Për përsosmërinë e Zotit dhe këshillimin
Dëshmoj që nuk ka zot tjetër përveç Zotit Që është Një e Që s’ka part ner në Fuqitë e Tij. Ai është i Pari; një i parë i tillë, që s’ka asgjë përpara Tij. Ai është i Fundit; një i fundëm i tillë, që s’ka kufi përtej Tij. Imagjinata s’e rrok dot asnjë nga cilësitë e Tij, dhe as zemra e intelekti s’mund ta kapin dot natyrën dhe Thelbin e Tij. Tek Ai s’përdoret dot analiza, as ndarja. Asnjë sy nuk mund ta shohë Atë, dhe asnjë mendje s’mund ta kuptojë realitetin e Qenies së Tij. Pjesë nga e njëjta ligjëratë O krijesa të Zotit, merrni mësim nga shembujt mësimdhënës dhe nga shenjat e qarta. Bëni kujdes ndaj lajmeve që ju paralajmërojnë pasojat e tmer ret e shpagimit. Nxirrni dobi nga predikimi e qortimet. Së shpejti vdekja ngul mbi ju çaponjtë e saj dhe shpresat tuaja do të ndahen nga dëshirat; kohë të liga do të vërshojnë mbi kokat tuaja e hapat tuaja do kthehen e drejtohen për te vendi, ku vdekja do t’ju mbledhë të gjithëve një ditë. Atë Ditë çdokush do shoqërohet nga një përcjellës e nga një dëshmitar. Përcjellësi do ta çojë drejt gjykimit dhe Gjykatësit, kurse dëshmitari do dëshmojë për
veprimet e tij.
Pjesë nga e njëjta ligjëratë
Në Parajsë ka klasa të larta dhe vende qëndrimi të ndryshme. Beki met e saj janë të pafundme. Ai që është në të, nuk largohet kurrë prej saj. Ai që ka marrë në të banesë të përjetshme, nuk mplaket kurrë. Banorët e saj nuk bien ndonjëherë në hall apo ngushticë.