Duke qortuar irakenët
O njerëz të Irakut! Ju jeni si ajo gruaja që lind foshnjë të vdekur pas kaq muajsh shtatzani e burri i saj ka vdekur e i ka mbetur akoma kohë e gjatë për të jetuar si vejushe, ndërkohë që trashëgohet vetëm nga kushërinj të largët. Për Al lah, unë s’erdha tek ju se më pëlqente, por ishin rrethanat që më prunë. Mësova se thoni që Aliu flet gënjeshtra. Zoti ju vraftë! E kundër kujt flitkam gënjeshtra unë? Mos vallë kundër Zotit? Po unë jam i pari që besova në ‘Të. Mos ndofta kundër Profetit të Tij? Po unë jam i pari që dëshmova për të. Sigurisht që jo. Për Allah, kjo ishte veç një mënyrë të shprehuri, po ju s’arritët ta vlerësonit se s’jeni të aftë për këtë gjë. Mjerë ju! Jua them gjithë këto shprehje të bukura pa pasur qël lime të përfitoj prej jush. Ah sikur të kish enë mjaft më të denja e më të bollshme për t’i mbajtur! Po s’ka dyshim, që ju do arrini t’i kuptoni pas ca kohësh.
___________
(Pas Arbitrimit, irakenët ranë në letargji dhe paburrëri dhe nuk reagonin ndaj sulmeve të vazhdueshme të Mu’avies. Atëhere Imam Aliu mbajti këtë fjalim, duke i paralajmëruar e qortuar. Në të përmend mashtrimin që pësuan në Siffin, duke i krahasuar me një grua që ka pesë cilësi:
1. Së pari është shtatzënë. Kjo nënkupton se këta njerëz kishin aftësi të plota për të luftuar dhe nuk ishin si ato gratë shterpa, nga të cilat s’mund të pritet asnjë gjë fazat e vështira dhe ishin fare pranë qëllimit të fitores përfundimtare.
2. Së dyti, ajo e ka mbaruar periudhën e barrës. Pra këta njerëz kanë kaluar nëpër të gjitha fazat e vështira dhe ishin fare pranë qëllimit të fitores përfundimtare.
3. Së treti, ajo e dështon me dashje foshnjën e vet. Kjo do të thotë se këta njerëz iu futën zgjidhjes së çështjes duke shkuar fare pranë fitores, por në vend që të arrinin synimin e lakmuar, u ndeshën me zhgënjimin.
4. Së katërti, periudha e saj e vejushërisë është e gjatë. Kjo do të thotë që këta njerëz do të mbeteshin për një kohë të gjatë pa zot e pa mbrojtës dhe, si të tillë, do të silleshin vërdallë pa askënd që t’i sundonte.
5. Së pesti, trashëgimtarët e saj do të jenë persona të largët. Kjo do të thotë që pronat dhe fatet e këtyre njerëzve do të trashëgoheshin nga Sirianët, që nuk kishin lidhje të afërta me ta.