• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 7

 

Për hipokritët

 

AtaI e pranuan Shejtanin si zot të punëve të tyre e ai i pajtoi si laro të tij; u ka lëshuar në kraharor vezët e atje i klloçit e i çel; dhe i lë vocërrakët e tij t’u kacavirren e t’u lodrojnë mu në prehër; dhe shikon përmes syve të tyre e flet me gjuhën e tyre; ua zbukuron gjërat e pështira e kështu i gremis në mëkat. I tillë është veprimi i atij, që iu bë shok dhe ndihmës në paudhësitë e tij e që i dha gjuhën për të folur të pavërteta.

 

________

 (Imam Aliu i shikon hipokritët663 si partnerë të Shejtanit dhe si ndihmësit e përkrahësit e paudhësive të tij. Ata janë mpleksur aq shumë me të, sa banesa e tyre është bërë e tij, e vetë ai fle në gji të tyre. Aty shtron vezët dhe i çel të vegjlit e tij - në zemrat e tyre, e këta lozin e kaca-virren pa teklif në prehër të tyre. Kështu, ligësitë satanike lindin, rriten dhe shtohen në gjoks të tyre e për to nuk ka cak e kufizim. Djalli ka depërtuar gjakun e tyre e është tretur në shpirtin e tyre, aq sa është bërë njësh me ta. Pas kësaj, vetëm sytë janë të tyre, se shikimi është i tij, dhe vetëm gjuha është e tyre, se fjalët janë të tij, siç ka thënë dhe vetë Profeti: ”Dhe vërtet: Shejtani e përshkon si gjaku të birin e Ademit”. Pra, ashtu si lëvizja e gjakut, që nuk pushon kurrë, ashtu nuk njeh pushim as përhapja e rrufeshme e ligësive të Shejtanit, që riciklon të keqen në shpirtin e njeriut që ka pushtuar, qoftë ai në gjumë apo zgjuar, më këmbë apo ulur. Ai i jep çdo gjëje të tij ngjyrat e veta djallëzore, aq sa vjen një kohë që fjala dhe veprimi i tij bëhen kopje e saktë e fjalëve dhe e veprimeve të veta. Ata që i kanë zemrat e tyre të ndriçuara me fé, nuk kanë vend në të për ligësi, por ka mjaft të tjerë, të gatshëm për t’i mirëpritur këto të liga. Këta janë ata që ecin me hapa herezie të maskuar nën veshjen Islame.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top