• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 97

 

Duke paralajmëruar bashkëpunëtorët e vet

 

Zoti i jep kohë të padrejtit, por shpagimin s’ia kursen në fund. Zoti e ndjek në çdo gjë që bën dhe ia shikon duart tek i mbërthehen tjetrit për fyti. Për Atë Zot, që ka jetën time nën Hijen e Tij! Këta njerëz994 do t’ju vënë poshtë - jo sepse kanë më shumë të drejtë sesa ju, por ngaqë s’i ndahen prijësit të tyre në ngutjen drejt së gabuarës, ndërkohë që ju përtypeni ende lidhur me të drejtën time. Njerëzit i dëshpëron e padrejta që u bëjnë ata që kanë mbi zverk, ndërsa mua më dëshpëron e padrejta që më bëjnë vetë njerëzit e mi.

 

 Ju bëj thirrje për luftë, e ju nuk vini, ju paralajmëroj, e ju nuk doni të më soni. Ju flas - në fillim mënjanë të tjerëve, e pastaj edhe hapur; po ju s’më ktheni përgjigje. Ju jap këshilla të sinqerta, dhe ju s’i pranoni. Mos vallë jeni këtu sa ata që janë diku tjetër, dhe i bindeni prijësit tuaj vetëm me fjalë? Ju vë përpara esencën e urtësisë, por ju i shmangeni; ju udhëzoj me këshilla largpamëse, po ju nuk ua vini veshin; ju ftoj që të hidheni në xhihad kundër rebelëve, po ju shpërn daheni pa mbaruar fjalën ende, sikur të ishit bijt’ e SebesII; pastaj ktheheni nëpër strofkat tuaja dhe mashtroni njëri-tjetrin me llafe pa fund; ju drejtoj në mëngjes, e në mbrëmje më ktheheni të shtrembëruar, si shpina e harkut. E pra, kështu u lodh edhe ndreqësi, ndërkohë që ata që duhen ndrequr, u bënë të pandreqshëm.

 

O ju, që me trup jeni këtu, por që ju mungon urtësia dhe që s’dini ç’doni. Sundimtarët janë sprovë për popujt. Prijësi juaj i bindet Zotit, e prapë ju s’i bindeni; e prijësi i shamasve nuk i bindet Zotit, dhe prapë ata i bin den me tërë zemër. Për Allah, do doja që Mu’avia të shkëmbente me mua në raportin e Dinarit me Dirhamin e të merrte prej meje dhjetë nga ju për të më dhënë një nga të tijtë. O njerëz të Kufas, ju më dhatë përvojën e tri gjërave dhe më mësuat dy të tjera1000: Jeni të shurdhët edhe pse keni veshë, të belbët edhe pse flisni, dhe të verbër, megjithëse i keni sytë në ballë. Ju nuk jeni as mbështetës të vërtetë e trima në betejë, dhe as vëllezër të besuar në fatkeqësi.

 

Duart tuaja fëlliqen kollaj me gjërat tokësore. O shembuj të gjallë të kopesë së deveve që nuk e kanë më bariun e që kur mblidhen nga njëra anë, hallakaten në anën tjetër! Për Allah, ju shoh qartë me sytë e mendjes te e braktisni Ali ibn Ebi Talibin, me t’u ashpërsuar lufta e me t’u futur në fazën vendimtare, tamam si ato gratë që befas u bie veli nga fytyra. Unë mbetem i sigurtë në udhëheqjen e qartë nga Zoti im e në rrugën e Profetit tim dhe eci në udhën e drejtë, që kam ndjekur përherë.

 

Për Ehl-i Beitin dhe shokët e Profetit

 

Mos ua ndani sytë njerëzve të Ehli Beitit, po bashkohuni në rrugën e tyre. Ndiqni gjurmët e tyre, se ato nuk do t’ju nxjerrin kurrë nga udhërrëfimi e s’do t’ju çojnë kurrë në rrënim. Nëse ulen ata, uluni edhe ju, e nëse ngrihen ata, ngrihuni edhe ju. Mos u dilni përpara, se kështu rrezikoni të humbisni udhën, por dhe mos u rrini tepër pas, aq sa t’ju ikin nga sytë e të humbisni veten. Unë i kam patur pranë bashkëluftëtarët e Profetit e nuk kam gjetur dot njeri që t’u ngjajë.

 

Dielli i ditës i zinte me flokë e fytyrë të pluhurosur, sepse natën e kalonin në lutje, shtrirë përmbys a më gjunjë. Midis syve të tyre ishin formuar shenja si të gjunjëve të dhisë, për shkak të ndenjies gjatë me ballin për dheu. Kur përmendej Zoti, sytë e tyre u kullonin lot, sa lagej prej tyre krejt jaka e këmishës; dhe dridheshin nga frika e ndëshkimit e shpresa e shpërblimit, ashtu siç dridhet pema nga era që ngjeth.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top