Madhërimi i Zotit dhe lavdërimi i profetëve
lartësuar është Zoti, Që s’e arrin dot asnjë sprovë guximi dhe s’e rrok dot asnjë thellësi urtësie. Ai është i Parë sepse s’ka skaje, që do mund ta mbanin brenda tyre, e sepse nuk ka një kohë të fundit, pas së cilës nuk do ekzistonte.
Pjesë e po asaj ligjërate mbi profetët
Zoti i ka selitur profetët në vendin më të mirë për selitje e i ka bërë të vijnë nga vendi më i dalluar i qenies. Ai i pruri me radhë, njëri pas tjetrit, që nga stërgjyshër të shquar në kurmin e dëlirët të nënave. Sa herë ikte nga kjo botë një paraardhës i tyre, nisej për rrugë pasardhësi i tij në çështjen e fesë së Zotit, deri sa zgjedhja e Zotit të Madh ra më në fund mbi Muhammedin.
Për Profetin e Shenjtë dhe pasardhësit e tij
Zoti e pruri atë nga burimet më të shquara të origjinës dhe nga fi danishtja më e nderuar. Ai e solli nga po ajo linjë gjenealogjike, nga zbritën profetët988 e tjerë dhe u zgjodhën besnikët e Tij të tjerë. Pasardhësit e Muham medit janë pasardhësit më të mirë, fisi i tij është fisi më i mirë e pema e tij gjenealogjike është pema më e mirë, e rritur në respekt dhe e lartësuar me lavdi. Degët e saj janë të larta dhe frutat e saj të paarritshme. Prej saj erdhi prijësi i gjithë atyre, që predikojnë frikën e Zotit e bëjnë dritë për këdo që do udhëheqje. Ai është fanari me flakë përherë të nde zur, meteori me dritë që s’shuhet, guri i strrallit me shkëndija verbuese. Ud hëheqja e tij është e ndershme, sjellja e tij është udhërrëfyese, fjala e tij është përcaktuese e vendimi i tij është i drejtë. Zoti e dërgoi kohë më pas nga pro fetët e mëparshëm, atëhere kur njerëzit kishin rënë në praktika të gabuara dhe në padije. Zoti pastë mëshirë për ju989! Veproni në harmoni me shenjat e qarta, sepse rruga është e drejtë dhe të shpie në strehë të sigurtë.
Ju jeni në pozitën e atij që kërkon favorin e Zotit dhe e keni kohën dhe mundësinë për ta fituar. Regjistrat janë hapur dhe penat nuk gjejnë prehje, ndërkohë që tru pat i keni tërë shëndet, gjuhët të shpenguara, pendesa ju është pranuar dhe mirësitë ju janë njohur.