• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 90

 

Mbi cilësitë e Zotit dhe disa këshilla

 

Lavdi i qoftë Zotit që është i mirënjohur pa qenë i shikuar, që krijon pa u menduar, që ka qenë përherë i Qenë, edhe kur nuk kishte qiell e kupë qiellore, as perde si dyer të larta, as natë të errët, pa le më dritë, as oqean të paqëtuar, as lartësi e lugina të thella, as vargmale me shtigje zik-zake dhe pllaja të gjera në maja, as dhé për troje e kopshtije, as krijesa me vetëdije dhe aftësi mendore. Ai është Buruesi i krijimit dhe Sunduesi i tij. Ai është Zoti i Krijimit e i krijesave dhe Ushqyesi i tyre. Dielli e Hëna vërtiten pa u lodhur kurrë, sepse zbatojnë Vullnetin e Tij, duke bërë të mplaket çdo gjë e freskët dhe të afrohet çdo gjë e largët940. Ai ua caktoi e shpërndau ushqimin, Ai i numëroi veprat dhe bëmat e tyre, frymëmarrjet e tyre, shikimet e tyre sekrete e çdo gjë tjetër që fshihet në gjoksin e tyre.

 

Ai i njeh vendet ku rrinë e stacionet e tyre të shtegtimit që nga kryqet e etërve e mitrat e nënave dhe deri sa të arrijnë në fund të udhëtimit të tyre. Ndëshkimi i Tij mbi armiqtë e Tij është i sertë, me gjithë gjerësinë e Mëshirës së Tij, dhe Dhembshuria e Tij për miqtë e Tij është e pafund, me gjithë ashpërsinë e ndëshkimit të Tij. Ai mposht këdo që synon ta vërë poshtë dhe rrënon këdo që përplaset me Të. Ai e mjeron atë që i kundërshton, dhe e bën zap atë që i mban mëri. Ai i mjafton kujtdo që mbështetet te Ai, i jep kujt i kërkon, ia kthen kujt i ka hua dhe e shpërblen atë që ia di.

 

O krijesa të Allahut, peshojeni vetveten përpara se t’ju peshojnë, dhe vlerësojeni vetveten përpara se t’jua masin vlerën. Merrni frymë përpara se t’ju asfiksohet truri, dhe silluni me përunjësi, përpara se t’ju vënë përpara pa kthim prapa. Dijeni:

 

Kur dikush nuk e ndihmon veten duke vepruar si këshillues e qortuesi i vetes, askush tjetër s’mund të jetë këshillues e qortues i tij.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top