Për Zubeirin, mbajtur në një moment që i përshtatej.
Thotë se e dha betimin e besnikërisë me dorë e jo me zemër. Pra, pra non se është betuar. Sa i takon pretendimit se është betuar me tjetër gjë e jo me zemër, kjo kërkon shpjegim të qartëII; përndryshe të kthehet atje nga u nis.
__________
(Pasi u betua për besnikëri mbi dorën e Imam Aliut, Zubeir ibn el-Ewami e theu fjalën e dhënë me pretekstin se kishte qenë i detyruar të betohej dhe se kjo lloj bese nuk ishte më besë; në raste të tjera ai është shprehur se ky betim ishte vetëm hi syve dhe se zemra e tij nuk pajtohej me të. Kështu, ai pohonte me vet gojën e tij dyfaqësinë e sjelljeve e të thelbit të përmbajtjes së tij.
Ky është si shfajësimi i atij që, pasi e pranoi Islamin, e braktisi prapë e pastaj thotë nga frika e ndëshkimit se e kishte pranuar vetëm me gjuhë, po jo me zemër. Natyrisht, ky nuk është shfajësim, as e shmang dot ndëshkimin e merituar. Nëse Zu beiri dyshonte vërtet se Imam Aliu kishte nxitur vrasjen e Uthmanit, duhej ta kishte pasur këtë dyshim qysh kur shtërngonte dorën e tij në shenjë besnikërie e i betohej për bindje, jo më pas, kur u zhgënjyen shpresat e tij e nisën të ushqehen shpresa të reja nga diku tjetër. IIImam Aliu e hedh poshtë me fare pak fjalë këtë pretendim të tij: Nëse Zubeiri pranon se e ka shtrirë dorën e besnikërisë, t’i përmbahet betimit, përderisa të gjejë një shfa jësim për thyerjen e tij. E nëse, sipas tij, një gjë e tillë shkonte kundër zemrës së tij, atëhere le të jepte prova për këtë qëndrim të saj. E meqë prova për gjendjen e zemrës nuk mund të jepen, atëhere si është e mundur që ai të gjejë të tilla! Natyrisht, një pohim i pabazuar në prova, nuk mund të pranohet nga gjykimi.)