Kur Komisioni Konsultativ (Shura’) vendosi t’i betohet Uthmanit për besn ikëri, Imam Aliu tha:
Ju patjetër e dini që më i ligjshmi nga gjithë të tjerët për Kalifatin jam unë. Për Allah, për sa kohë që punët e muslimanëve do të mbeten të pacen uara dhe padrejtësia s’do të bjerë mbi ta, por vetëm mbi mua, unë do ta ruaj qetësinë, duke kërkuar shpërblim për këtë dhe duke u qëndruar larg joshjeve dhe tundimeve të kësaj bote, aq të dëshiruara prej jush.