• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 84

 

 Për Amr bin Asin

 

Më çudit i biri i Nabighes kur u thotë Sirianëve se qenkam bufon e i kredhur në qejfe e zbavitje. Ai thotë gënjeshtra dhe flet si mëkatar. Shikoni:

 

Më e keqja e fjalëve është ajo që nuk ka asnjë të vërtetë. Ai flet e mashtron, premton dhe s’i mban premtimet. Ai lutet e bëhet rrodhe, por tregohet shpirtngushtë kur i lutet për diçka dikush tjetër. Ai i tradhton zotimet dhe s’e përfill farefisin. Kur është në luftë, komandon dhe qorton, por veç sa pa u futur ende shpatat në veprim. Se sapo vjen ky çast, taktika e tij më e mirë është zhveshja lakuriq përpara kundërshtaritI. Për Allah, mua më mban larg dëfrimit dhe argëtimit kujtimi i vdekjes, kurse atë e largon nga e vërteta harrimi i botës tjetër. Ai nuk i është betuar kot Mu’avies për besnikëri, pa marrë më parë fjalën se do t’i paguhet çmimi i saj dhe do t’i shpërblehet braktisja e fesë.

 

_________

 

 IImam Aliu aludon për ngjarjen, kur ‘pushtuesi i Egjiptit’, Amr bin Asi, vuri në përdorim tërë arsenalin e kurajos së vet, duke treguar sheshit pjesët më intime të trupit. Kjo ndodhi në betejën e Siffinit, kur ai dhe Imam Aliu patën një dyluftim dhe ai u zhvesh lakuriq për të stepur goditjen e shpatës. Pas kësaj Imam Aliu ktheu kokën në anën tjetër dhe ia kurseu jetën. Lidhur me këtë ngjarje, poeti arab Ferezdek thotë:

 

A ka më nder Amri, që vdekjen turpëroi, kur nxorri jasht hallatet e botës ia tregoi? Por Amr bin Asit nuk i takon nderi i të qenit origjinal as në këtë akt të pacipë, se në fakt ka ndjekur shembullin e një tjetri, që kishte vepruar kështu shumë kohë para tij. Njeriu që e përdori i pari këtë truk ka qenë Talha bin Ebu Talhai, që e shpëtoi jetën e tij në betejën e Uhudit duke u zhveshur lakuriq përpara Imam Aliut, me të cilin ishte  në dyluftim; është ai që ua tregoi të tjerëve këtë marifet. Përveç atij dhe Amrit, këtë truk e ka përdorur edhe Busr bin Ebi Artati për të shpëtuar lëkurën - po nga shpata e Imam Aliut. Pas kësaj pune të shëmtuar, Busri shkoi te Mu’avia e ky i kujtoi precedentin e Amr bin Asit për t’i hequr komplekset e turpit: “O Busr, kjo s’ka asnjë rëndësi. Nuk ke pse të ndihesh me turp nga kjo gjë, kështu ka vepruar përpara teje edhe Amr bin Asi.”

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top