• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 73

 

 Imam Aliu e ka mbajtur këtë ligjëratë në Basra, në lidhje me Merwanin. Pasi u kap rob në Ditën e Xhemelit, ky i fundit iu lut Hasanit e Huseinit të ndërhynin tek Imam Aliu për ta falur. Ata ia përcollën këtë lutje të tij Imam Aliut, i cili e fali dhe e liroi. Atëhere i thanë:

 

“O Prijës i Besimtarëve, ai kërkon të të betohet për besnikëri”. Imam Aliu u përgjegj me këto fjalë: A nuk m’u betua për besnikëri edhe pas vrasjes së Uthmanit?

 

Tani nuk kam më nevojë për besnikërinë e tij, sepse dora e tij është si e judës. Ma shtrin tani në shenjë bese, po e heq prapë, pa kaluar shumë. Por ai do të vijë në pushtet për aq kohë sa i duhet një qeni të lëpijë hundën e tij, madje do sundojnë dhe të katër bijtë e tij. Njerëzit do kalojnë ditë të rënda nën të e bijtë e tij.

 

____________

 

 (Merwan bin Hakami ishte nip860 dhe dhëndërr i Uthmanit. Njihej me nofkën ‘Khaitul Batil’, për shkak të trupit të tij të hollë. Kur Abdul-Malik bin Merwani vrau Amr bin Sa’id Eshdakin, vëllai i këtij të fundit, Jahja bin Sa’idi, tha: O bij të Khait ul-Batilit, ju e mashtruat Amrin; njerëzit si ju e ngrejnë autoritetin e shtëpive të tyre mbi mashtrim dhe pabesi. Babai i tij, Hakami, e kishte pranuar Islamin vetëm si kishte rënë Meka. Ai i kishte sjel lur Profetit shqetësime të mëdha me sjelljet dhe veprimet e tij, prandaj Profeti e kishte nëmur atë e pasardhësit e tij, duke thënë:

 

”Pasardhësit e këtij njeriu do t’u sjellin shumë mjerime njerëzve të mi”. Së fundi, kur kaloi çdo kufi me intrigat e tij, Profeti e dëboi nga Medina në luginën Daxh (në Taif).

 

Me të kishte shkuar edhe Merwani. Profeti nuk e lejoi të hynte më në Medinë sa ishte gjallë dhe kështu bënë edhe dy kalifët e parë. Gjatë mbretërimit të Kalifit të Tretë, të dy ata, atë e bir, u thirrën në oborr, bile Merwani u ngjit në poste të tilla që i jepnin mundësi të kishte në kontroll tërë pikat kyçe të Kalifatit. Më pas për të erdhën kohë shumë më të mira. Pas vdekjes së Mu’avia bin Jezidit, u bë kalif i muslimanëve, por sundimi i tij zgjati vetëm nëntë muaj e tetëmbëdhjetë ditë. Pastaj vdiq nga një sëmundje e rëndë, që e detyroi të shoqen t’i ulej pranë e të mos i ndahej deri në frymën e fundit.

 

Katër bijtë, që përmend Imam Aliu në fjalimin e tij, ishin katër djemtë e Abdul-Ma lik bin Merwanit dhe pikërisht: Walidi, Suleimani, Jezidi dhe Hishami, të cilët u ngjitën njëri pas tjetrit në krye të Kalifatit e kryen bëma nga më të shëmtuarat në histori.

 

Disa komenta torë thonë se Imam Aliu ka parasysh vet djemtë e Merwanit, të cilët quheshin Abdul-Malik, Abdul-Aziz, Beshar dhe Muhammed. Nga këta kalif i Islamit u bë vetëm Abdul-Maliku, kurse Abdul-Azizi u bë governator i Egjiptit, Beshari governator i Irakut e Muhammedi governator i Xhezires.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top