Për Cilësitë e Zotit.
Lavdi i qoftë Zotit, për të Cilin një gjendje s’i paraprin një tjetre, sepse kjo do ta bënte të ishte i Mëparshmi përpara se të ishte i Mëpastajmi dhe të ishte i Shfaquri para se të ishte i Fshehuri. Çdo gjë që numërohet si një, përveç Atij, është një se është i paktë, e çdo qenie që gëzon nder, veç Atij, është e përunjur dhe e përhumbur.
Çdo person i fuqishëm, veç Atij, është i dobët. Çdo zot, veç Atij, është skllav. Çdo njohës, veç Atij, është kërkues i dijes. Çdo i pushtetshëm, përveç Atij, do ta humbasë dikur apo diku kon trollin mbi veten dhe të tjerët. Çdo dëgjues, përveç Atij, është i shurdhët ndaj zërave të lehtë, ndërkohë që zërat e lartë e shurdhojnë, kurse ata që vijnë nga shumë larg, janë për të fare të humbur. Çdo soditës, përveç Atij, është i verbër ndaj ngjyrave që nuk shihen838 e trupave tepër të imtë.
Çdo gjë e shfaqur, përveç Atij, është e fshehur dhe modeste në Gjithësinë e pamatë, dhe çdo gjë e fshehur, përveç Atij, është e paaftë të bëhet e shfaqur. Ai s’e krijoi atë që krijoi për të forcuar autoritetin e Tij, as nga frika e pasojave të kohës, as për të kërkuar ndihmë nga sulmi i ndonjë partneri të barabartë me Të, apo nga ndonjë kundërshtar i urryer e mburravec. Të gjitha krijesat janë mbarështruar e ushqyer prej Tij dhe janë skllevër të përulur të Tij. Ai nuk është formësuar në ndonjë nga krijesat e Tij, që të thuhet se ekziston në të, dhe as është i përveçuar nga ndonjë gjë, që të thuhet se nuk ndodhet në të. Atë nuk e lodh krijimi i asaj që solli në qenie, as administrimi i asaj që mban nën kontroll. Atë nuk e kap asnjë dobësi në raportet me krijesat e Tij.
Ai nuk ka asnjë dyshim për atë që ka vendosur e komanduar. Vendimi i Tij është i sigurtë, dija e Tij është përfundimtare dhe qeverisja e Tij është përmbi çdo gjë. Atë e thërrasim në kohë mjerimesh, Atij ia kemi frikën kur gëzojmë mirësitë e Tij.