Për botën dhe njerëzit e saj Si ta përshkruaj këtë botë, ku vjen përmes dhembjes e ikën përmes vdekjesI? Veç veprat e ligjshme vlejnë këtu, se të ndaluarat sjellin ndëshkim. Këtu mbrun brenga ai që është i pasur dhe gëlltit helm ai që është i varfër. Ai që jepet shumë pas saj, s’e arrin dot, e atij që i rri larg, i vjen vetë. I fal shikim kujt sheh përmes saj, por po t’i robëroi sytë, t’i verboi.
Sejjid Raziu thotë:
Në qoftë se mendimtari do përqendrohet mbi këtë frazë të Prijësit të Besimtarëve: ‘men absarabeha bassarethu’, do gjejë në të nu anca të mrekullueshme dhe kuptim të thellë e që shkon larg. Megjithatë është e vështirë të çmohen si duhet vlerat e saj, ashtu si qëllimi i saj që s’mund të rro ket aq kollaj; po kur ajo kombinohet me frazën tjetër të Prijësit të Besimtarëve, ‘we men absara ilalhe ‘aamethu’, ai do ta shikojë fare të qartë, të shkëlqyer, të mrekullueshëm e rrezatues ndryshimin midis ‘absara bihe’ dhe ‘absara lehe’.