Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 83

 

Kjo ligjëratë quhet Gharra dhe është një nga ligjëratat më të bukura të Imam Aliut Lavdi pastë Zoti, Që është përmbi çdo gjë tjetër dhe Që është pranë përmes Mirësisë e Dijes së Tij. Ai është Falësi i gjithë shpërblimeve e shquar jeve dhe Shpërndarësi i reve të mjerimit dhe vështirësive. Lëvduar qoftë Zoti për mëshirën e Tij të përjetshme dhe për bujaritë e Tij të pafund. I besoj, sepse Ai është i Shfaquri dhe i Pari në gjithçka; i kërkoj të më udhëheqë, sepse Ai më është i Afërti dhe Udhërrëfenjësi; i lyp ndihmë, sepse Ai është i Fuqishmi e Ngadhnjyesi; dhe ia besoj Atij gjithçka, se Ai është i Mjaftuesh mi dhe Përkrahësi. E, po ashtu, dëshmoj se Muhammedi është shërbëtori i Tij e Profeti i Tij, se Ai e dërgoi për rrënjosjen e porosive të Tij, për përhapjen e Mesazhit Përfundimtar të Tij e për të dhënë paralajmërimet e Tij.

 

Thirrje njerëzve për përkushtim

 

O krijesa të Zotit, ju këshilloj të keni frikë nga Ai, se Ai ka dhënë shem buj e caktuar zgjatje për jetët tuaja; ju ka dhënë mbulesënI e veshjes dhe ju ka shpërndarë mjete jetese; ju ka rrethuar me dijen e Tij e ju ka caktuar shpërblime; ju ka dhuruar mirësi të pamata e dhënë dhurata të panumërta; ju ka paralajmëruar nëpërmjet fakteve tepër të thella880 e ju ka numëruar nëpërmjet numrave; dhe ju ka caktuar moshën në këtë vend prove e këtë shtëpi, ku jepet mësim.

 

Në këtë botë jeni për provë dhe për këtë do jepni provim. Kujdes prej kësaj bote S’ka dyshim që ajo është vend rrëkeshë të ndyra e të turbullta dhe burim kënaqësishë të ndotura. Dukja e saj është joshëse, por brendësia e saj është shkatërronjëse. Ajo është ëndërr që përfundon shpejt, pasqyrim që davaritet, hije që nxiton për në terr dhe shtyllë e anuar, gati për të rënë. Kur përbuzësi i saj fillon ta pëlqejë dhe mosnjohësi i saj gjen në të haré, ajo ngrihet dhe fërkon duart, i mbërthen që të dy në kurthin e saj, i bën shenjë për shigjetat e saj dhe u vërvit lakun e litarit të vdekjes përreth qafës; pastaj i flak në varrin e ngushtë, si në një banesë të frikshme, për t’u thënë se ai është vendi ku duhet të rrinë deri sa të marrë hakun për veprimet e tyre. Kështu vazhdon brez më brez: Vdekja nuk i ndalon dot në rrënimin e tyre dhe mbijetuesit nuk i druhen aktit të mëkatit.

 

Vdekja dhe Ringjallja

 

Ata ndjekin pas njëri-tjetrin886 për të vazhduar turma-turma drejt ku f irit të fundit e takimit me vdekjen, dhe kështu përfundon çdo gjë: Bota vdes e ringjallja afrohet dhe më shumë. Atë Ditë ZotiII do t’i nxjerrë jashtë barkut të varreve a nga foletë e zogjve, strofkat e bishave e gjithë vendet e tjera, ku vdekja i ka shpurë apo proftasur.

 

Atëhere do nguten nën komandën e Tij e do të vrapojnë si kopé pa gojë, më këmbë e me ngutje, dallgë-dallgë, drejt ven dit që është caktuar për rikthimin e tyre përfundimtar. Të gjithë do jenë nën shikim të Zotit e do dëgjojnë këdo që do t’u flasë.

 

Do kenë veshur rrobën e atij që nuk ka më përkrahje dhe do të jenë krejt të nënshtruar, pa asnjë pikë dinjiteti. Atë Ditë, s’do t’u hyjnë më në punë sajesat e mendjes dhe shpresat do t’u veniten; zemrat do vithisen qetësisht,zërat do firojnë, djersa do t’ua mbyti fytin, frika do rritet dhe veshët do shun gullohen nga zëri shurdhues i lajmëtarit që thërret drejt Gjyqit të Fundit, drejt vendimit të tij për hakun, drejt goditjes së ndëshkimit dhe drejt dhënies së shpërblimit.

 

Kufizimet e jetës

 

Njerëzit u krijuan si provë e pushtetit të Tij e linden, rriten e zhvillohen mendërisht nën autoritetin e Tij; pastaj i merr vdekja përmes dhembjeve dhe i kall nëpër varre, ku do kthehen sërish pluhur. Pastaj do ngjallen prapë nga i pari te i fundit dhe secilit do t’i jepet vendimi për shpërblim apo do t’i kërkohet hesap për veprimet e bëra.

 

Të gjithëve u ishte dhënë kohë të kërkonin shpëti min, u ishte dëftuar rruga e drejtë dhe lejuar të jetonin e kërkonin mbështetje; atyre u ishte shpërndarë terri i dyshimeve rreth kësaj jete të tyre të parë e u ishte dhënë liri në një vend, ku duhej të përgatiteshin për garën e Ditës së Fun dit, duke zgjedhur urtësisht pikësynimet dhe duke marrë e përdorur aq kohë sa u duhej për të siguruar përfitime të vërteta dhe për t’u pajisur për vendin tjetër të qëndrimit.

 

 Nuk ka lumturi pa përkushtim

 

Sa të përshtatshme janë këto paralajmërime e shembuj mësimdhë nës, kur i presin zemra të pastra, veshë dëgjues, shikime të mprehta dhe mendje të kthjellëta! Kini frikë nga Zoti si ai që dëgjoi këshillën e mirë e u përul përpara saj, që bëri mëkat dhe e pranoi, që ndjeu frikë dhe veproi me virtyt, që u ngut kur u tremb, që besoi dhe kreu punë të mbara, që iu kërkua të merrte mësim dhe e mori, që hoqi dorë kur iu tha të përm bahej, që iu gjegj thirrjes së Zotit e u mbështet pas Tij, që u pendua kur u kthye mbrapsht895, që imitoi pasi pasoi896, dhe që e pa udhën e drejtë kur iu tregua. Ky njeri u dha pas kërkimit të së vërtetës dhe u shpëtoi të këqijave të kësaj bote duke ikur prej tyre.

 

Ai i mblodhi punët e mira si zahiré për veten e tij, kulloi përmbajtjen e qenies së vet, ndërtoi për botën tjetër e mori me vete pasuri të përshtatshme për ditën e ndarjes nga kjo botë, duke mbajtur për para syve udhëtimin e tij, kërkesën e tij e pozicionin e nevojës së tij. Pastaj i nisi të gjitha këto për në banesën ku do të qëndrojë, përpara se të nisej edhe vetë. O krijesa të Zotit, kini frikë prej Tij duke mbajtur mend pse ju krijoi, dhe druajuni prej Tij në masën që ju thotë Ai që t’i druheni. Veproni në mënyrë që ta meritoni atë që ju ka premtuar Ai, duke patur besim në vërtetësinë e premtimit të Tij e duke patur frikë nga Dita e Gjyqit të Fundit.

 

Pjesë e po asaj ligjërate, që u sjell njerëzve në vëmendje mirësitë e Zotit Ai bëri për ju veshë, që të dëgjoni e ruani gjithçka të rëndësishme; sy, që të keni shikim, në vend që të jeni të verbër; gjymtyrë të ndërtuara nga pjesë më të vogla me përkulshmëri në proporcion me trajtat e formave të tyre dhe gjatësinë e moshës së tyre; trup, që mban vetveten; organe e zemër që merren me kërkimin e shpërndarjen e ushqimit për të, si dhe shumë mirësi të tjera të mëdha e dhurata që imponojnë detyrime e janë fortesa të sigurisë. Ai ju fiksoi mosha që ju nuk i dini. Ai mbajti për ju ngritur rrënojat e brezave të kaluar që të mund të nxëni. Ato kohë njerëzit jepeshin pas qejfeve e nuk e njihnin vetëpërmbajtjen. Po vdekja i mori përpara se të nginjeshin dëshirat e tyre dhe i shqiti me kthetrat e saj prej tyre.

 

Ata nuk vunë zahiré për vete, sa kohë që kishin trupat të shëndetshëm, dhe nuk morën mësim nga zikzaket e rinisë. A nuk presin këta njerëz ende të rinj moshën e vjetër, kur shpina u kër ruset? A nuk presin sëmundje ata që gëzojnë shëndet e freski? Po njerëzit që jetojnë, a s’e presin dhe ata orën e vdekjes? kur çasti i ndarjes të ketë ardhur e udhëtimi të jetë i afërt, plot me sëmbime të hidhura dhe turbullirë, vuajtje nga dhembjet dhe mbytje nga pështyma që të ngec mu në fyt? kur vjen koha e kërkohen kushërinjtë e miqtë për ndihmë e për të ta rrotulluar trupin në shtrat? A munden atëhere të afërmit që të ta ndalin vdekjen? a munden gratë vajtojca që të bëjnë ndonjë mrekulli?

 

Jo. Mbetet vetëm vetmia në varrezë,mbyllur në dheun e gropës së ngushtë. Atje ku lëkura shpohet vrima-vrima nga zvarranikët e freskia merr fund nga të gjitha këto kobe. Shtërngatat kanë zhdukur gjithë gjurmët e mjerimet kanë fshirë edhe vetë shenjat e tyre. Trupat e freskët janë tretur e tharë dhe kockat janë sfungjeruar, kurse shpirtrat janë ngarkuar me barrën e mëkateve e janë bërë të vetëdijshme për gjërat e panjohura. Por tani nuk mund të bëhen më bëma të mira e të këqijat s’shlyhen dot më me pendesë. A nuk jeni ju bijtë, etërit, vëllezërit dhe të afërmit e këtyre të vdekurve?

 

A nuk do t’i ndiqni edhe ju gjurmët e tyre? A nuk do bëni edhe ju rrugët e tyre? Por zemrat janë ende in diferente, të pavëmendshme ndaj udhëheqjes e të zëna me punë të mbrapshta; sikur ai, të cilit i bëhet thirrje, të ishte dikush tjetër, dhe sikur udha e drejtë të ishte vërtet mbledhja e kënaqësive të kësaj bote! Por dijeni, se do t’ju duhet të kaloni nëpër urën e Siratit, aty ku shkallët lëkunden, këmbët rrëshqasin dhe priten rreziqe të frikshme në çdo hap.

 

Përgatitja për Ditën e Gjykimit Kini frikë nga Zoti me frikën e njeriut të urtë, që u është larguar gjërave të kësaj bote nga malli për botën tjetër. Droja nga Zoti e ka përvuajtur me mundime e dhembje trupin e tij, zgjimet për lutjet e natës e kanë shndërruar gjumin e tij të pakët në vigjëllim, shpresa902 e mban të etuar gjatë ditës, për korja ia frenon ambicjet dhe kujtimi i Zotit regëtin pa reshtur mbi gjuhën e tij. Ai u trembet rreziqeve dhe u shmanget rrugëve jo të sheshta për t’u futur në udhët e qarta; ndjek udhën më të shkurtër për të arritur qëllimin dhe s’e lë pasionin t’ia shtrembërojë mendimin, as shprehjet e dykuptimshme që t’ia verbojnë sytë; ka paqe dhe i mbush ditët me ngazëllim nga hareja e lajmeve të mira e joshja e të mirave të përjetshme; kalon nëpër shtigjet e kësaj bote me përkorje dhe e fiton botën tjetër me virtyt.

 

Ai ngutet drejt virtytit nga frika e tërheqjes në ves; lëviz i ethshëm tërë jetën e tij të shkurtër në këtë botë e harrohet pas kërkimit të së mirës së përjetshme, duke iu shmangur së keqes; është i vëmendshëm sot për të nesërmen dhe nuk e heq të ardhmen nga vështrimi. Sigurisht, shpërblimi dhe suksesi më i mirë është Parajsa dhe ndësh kimi dhe mjerimi më i përshtatshëm është Skëterra. Zoti është Hakmarrësi e Ndihmësi më i mirë, kurse Kur’ani - argumenti dhe referenca më e mirë për gjykim.

 

 Paralajmërimi kundër Shejtanit

 

Këshilla ime është që t’i frikoheni Zotit, Që s’ju la më shfajësim për atë që paralajmëroi e që e shteri argumentin e udhëheqjes në lidhje me udhën e drejtë, që ju dëftoi. Ai ju bëri të vetëdijshëm për armikun903 që jua surb e për thith zemrat heshturazi e ju flet vjedhurazi në vesh, duke ju futur kështu në rrugë të gabuar, duke ju bërë premtime mashtruese, duke u fshehur nën për shtypje mashtruese dhe duke ju çuar në shkatërrim. Ai jua shfaq mëkatet e këqija në forma joshëse e i tregon të natyrshme edhe krimet më të ndyra. Dhe vetëm pasi ju ka futur në strofkën e tij, pasi e ka arritur qëllimin e tij dhe ju ka bindur të punoni për të dhe për të zezën tuaj, vetëm atëhere jua hap sytë dhe ju lë që ta shihni të vërtetën.

 

E ju shikoni mëkatet tuaja të përbindshme dhe gjërat që vijnë më pas pashmangshmërisht, dhe ndjeni dëmin e pasojave të trishtueshme të fjalëve dhe veprave tuaja; por është vonë, se nuk ka më kohë të pendoheni, as ta zhbëni të keqen që bëtë

 

Pjesë e po asaj ligjërate që trajton krijimin e njeriut

 

Shikojeni njeriun që Zoti e krijoi pas një radhe perdesh në terrin e mi trës së nënës nga ajo që në krye ishte një vërshim fare, pastaj lëmsh pa formë, pastaj embrion, pastaj foshnjë që rrufit gjirin, pastaj fëmijë dhe, më tej, riosh i rritur plotësisht. Zoti i dha zemër që punon në mënyrë të përkryer, mendje të shëndoshë e të mbrojtur mirë, gjuhë për të folur e sy për të parë, në mënyrë që të mundë të marrë mësim nga gjithçka që ndodhet përqark tij, për të kup tuar e ndjekur paralajmërimet dhe për të hequr dorë nga e keqja.

 

Po kur arrin rritjen normale e shtati i fiton zhvillim mesatar e bëhet truplartë e i fuqishëm, bie në vetëmashtrim, krenari e kotësi. Atë kohë, male të tëra dëshirash i zënë pamjen, e ai zhytet në plotësimin e tyre e të qëllimeve të ulëta, që synojnë kënaqësitë e kësaj bote.

 

Ai s’druhet më nga asnjë e ligë dhe nuk frikësohet nga asnjë befasi, deri sa vdes i ngadhnjyer prej veseve të tij. Kështu, pra, e shpenzon jetën e tij të shkurtër: Duke rendur pas hiçit, pa f ituar ndonjë shpërblim dhe pa përmbushur ndonjë përgjegjësi. Dhe, ndërsa është ende në krahët e epsheve, e mbërthen sëmundja fatale dhe ai e humb fare. Netët i kalon pa gjumë, në torturat e maktheve dhe mundimet e dhem bjeve e të sëmundjeve, duke patur aty pranë vëllain e një barku, babain e dashur, nënën që vë kujën e motrën që e lan me lotë, ndërsa vet ai është në vegime marrosëse, në humbje alarmonjëse ndjenjash, britma drithëronjëse, rënkime të pafuqishme, ankthe të frymëmbajtjes dhe shtrëngime të vdekjes.

 

Pas kësaj e mbështjellin në qefin, tashmë të heshtur dhe të nënshtru ar ndaj të gjithëve, dhe e vendosin mbi dhoga, ashtu, të rrëgjuar nga vuajtjet e të tretur nga lëngata. Turma e djelmoshave dhe e vëllezërve, që i nden jën pranë, e shpien në qelinë e vetmisë së tij, aty ku i ndalohen lidhjet me vizitorët. Pastaj ata që e shoqëruan largohen dhe ata që e vajtuan kthehen, ndërkohë që ai mbetet në varr të tij, në pritje të hetimeve tmerronjëse dhe të ekzaminimeve zvarranike. Por tmerri më i madh i këtij vendi është uji zhuritës e futja në Skëterrë, aty ku ligjin e bën flaka e zjarri e ku prushi flakë i kuq pjek përjetësisht. Aty nuk ka prehje, as kohë për t’u qetuar, as fuqi që mund të ndërmjetësojë, as vdekje që të sjellë ngushëllim dhe as gjumë për të fashitur dhembjet. Aty do të mbetet përgjithmonë, i ekspozuar ndaj vdekjeve të llojeve të ndryshme dhe ndaj mundimeve të paprera.

 

 Prandaj e duam strehën e Zotit.

 

Mësimi që duhet nxjerrë nga ata që kanë ikur nga kjo jetë O krijesa të Zotit!

 

Ku janë ata që u lejuan të arrijnë mosha të mëdha e që gëzuan mirësi? U dhanë mësime e nuk i mësuan, u dhanë kohë dhe e shpen zuan për gjëra kot, u dhanë shëndet dhe e harruan misionin e tyre. Të gjitha i patën: Jetën e gjatë për të jetuar, mjete jetese me shumicë, paralajmërimin për ndëshkim të hidhur dhe premtimin për dhurata të shumta. Largohuni, pra, nga mëkatet që çojnë në shkatërrim e vese e tërheqin zemërimin e Zotit!

 

O njerëz, që kini sy e veshë dhe pasuri e shëndet! Mos vallë ekziston ndonjë vend për t’u mbrojtur, ndonjë strehë e sigurtë, apo azil, apo liman, apo rast për të ikur, apo qoftë edhe për t’u kthyer përsëri? Në qoftë se jo, atëhere mendoni me kujdes, ç‘jeni duke bërë me jetën tuaj e për ku jeni nisur. Ç‘gjëra janë ato që ju mashtrojnë?

 

Nuk ka dyshim që pjesa e secilit në këtë botë është  veç një copë tokë me masën e shtatit të tij, ku ai do rrijë shtrirë me faqet në pluhur. E tanishmja është koha më e mirë për të vepruar. O krijesa të Zotit: Për sa kohë që qafa është e lirë nga laku908 dhe shpirti është akoma i paprangosur909, keni ende mundësi të kërkoni udhëheqje; keni shëndet të trupit e mund të mblidheni në shoqëri; keni përpara pjesën e jetës, që ju ka mbetur; keni mundësi që të veproni me vullnetin tuaj; keni kohën për t’u penduar dhe jeni në rrethana paqësore. Veç duhet të veproni, para se të bini në gjendje të vështirë e në halle, apo t’ju mbërthejë frika e dobësia, para se t’ju vijë vdekja e pritur, dhe përpara se t’i shkoni Zotit të Pushtet shëm e të Gjithëfuqishëm. Sejjid Raziu thotë:

 

Tregohet që kur e mbajti Imam Aliu këtë ligjëratë, njerëzit filluan të dridhen, lotët u rridhnin syve dhe zemrat e tyre ishin llahtari sur. Disa njerëz e quajnë këtë ligjëratë ‘Ligjërata Brilante’ (Khutbe’t ul-Gharra).

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top