numri i Imamëve masumë
  • Dituria e Imameve
  • Çështja e beda-se
  • Çështja e takije-s (shtirjes)
  • Muta ose martesa e përkohshme
  • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
  • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
  • Sexhdeja mbi një copë dheu
  • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
  • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
  • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top