• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 79

 

 Kur Imam Aliu vendosi të nisej për luftë me harixhitët, dikush i tha: “Yjet thonë se nuk do t’i arrihet qëllimit, po qe se niseni tani”. Imam Aliu iu përgjigj:

 

Ju pretendoni se mund të thoni orën kur del njeriu, pa u rrezikuar të gjejë keq? E se mund ta paralajmëroni kohën kur e pret e zeza, nëse del?

 

Kush thotë kështu zhvlerëson Kur’anin dhe shfaq mosrespekt ndaj Zotit, sepse mendon se mund të dijë ç’gjëra do të ndodhin nga gjërat e dëshiruara prej Tij, dhe ç’gjëra do të shmangen nga gjërat e padëshiruara prej Tij. Në këtë mënyrë, ju përkëdhelni shpresën se dëgjuesi i këshillës tuaj do t’ju lëvdojë ju dhe jo Zotin.

 

Ju gënjeni veten kur mendoni se jeni ju, që mund të jepni orientime për orën se kur mund të arrihet përfitimi dhe kur mund të shmanget humbja. Pastaj Imam Aliu u kthye nga njerëzit dhe tha  nëse priret drejt thënies së fatit e prej saj s’kërkohet orientim në dete e në tokë. Astrologu pretendon të parashikojë dhe parashikuesi është një farë magjistari. Po magjistari nuk ka fé, e ai që s’ka fé, e ka vendin në Skëterrë. Prandaj, o njerëz, mjafton vetëm emri i Zotit për të ecur përpara.

 

__________

 

(Kur u vendos të marshohej drejt Nehravanit për të shtypur rebelimin e harixhitëve, Afif bin Kejsi i tha Imam Aliut: “Kjo orë nuk është e mirë. Po të niseni në këtë orë, atëhere në vend të fitores dhe të suksesit, do pësoni disfatë dhe do mundeni.” Imam Aliu nuk e mori  fare parasysh mendimin e tij, po e urdhëroi ushtrinë të marshonte në kohën e parashikuar. Harixhitët pësuan një disfatë të atillë shkatërrimtare, sa nga nëntëmijë luftëtarët që kishin, shpëtuan gjallë vetëm nëntë. Të gjithë të tjerët u vranë. Imam Aliu argumenton që astrologjia është e gabuar dhe e pasaktë në tre pikëpamje:

 

Së pari, të besosh se mendimi i një astrologu mund të jetë korrekt është si ta quash Kur’anin të gabuar. Kjo sepse astrologu pretendon se merr vesh gjëra të fshehta të së ardhmes me anë të vrojtimit të yjeve, ndërkohë që Kur’ani thotë: “Thuaj: As në qiej e as në tokë nuk është kush që ta dijë të fshehtën, përveç Zotit.” (Kur’ani, 27:65).

 

Duke pretenduar e besuar se mund të njohë të ardhmen dhe përfitimin ose humbjen e një kohe tjetër, astrologu bie në një gabim të dytë. Ai lë pas dore orientimin te Zoti dhe nuk e ndjen më të nevojshme ndihmën e Tij. Kjo indiferencë ndaj Zotit e ky vetëbesim i tij është një lloj herezie e ateizmi dhe shënon fundin e shpresave të tij tek Zoti.

 

Së treti, astrologu e shikon çdo sukses të tij të rastit si dëshmi të vlerës së dijeve të tij. Për pasojë, ai fillon t’i kërkojë meritat e tij në vetë qenien e tij, në vend që të lavdëronte Zotin për suksesin; kjo i ngjall shpresa e pretendime që edhe njerëzit që i besojnë, duhet t’i jenë mirënjohës atij dhe jo Zotit. Po mundësia e parashikimit përmes astrologjisë nuk mund të vërtetohet në atë masë, sa të besohet që gjetjet e saj janë të vlefshme një herë e mirë.

 

Ato u nënshtrohen ndryshimeve që përcaktohen nga vullneti i Zotit. Kompetenca e arritur në astrologji nga shumica e dijetarëve të Islamit është korrekte pikërisht për faktin se ata s’i shohin si përfundimtare gjetjet e saj.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top