Në ditët e Siffinit
Imam Aliu u tregonte luftëtarve të tij si duhej të luftonin:
O muslimanë! Bëjeni zakon të jetës suaj frikën prej Zotit. Mbulojeni veten me paqen e mendjes dhe shtërngojini dhëmbët, sepse kjo e bën shpatën që të vallzojë përmbi kafka. Mos lini boshllëqe në armaturë e shkundini shpatat në mill përpara se t’ua tregoni syve të armikut. Mos ia ndani sytë kundërshtarit.
Përdorini heshtat nga të dyja anët e goditeni armikun me te hun e shpatës. Mbani mend që jeni përpara Zotit dhe në shoqëri të vëllait të Profetit. Mos i reshtni sulmet dhe shikojeni disfatën e largimin nga beteja si një gjë të pështirë e turp për pasardhësit tuaj e si një shkak për t’ju flakur në zjarr Ditën e Gjykimit. Jepeni jetën pa ngurruar dhe shkoni qetësisht drejt vdekjes. Mbajeni në sy këtë turmë të stërmadhe dhe atë tendën fushore e synoni në qendër të saj, sepse është vetë Shejtani850 që fshihet nën kubé të saj. Ai i ka shtrirë tashmë duart për të na sulmuar, po njërën këmbë e ka lënë prapa, gati për t’ia mbathur. Vazhdoni të qëndroni, derisa drita e së Vërtetës të agojë përmbi ju. “Ju keni epërsi e Zoti është me ju dhe s’ka për t’i shpërfillur kurrë punët tuaja.”
(Kur’ani, 47:35).