Për dhunën e Umejjadëve
Për Allah, ata do vazhdojnë në këtë mënyrë, deri sa çdo veprim i paligjshëm për Zotin të bëhet i ligjshëm për njeriun, deri sa të mos mbetet pa u thyer asnjë detyrim moral e fetar e deri sa të futin ligësinë e tyre nën strehën e çdo shtëpie, qoftë ajo prej tullash a prej tende të leshtë. Punët e tyre të këqija do t’ju shndërrojnë në njerëz të mjerë, deri sa të futen në konflikt dy grupe, nga të cilët njëri do thërrasë për fenë e tij e tjetri për gjërat e kësaj bote; atë kohë, secili prej jush do t’i ndihë secilit prej tyre, ashtu si i ndih skllavi pronarit të vet, duke iu bindur, sa është i pranishëm, e duke i nxjerrë gjuhën, me t’u larguar. Më i larti në mes jush do të jetë ai që e ruan më mirë besimin e tij tek Zoti, edhe pse në mjerim. Nëse Zoti ju jep siguri, pranojeni, dhe nëse bini në fatkeqësi, durojeni. Kjo është më e mira që mund të bëjë për vete ai që i frigohet Zotit.