Kur mësoi se Umejjadët e fajësonin për vrasjen e Kalifit të Tretë, Imam Aliu tha: As njohuritë që kishin për mua e as qenia ime i parë s’i penguan Umejjadët e paditur të më akuzonin dhe të ma hidhnin fajin mua. Para lajmërimet e Zotit janë më elokuente sesa gjuha ime864. Unë jam armiku i kujt shmanget nga Besimi dhe kundërshtari i kujt mbjell dyshim. Pasiguritë duhen vënë përballë Kur’anit, Librit të Zotit. Nuk ka dyshim se njerëzit do të shpërblehen për çfarë kanë në zemër.