Për Profetin e Shenjtë
Zoti e dërgoi Profetin kur misioni i profetëve të tjerë ishte ndalur dhe njerëzit kishin rënë në përgjumje të gjatë. Të këqijat kishin ngritur krye, të gjitha gjërat ishin në përçarje e në flakë të luftës, ndërkohë që bota e kishte humbur shkëlqimin dhe ishte plot me mashtrime të hapura. Gjethet e saj ishin zverdhur dhe s’kishte më shpresa për fryte, kurse ujët kishte hum bur nën tokë.
Minaret e udhëheqjes ishin zhdukur e ishin shfaqur shenjat e rrënimit. Bota ishte bërë e vrazhdë me njerëzit e saj dhe ia ckërmiste dhëmbët m’u në fytyrë kujtdo që dashurohej pas saj. Frytet e saj ishin veset, ushqimet e saj ishin kërmat, veshjet e saj të brendshme ishin frika e ankthi dhe mbulesa e saj e jashtme ishte shpata.
Prandaj merrni mësim, o krijesa të Zotit, kujtoni ç’mbrujtën ba ballarët dhe vëllezërit tuaj e që i bëri të jepnin llogari. Për Allah, koha juaj nuk është shumë prapa kohës së tyre, as kanë kaluar periudha të gjata sheku jsh midis jush, dhe as jeni shumë larg nga koha kur ndodheshit në kurmet e tyre. Për Allah, unë po ju them tani gjithçka që u ka thënë Profeti të parëve tuaj, sepse gjithçka që dëgjoni ju sot, nuk është tjetër nga ç’dëgjuan ata dje.
Sytë që panë për ta atë kohë dhe zemrat që dhembën për ta, shikojnë e dhem bin edhe këtë kohë për ju. Për Allah, juve s’ju është thënë gjë, që s’e dinin ata, e juve s’ju është dhënë gjë, që s’e kishin ata. S’ka dyshim që mbi ju vërtitet frerëlëshuar një fatkeqësi e madhe, që s’e di askush se ku do ta shfrejë tër bimin e radhës.
Prandaj, nuk duhet t’ju joshin e shtien në ngasje sharlatanët dinakë dhe tundonjësit e ndyrë, ata që rrojnë në pasuri, pushtet, ves dhe mëkat.
Jeta është si ajo hija përmbi tokë, që zgjatet për një farë kohe, përpara se të zhduket për fare; por s’ka dyshim që zhduket më në fund.