• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 91

 

 

Kjo ligjëratë njihet me emrin ‘Ligjërata e Skeleteve’I dhe është një ndër më të famshmet e Imam Aliut. Masadah ibn Sadakahu tregon përmes Imam Xha’fer Sadikut: “Imam Aliu e ka mbajtur këtë ligjëratë nga minberi i xhamisë së Kufës, pasi dikush i kishte thënë: ‘O Prijës i Besimtarëve! Na e përshkruaj Zotin në mënyrë që të imagjinojmë sikur e shohim me sy, që të rriten më shumë dashuria e dijet tona për Të.’ Imam Aliu u zemërua nga kjo kërkesë dhe i urdhëroi muslimanët që të mbli-dheshin në xhami Për ta dëgjuar erdhën aq shumë njerëz, sa nuk i nxinte dot vendi. Imam Aliu u ngjit në katedër ende i mërzitur”. Pasi lavdëroi e madhëroi Zotin dhe kërkoi bekimet e Tij për Profetin, ai tha:

 

 Përshkrimi i Zotit

 

  Lëvduar qoftë Zoti, Që s’bëhet i pasur falë mosdhënies e qenies dorësh trënguar, dhe Që s’varfërohet nga qenia dorëlëshuar e bujaria, ndërkohë që kushdo tjetër që jep, veç Atij, humbet diçka në masën që jep, dhe kushdo që kursen e s’jep, fiton emër për kopraci. Ai të bën të detyruar me mirësi dobi prurëse, dhurata e përkrahje të shumta. I gjithë krijimi varet prej mbështetjes që vetëm Ai mund ta japëII. Ai u garanton krijesave të Tij mjete jetese dhe u destinon ekzistencë. Ai ka përgatitur udhë për atë që kthehet tek Ai e për atë që kërkon çfarë është e Tij. Ai është po aq bujar për atë që i kërkohetIII sa për atë që nuk i kërkohet. Ai është i Pari, sepse për Të nuk ka ‘më parë’, që do mund të nënkuptonte gjë tjetër para Tij, e Ai është i Fundit, se për të nuk ka ‘më pas’, që do mund të nënkuptonte gjë tjetër gjë pas Tij. Ai ua ka ndaluar bebëzave të syrit ta shikojnë e perceptojnë. Koha nuk ecën dot përmbi ‘Të, që të mund të thuhet se gjendja e Tij ndryshon, e Ai nuk është në ndonjë vend, që të mund të imagjinohen zhvendosje të Tij.

 

Po të jepte të gjithë arin dhe argjendin e gjithçka tjetër, që është në minierat e maleve, e të gjitha perlat e koralet që prodhojnë guaskat e detit, kjo s’do ta cenonte fare Bujarinë e Tij, as do ta varfëronte bollëkun e kamjes së Tij. Ai ka përherë thesare mirësish që nuk mund të shteren dot nga kërke sat e njerëzve, sepse është Qenia Bujare që s’bie në varfëri ngaqë i lypin nevo jtarët, dhe s’bëhet dorështrënguar ngaqë i përgjërohen lutësit këmbëngulës.

 

Si përshkruhen cilësitë e Zotit në Kur’an

 

 

 Kështu pra, kujdes, o ti që pyet, mjaftohu me ato cilësi të Tij, që i ka përshkruar Kur’ani, dhe kërkoje dritën nga shkëlqimi i udhëheqjes së Tij. Lerja Zotit dijen që Djalli të shtyn ta kërkosh, për të cilën Kur’ani s’të nxit ta njohësh, dhe nga e cila nuk ka asnjë gjurmë në thëniet e veprimet e Pro fetit e të prijësve të tjerë. Për ty, ky është caku më i skajshëm i thirrjes së Zotit. Dijeni: I qëndrueshëm në dije është veç ai që nuk tenton t’i hapë perdet mbrojtëse të misterit, si dhe ai që e pranon veten të paditur e i shmang hapat e mëtejshme drejt hollësive të së fshehtës.

 

Zoti lëvdon atë që pranon se është i paaftë të marrë dije që s’i lejohen. Të tillët nuk futen thellë në diskutime për gjëra të Tij, për të cilat nuk nxiten që t’i mësojnë, duke e quajtur këtë gjë qëndrueshmëri në Besim. Kënaqu me aq e mos e kufizo Madhështinë e Zotit tënd me kutin e intelektit tënd, përndryshe do të jesh ndër të rrënuarit. Sa herë që imagjinata njerëzore hedh shigjeta për të matur cakun e Fuqisë së Tij, sa herë që mendja harron rreziqet e ideve të mbrapshta dhe mundohet ta përgjojë në fshehtësinë e Mbretërisë së Tij, apo zemrat që i djeg kureshtja përpiqen të kapin realitetin e cilësive të Tij, apo forca hetuese e intelektit lë pas humnerat e errëta të së panjohurës dhe depërton përtej së njohurës për të fituar dije për Thelbin e Tij e për t’iu afruar Qenies së Tij - Ai i spraps me Fuqinë e Tij të gjitha këto përpjekje të tyre. Të tëra orvatjet e tyre prapësohen të mposhtura, derisa të gjithë pranojnë se realiteti i dijes së Tij nuk mund të kuptohet me kuturisje të tilla të rastësishme, e që aftësitë e mendjes njerëzore nuk janë të mjaftueshme për të kapur as edhe vetëm Alfën e Madhështisë dhe të Shkëlqimit të Tij.

 

Për krijesat e Zotit

 

 Ai e prodhoi krijimin pa ndonjë shembull, që ai do mund ta ndiqte, dhe pa ndonjë model paraprak të ndonjë krijuesi tjetër të njohur, nëse do kishte vërtet ndonjë që mund të kishte krijuar përpara Tij. Ai na dëshmoi mbretërinë e Fuqisë së Tij dhe mrekullira që flasin për Mençurinë e Tij. Po himi i gjërave të krijuara, se ia detyrojnë qenien e tyre vetëm Atij, na bën që t’i shohim si argumente për pranimin e Tij. Madhështitë e krijimit të Tij janë shenjat e Fuqisë së Tij krijuese dhe simbolet e Mençurisë së Tij. Çdo gjë që Ai ka krijuar është argument në favor të Tij e udhërrëfyes drejt Tij. Drejt Tij udhëzon edhe gjëja më e heshtur, e udhëzimi i saj për tek Krijuesi i saj është po aq i qartë, sikur të fliste.

 

O Zot, unë dëshmoj që ai që të krahason Ty me mëvetësinë e organeve dhe artikulacionet e gjymtyrëve të trupit të tij, nuk e ka pajisur botëkuptimin e tij me dije për Ty. Zemra e tij nuk ka fituar bindje deri në pranimin që Ti s’ke shok. Duket se nuk i ka dëgjuar idhujtarët kur denoncuan perënditë e tyre false, duke thënë: “Për Allah, ne kemi qenë krejt të çoroditur, kur ju përqasnim me Zotin e botëve.”   Kur’ani, 26: 97-8)    

 

 

  Janë në gabim ata që Të krahasojnë me idhujt e tyre, që Të veshin veshje të krijesave me fantazinë e tyre, që Të atribuojnë pjesë trupore nga vet mendja e tyre e që Të imagjinojnë sipas krijesave të llojeve të ndryshme. Sipas gjithë asaj që thuhet në ajetet e Tua të vërteta e dëftohet nga dëshmia e argumenteve të Tua të qarta, dëshmoj se, kushdo që Të barazoi me diçka nga krijimi Yt, pranoi të ngjashëm me Ty, dhe se kushdo që pranon të ngjashëm me Ty, është i pafé. Dëshmoj po ashtu se Ti je Zoti, të Cilin nuk mund ta lidhin dot litarët e intelektit, që pastaj të thuhet se gjendjen Tënde mund ta ndryshojnë me anën e sajesave të tij, dhe as vargonjtë e mendjes, që pastaj Qenia Jote të quhet e fundme e të vështrohet si objekt shndërriimesh.

 

 Pjesë e po asaj ligjërate, për përsosmërinë më të lartë në krijimin e Zotit 

 

Ai u ka vënë kufij tërë gjërave që krijoi e i bëri këta kufij të qëndrueshëm, i vuri rregulla funksionimit të tyre, duke e bërë të hijshëm, e fiksoi një herë e mirë drejtimin e tyre, që të mos dalin jashtë caqeve që kanë, po as të mos pengohen në arritjen e kufirit fundor, që Ai u ka vënë. Asgjë nuk mund të mos i bindet komandës së Tij për të punuar ashtu siç ka urdhëruar Ai; e si mund të ndodhte ndryshe, përderisa të gjitha gjërat i qeveris Vullneti i Tij! Ai është Bërësi i shumëllojshmërisë së gjërave pa asnjë sforcim të imagjinatës, pa u shtyrë nga ndonjë impuls i fshehur në Vete, pa asnjë eksperimentim që do të merrte në konsideratë sprovat e kohës, e pa asnjë partner që do mund t’i ndihmonte në krijimin e këtyre mrekullive.

 

Kështu u përmbush krijimi me urdhër të Tij, kështu u përul i bindur ndaj Tij e iu përgjigj thirrjes së Tij. Ishte një bindje e vetvetishme e tij, të cilën nuk e vo noi asnjë zvarritje me ngadalësi kërmilli e asnjë shfajësim për plogështi. Kështu, Ai i trajtësoi trajektoret e fatit të gjërave e nguliti sinoret e tyre. Fuqia e Tij i bëri që të bashkekzistojnë aspektet që kundërshtoheshin mes tyre, ndërkohë që bëri bashkë faktorët e ngjashmërisë dhe i vuri të gjitha gjërat në përplotësim të njëra tjetrës. Pastaj i ndau gjërat në lloje që dallohen për nga kufijtë, format e vetitë sasiore. Ky ishte Krijimi i Tij, me një elegancë e bukuri të përsosur. Ai i dha qëndrueshmëri dhe e modeloi siç e kishte dashur e konceptuar vet Ai.

 

 Pjesë e po asaj ligjërate, që përmban përshkrimin e qiellit

 

Ai i organizoi mpiksjet e rrallimet nëpër rrugët e qiellit, duke qepur zikzaket e thyerjeve dhe duke lidhur me njëra tjetrën njësitë e veçanta. Dhe kështu, hapi shtigje të lehta që engjëjt që zbresin mesazhet e Tij dhe ata që ngjiten prapë me punët e lutjet e krijesave të Tij të lidhen me majat e qiel lit. Kështu urdhëroi Ai, qysh kur gjithçka ishte ende në formë të avullt. Sakaq çivitë e hapjeve qiellore u mbërthyen fort me njëra - tjetrën. Pastaj Zoti hapi derën e tij të mbyllur dhe caktoi si roje te çarjet e tij meteorët dhe mbajti çdo gjë të tij me duart e Tij, që të mos vërtitej në hapësirë në mënyrë kaotike e të rastit dhe të mos gremisej në pafundësitë boshe.

 

Dhe Ai e komandoi qiellin të ishte i qëndrueshëm dhe në bindje të urdhrave të Tij. Ai e bëri Diellin e tij shenjë të shndritshme të ditës së tij dhe e bëri Hënën shenjë të zymtë të natës së tij. Pastaj i vuri të rrotullohen në orbita, duke i dhënë rregullsi ritmit të lëvizjes së tyre në pjesët e ndryshme të saj, që me anën e tyre të mund të dallohen nata dhe dita, dhe, sipas rregullsisë së lëvizjeve të tyre, të mund të bëhen llogaritje e të numërohen vitet. Shiheni qiellin!

 

Duket sikur Dielli, planetet dhe yjet janë perla të vogla të shndritshme e fenerë që rrinë pezull në kupën e tij të pa fund, ndërkohë që shigjeta të flakta  meteorësh gjuajnë çdo gjë që kuturis të depërtojë misterin e Tij apo të kalojë hajdutshe kufijtë e tij. Kështu, çdo gjëje i duhet të lëvizë sipas rutinave që ka urdhëruar Ai, kështu ka bërë Ai yje qendrorë, rrotullonjës, rënës, ogurzinj dhe fatndjellës.

 

 Pjesë e po asaj ligjërate, që përmban përshkrimin e engjëjve

 

 Pastaj Zoti krijoi ca qenie të reja për t’i banuar qiejt e Tij e populluar sferat më të larta të mbretërisë së Tij. Këta ishin engjëjt. Me ta Ai mbushi hapësirat e zbrazëtive qiellore dhe gjallëroi shtrirjen e pamatë të rrethinave të tyre. Prej tyre burojnë zërat e tyre magjiplotë e këngët e tyre engjëllore, tek i thurin lavde në strehimin e Tij sublim, pas perdeve fshehëse e veleve plot mister të Madhështisë së Tij. Përveç kumbimit të tyre, që do shurdhonte çdo vesh që do t’i dëgjonte, prej tyre vërshon një dritë rrezëlluese, që spraps shikimet kurioze dhe i bën sytë të mbeten të zhgënjyer tek caqet verbonjëse të tij. Zoti i krijoi me trajta dhe cilësi të ndryshme e u dha flatra. Detyrë e tyre është hyjnizimi i Madhështisë e Lavdisë së Tij. Ata s’i veshin kurrë vetes aftësitë që Ai dëshmoi në krijim dhe as pretendojnë, se mund të bëjnë gjëra, në të cilat Ai nuk ka shok. “Aspak! Ata janë shërbëtorë të devotshëm e flasin vetëm ç’flet Ai dhe bëjnë vetëm ç’urdhëron Ai.” (Kur’ani, 21:26-7).

 

Ata janë kujdestarët e Zbulesave të Tij. Ata janë që dërgohen tek pro fetët si mbartësit e vendimeve dhe ndalimeve958 të Tij. Ai i bëri të paprek shëm nga luhatjet e dyshimit, prandaj asnjë nga ata nuk mund t’i shmanget rrugës së përcaktuar nga Vullneti i Tij. Ai i mbështet në nevojë me mbrojtje të veçantë e ua vesh zemrën me përdëllim e paqe. Ai ua ka hapur të gjitha dyert e nënshtrimit ndaj Lavdive të Tij; Ai ka caktuar për ta minaret e shndritshme si shenjë të Njëjshmërisë së Tij. Ata nuk i rëndon asnjë barrë mëkati, prandaj mbeten si u krijuan, sado të zëvendësojnë njëra tjetrës dita e nata. Patund  shmërinë e besës së tyre s’e shigjeton dot asnjë dyshim. Asnjë mosbesim s’i tundon dot themelet e besimit të tyre. Ndër ta nuk shkrepin dot çikat e së ligës. Habia s’ua ka topitur dot kurrë dijen që mbajnë në zemra rreth Tij, as ua ka mpirë nderimin e druajtur të kraharorëve të tyre ndaj Madhështisë e Lavdisë së Tij.

 

Mendimet e liga nuk gjejnë dot vend ndër ta e as e lëshojnë dot mbi ta ndryshkun e tyre, për t’ua errësuar e turbulluar sadopak kthjellë sinë e gjykimit. Një pjesë e tyre rrinë në retë e rënda e ca të tjerë në lartësitë e maleve apo në zymtësinë e errësirave të përjetshme. Pastaj ka të tjerë me këmbët ngulur në caqet më skajore të dheut si ca flamuj të bardhë, që era i hapër dan me vrundujt e saj të papërmbajtshëm. Detyra për adhurimin e Tij i ka liruar nga çdo andrallë tjetër. Sin qeriteti i besnikërisë së tyre është hallka që i lidh me dijen e Tij. Besimi i tyre te Ai i bën t’i kenë sytë vetëm tek Ai. Ata mallohen vetëm për Atë, jo për tjetër gjë.

 

Ata e kanë shijuar ëmbëlsinë e dijeve të Tij dhe kanë gjerbur nga kupa e pashtershme e Dashurisë së Tij. Rrënjët e drojës prej Tij buisin nga thellësitë e zemrave të tyre e shpina e tyre e drejtë gjen prehje veç në përulje e adhurim përpara Tij. Por as koha aq e gjatë, përulur para Tij, as afërsia e drejtpërdrejtë e qëndrimit me Të, nuk ua ka bërë të rëndë ndonjëherë peshën e frikës prej Tij. Misioni që kanë s’i bën të mbahen më të madh, sepse nënshtrimi ndaj Lavdisë së Zotit s’i lejon të vlerësojnë virtytshmërinë e tyre.

 

Ata s’bien kurrë në limontí, pavarësisht stresit të gjatë. Ata nuk ia kthejnë kurrë shpi nën shpresës te Mbrojtësi i tyre, sepse malli i tyre për Të nuk shteron kurrë. Gjuha dhe goja e tyre nuk lodhen kurrë së luturi Zotin. Zellin e tyre nuk e meh kurrë zënia në punë të tjera, as këngën për Lavditë e Tij. Shpina e tyre nuk e këmben kurrë qëndrimin e përjetshëm në adhurim. Kurrë nuk ka ndo dhur ta tundin kokën majtas a djathtas në mospajtim me vullnetin e Tij, qoftë edhe në heshtje e vetëm sa për të ngushëlluar vetveten. Përkushtimi i tyre i vendosur nuk i ka njohur asnjëherë marrëzitë e shkujdesjes, dhe dinakëria e pasionit nuk ua ka mposhtur kurrë kurajon. Ata e shohin Zotëruesin e Fronit si zahiré për ditët e vështira të tyre dhe i përunjen nga dashuria edhe kur të tjerët i përunjen krijimit.

 

Pasioni  i tyre prekës në adhurimin e Tij i kthen e i rikthen përherë te krojet e vet zemrave të tyre, të mbushura përplot me shpresën e Tij dhe me frikën prej Tij. Por kjo frikë nuk i bën të plogëta përpjekjet e tyre; joshjet s’i shtien dot në kurthin e rrugëve të lehta dhe nuk i bëjnë dot që të harrojnë punët me vlerë. Ata i shohin si të zakonshme punët e virtytshme që kanë bërë, se, po t’i shihnin të mëdha, frika do t’ua vriste shpresën që kanë në zemër. Djalli nuk ka mbi ta asnjë ndikim, prandaj dhe mendojnë njëlloj që të gjithë për Mbajtësin e tyre. Ata nuk e njohin vesin e përçarjes, prandaj nuk janë të huaj për njëri tjetrin. Ata nuk janë skllevër të mërisë e të ligësisë.

 

Ata s’i ndajnë dot luhatjet e dallimet në forcën e kurajos. Ata i janë kushtuar tërësisht besimit. As mendja e prapë, as teprimi, as letargjia, e as molisja shpirtërore nuk i shkëput dot ata nga lidhjet e tyre me të. Nuk ka pika të qiellit, sado skajore, ku ata të mos jenë, gjithmonë në falje përpara Zotit apo në punë të zellshme për përmbushjen e Vullnetit të Tij. Ata i rritin dijet falë adhurimit të gjatë për Mbrojtësin e tyre, e kjo ia lartëson më shumë shtatin Lavdisë së Tij në zemrat e tyre.

 

Pjesë e po asaj ligjërate për përshkrimin e dheut dhe shtrirjen e tij mbi ujë

 

 Zoti e hapi dheun mbi valët e stuhishme e të potershme e honet e deteve të fryra961, aty ku tallazet shkatërronin njëri-tjetrin me tërsëllimë e dallgët e larta vërsuleshin furishëm mbi njëra-tjetrën. Shkuma e përplasjeve gufonte sikur derdhej prej bulçive të meshkujve të deveve kur kërkojnë femër. Masat e dheut e dobësuan vrullin dhe stuhinë e masave të rrjedhshme. Trazira e tyre e zhur  mshme u zbut nën shtypjen e gjoksit të tij e, sapo dheu i mbështolli pështjellimet e tyre me brinjët e kraharorit të vet, ato u shtruan fare. Dhe, ndërkohë që dheu mpiksej e futej drejt thellësive të tyre të stuhishme, furia e shkulmave të tyre pakësohej e mposhtej, si mposhtet dhe zbutet tërbimi i të burgosurit nga prangat e veprës së vet965. Kështu i dha fund dheu kryelartësisë, mendjemadhësisë, fod ullëkut dhe superioritetit të lëngut e i vuri fré vërshimit të rrjedhjes së tij. Dhe, kështu, ai u ndalua pas asaj stuhie të shfrenuar dhe poterja e tij nuk u dëgjua më. Kur tërbimi i rrjedhësit u platit një herë e mirë nën masën e dheut e të maleve të larta, që ai mbartte mbi shpatullat e tij, Zoti gufoi nga ijet e tyre ujëra të kristalta dhe i lëshoi mbi rrafshinat e luginat, duke ua zbutur zbritjen me shkëmbinj të palëvizshëm e me qafa malore.

 

Pastaj rrëqethjet e tij u sh uan fare për shkak të depërtimit të maleve në pjesë të ndryshme të sipërfaqes së tij, rrënjëzimit të tyre në zona gjithmonë e më të thella të tij, e pozicionimit të tyre në ultësirat e tij. Pastaj Zoti hapi vend të gjerë midis dheut dhe kupës qiel lore e bëri që në të frynte erë për banorët e tij, të cilët i mësoi të zinin vendet më të përshtatshme të tij.

 

Dhe ishte prapë Ai, që nuk i la pas dore tokat shterpe, ku mungonin burimet ujore e ku lumenjtë nuk gjenin dot rrugë, po çoi mbi to ré fluturake, që gjallëruan hapësirat jo prodhuese duke rritur bimësi në to. Ai i afron retë e vogla e bën me to një ré të vetme, të madhe. Kur ajo mbledh ujë sa duhet dhe barkun e saj e shqyejnë rrufetë e zjarrta, që skuqin brinjët e fundet puplore të saj dhe zonat e saj ngjyrë plumbi, Ai e nis që të derdhë shi të bollshëm.

 

Dhe reja zvarritet e rëndë përmbi dhé, si deveja femër kur përgjunjet për t’u mjelur, ndërkohë që erërat e jugut nisin të shtrydhin prej gjinjve të saj ujin jetëdhënës. Në fund ajo bëhet njësh me faqen e tokës e ia jep asaj të gjithë ujin që mbartte me vete; me të Zoti rrit bimësi nëpër ultësira e barëra majë maleve të zhuritura. Dhe dheu ndihet i kënaqur që zbukurohet në këtë mënyrë, plot me kopshtie, dhe nuk i gëzohet dot veshjes së tij prej gjel bërimi të butë, stolisur me lule të panumërta. Kështu Ai bën gati mjete jetese për njeriun dhe siguron kafshët me ushqim. Është Zoti Ai që hap rrugë të gjera mbi faqe të dheut dhe ngre minare udhërrëfenjëse për ata që pritet të shkelin mbi to.

 

Për krijimin e njeriut dhe dërgimin e Profetit

 

Kur dheu u shpalos i tërë dhe Zoti kishte imponuar vullnetin e Tij mbi çdo gjë, Ai zgjodhi Ademin si më të mirin971 e krijesave të Tij dhe e bëri të parë në tërë krijimin e Tij. Zoti e vuri të rrinte në Parajsë, i dha ushqimin e nevojshëm dhe i tregoi, çfarë nuk i lejohej që të bënte. Ai e paralajmëroi se çdo shkelje në këtë çështje do të shihej si mosbindje ndaj Tij e se kjo do ta vinte në rrezik pozitën e tij. Ademi bëri pikërisht atë që i ishte ndaluar, gjë që Zoti e dinte qysh më parë. Por Zoti ia pranoi ndjesën dhe e zbriti për ta pop ulluar Tokën e Tij me pasardhësit e tij e për t’u dhënë krijesave të Tij dëshmi dhe argument rreth Tij. Edhe pse i dha Ademit vdekje, Ai nuk ia la në terr pasardhësit, pa dikë që t’u shërbente si dëshmi e bartës i Lajmit Hyjnor, duke qenë ndërkohë hallka lidhëse midis tyre dhe Dijes Hyjnore. Ai i ka nisur çdo brezi prova me lajmëtarët e Tij të zgjedhur e bartësit e besimit në Mesazhin e Tij, deri sa ky proces u përmbyll me profetin tonë Muhammed dhe deri sa mësimet dhe paralajmërimet e Tij morën një formë përfundimtare.

 

Ai urdhëroi mjete jetese, herë me bollëk e herë të pakta, dhe i shpërndau me kursim, por edhe me tepri. Në këtë mënyrë, Ai vinte në provë me dre jtësinë e Vet këdo që donte - me anë të pasurisë apo skamjes, për të nxjerrë kështu në shesh mirënjohjen e pasanikut dhe durimin e të skamurit. Pastaj e shoqëroi bollëkun me vuajtje dhe varfëri të plotë, sigurinë me helmin e fatkeqësive, dhe kënaqësitë e gëzimit me dhembjen e fortë të pikëllimit. Ai bëri mosha të caktuara e urdhëroi të jenë të gjata e të shkurtra, të hershme e të vonëta; por të gjitha i mbylli me vdekje në fund. Kështu, Ai ia dha vdekjes fuqinë për ta mbledhur fillin e jetës dhe për ta këputur fare në fund.

 

 Ai i di të fshehtatIV e atyre që i fshehin, bisedën e fshehtë të biseduesve të saj, motivin më intim të atyre që kënaqen nga hamendjet, garancitë e vendosura, romuzet e vështrimeve, përmbajtjen më personale të zemrave e thellësitë e të panjohurës. Ai di gjithashtu çdo gjë që thuhet në vesh, za hiretë verore të milingonave, foletë dimërore të insekteve, dënesën e mbytur që pas velit të një femre dhe fëshfërimën e hapave.

 

Ai di po ashtu ç’njolla ka faqja e brendshme e cipës në një gjethe, strofkat e fshehta të egërsirave nëpër shpella, male dhe lugina, brimat ku fshihen mushkonjat nëpër trungje pemësh e bimësi moçalesh, vendet që mugullojnë syth në çdo degë pemësh, fatin e çdo pike fare të derdhur në kanalet gjenitale, avujt e tejdukshëm që sa ngrihen nga faqet ujore, si dhe retë e mëdha e gjigande me gjithë pikat e shiut në bark të tyre, thërmijat e pluhurit që merr me vete një shkulm ere, sinoret e fshira nga përmbytjet e shirave, lëvizjet e insekteve mbi pirgjet e rërës, foletë e krijesave fluturuese në gërxhet malore, dhe cicërimën e zogjve llafazanë në gjysmëterrin e skutave ku klloçisin. Ai di çdo gjë që u jep thesareve manteli perla-bërës i molusqeve, gjithçka të mbuluar nga valët e detit, të fshehur nga terri i natës, të drituar nga rrezja e diellit, të zotëruar herë nga errësira e herë nga drita; di gjurmën e çdo hapi, ndijimin e çfarëdolloj lëvizjeje, jehonën e gjithë tingujve, dridhjen e buzëve, vendstrehimin e gjallesave, masën e grimcave, dënesat e zemrës së lavosur, si dhe gjithçka tjetër që ka në faqe të dheut, siç janë frutat e pemëve e gjethet që bien prej tyre, vendin ku hedh rrënjë fara apo mpiksjen e gjakut në trombozë, si dhe zhvillimin e jetës e të embrioneve. Asgjë s’e turbullon Atë në gjithë këtë pafundësi. S’ka pengesë ta ndalojë Atë në ruajtjen e asaj që ka krijuar, as lëngatë apo stres që të mundet ta bëjë të heqë dorë nga imponimi i Vullnetit të Tij e administrimi i krijesave të Tij. Dija e Tij depërton kudo midis tyre e ato janë përherë në vëmendjen e Tij. Drejtësia e Tij mbulon gjithçka e mirësia e Tij përfshin gjithçka, megjithëse çdo gjë i mbetet në borxh të përjetshëm me atë që i ka borxh.

 

Zoti im! Ti meriton përshkrimin më të bukur e nderimin më të lartë. Nëse të drejtohet Ty dëshira, kjo ndodh se je më i Miri për t’u dëshiruar. Nëse në Ty varet shpresa, kjo ndodh se je më i Nderuari, prej të cilit mund të shpresohet.

 

O Zoti im, Ti më ke dhënë një fuqi të tillë, që unë të mos lëvdoj tjetër, veç Teje, e të mos lartësoj tjetër, përveç Teje. Lëvdatat e mia nuk u drejtohen atyre, që mund të jenë vetëm burim zhgënjimi e çerdhe mosbesimi. Gjuha  ime nuk lëvdon qenie njerëzore, krijesa apo gjithçka tjetër, që s’mund të kup tohet pa mbështetjen tek Ti.

 

O Zoti im, çdokush që lavdëron dikë, ka tek ai që lëvdon të drejtën që t’i kërkojë dhurata e shpërblime. Prandaj i ktheva sytë e mi tek Ti, për the saret e Mëshirës e të Faljes Tënde. Zoti im, para Teje qëndron dikush që Të ka njohur vetëm falë Njëjësisë Tënde, që është Haku Yt, dikush që nuk shikon tjetërkë, përveç Teje, që të jetë i denjë për këto lëvdata e himne. Ajo që kërkoj unë nga Ti është që asgjë tjetër, veç bujarisë Tënde, të mos mundë ta shërojë mjerimin tim, dhe që nevojat e mia të mos përmbushen nga gjë tjetër, përveçse nga përmbushja e detyrimit tim ndaj Teje dhe nga Bujaria Jote. Na jep, pra, në këtë vend Vullnetin Tënd e mos na lejo t’i nderim duart tjetërkujt, përveç Teje. “Vërtet që Ti je i Gjithëfuqishmi përmbi gjithçka tjetër.” (Kur’ani, 66:8).

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top