• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 99

 

Lidhur me përkorjen dhe veset e kohës

 

Lavdërojmë Zotin për çdo gjë që ka bërë, e i kërkojmë ndihmë për çdo gjë që ka për të bërë. O Zot, jepna siguri në besim e shëndet për trupat tanë! O krijesa të Zotit, ju këshilloj t’i rrini larg kësaj bote, që do t’ju lerë së shpejti edhe pse nuk ju pëlqen të ndaheni prej saj, dhe që do t’i mplakë trupat tuaj edhe pse ju i doni gjithmonë të rinj. Shembulli juaj dhe i saj ngjan me atë të udhëtarëve, që ecin bashkë një copë herë dhe pastaj habiten se si u iku rruga aq shpejt, me të dalluar krejt papritur, diku pas një kthese, se kanë ardhur në vendin ku duhej të arrinin; dhe, edhe pse mezi e prisnin këtë gjë, tani s’u zënë besë syve të tyre. Sa e shkurtër është largësia deri te ky vend, pasi je nisur drejt tij dhe e ke arritur!

 

Dhe sa të trishton fakti që shtegtimi vazhdon ende përtej tij, sepse kështu është e Thëna! Sa e pakët duket koha e lejuar për këtë qëndresë, që nuk mundet ta zgjasë njeri në asnjë rast! Ai që të shëtit këtu e të shpon pas shpine që të ikësh së këtejmi, është heqës i shpejtë, i rreptë e i paduruar! Pra, mos lakmoni pas nderimeve dhe krenarisë së kësaj bote, mos u ndieni të lumtur për bukuritë dhe mirësitë e saj dhe mos vini kujen për dëmtimin dhe fatin e keq të saj. Nderi dhe krenaria e saj do mbarojnë, bu kuria dhe mirësia e saj do prishen dhe në vend të tyre do mbijnë rrënoja dhe mjerime. Epokat e ndryshme të saj kanë të gjitha nga një fund dhe qe niet që e popullojnë duhet të vdesin, të gjitha.

 

A nuk janë paralajmërim për ju reliket e paraardhësve? A nuk janë gjyshërit tuaj mësim për syhapje, në qoftë se doni të kuptoni? A nuk e kuptoni që gjyshërit e etërit tuaj nuk kthehen më pas e që edhe ju, bijtë e tyre, që jeni ende gjallë, nuk do gjalloni përjetësisht? A s’e shikoni se njerëzit e kësaj bote kalojnë mëngjese e mbrëmje të ndryshme nga të ditëve që ikën?

 

Diku qajnë një të vdekur, dikush ngushëllon, një tjetër e ka pllakosur mjerimi, ndërkohë që disa pyesin për një të sëmurë, e të tjerë u përgjigjen se është duke hequr; dikush lakmon tokësoren, ndërkohë që vdekja e përgjon; s’ka dyshim që njeriu është harraq, po i harruar nuk është, kurrsesi. Kushdo që mbijeton, ecën në gjurmët e të parëve të tij. Kini mendjen!

 

Sa herë që u futeni punëve të këqija, kujtoni mbytësin e gëzimit, prishësin e kënaqësive dhe vrasësin e dëshirave1006! Kërkoni ndih mën e Zotit për përmbushjen e të drejtave të detyrueshme të Tij e për t’i qenë mirënjohës për mirësitë e përkujdesjet e Tij të panumërta.

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top