Për rrënimin dhe shkatërrimin e kësaj bote.
O krijesa të Zotit! Kijeni frikë Zotin e priteni vdekjen me punë të mira. Blijeni gëzimin e përjetshëm duke e paguar me dëfrimet kalimtare të kësaj bote. Bëhuni gati për udhëtimin, për të cilin keni ardhur këtu, e përgatiteni veten për vdekjen, që ju rri pezull përmbi krye. Bëhuni njerëz që zgjohen, kur thirren, që e dinë se kjo botë nuk është shtëpia e tyre, e që s’kanë pse ta ndërrojnë828, përderisa e dinë. Nuk ka dyshim që Zoti s’ju krijoi pa një qëllim dhe as ju ka lënë kot në këtë botë. Nuk ka asgjë midis secilit prej jush dhe Parajsës a Skëterrës, përveç vdekjes që do t’ju ndodhë se s’bën.
Jeta bëhet çdo çast më e shkurtër, shpërbëhet çdo orë që kalon dhe nuk është asgjë, veçse kalim. Drejt jush është nisur vdekja, kjo gjë misterioze, hipur mbi shpinën e kuajve të palodhur të ditës dhe të natës; dhe nuk ka dyshim që ka për t’ju arritur herët apo vonë. Kalorësi829 që afrohet me hapa të vendosura dhe të llogaritura meriton mikpritjen më të mirë, edhe pse mund t’i sjellë sukses apo dështim kujtdo prej jush.
E pra, sa kohë jeni në këtë botë, merrni prej saj mjete të tilla, që do mund t’i përdorni nesër si mburojë. Kijeni frikë Zotin, qortojeni vetveten, nisni përpara pendesën tuaj dhe mos u bëni robër të dëshirave tuaja, sepse vdekja ju vjen vjedhurazi, dëshi rat ju mashtrojnë dhe Shejtani është përherë në përgjim e gjueti të tyre. Ai e lezeton mëkatin, që ju të mund ta kryen, dhe e nxit vonesën e pendimit, deri sa ambicja të rritet aq sa t’a mbytë në shpërfillje e harresë. Mjerë njeriu që e lë pas dore:
Vet jeta e tij do jetë provë kundër tij, vet ditët e tij në mëkat do ta shpien në ndëshkim. Ne i përgjërohemi Zotit të Lavdishëm të na bëjë ne e ju si ata që mirësitë s’i futën dot në rrugën e gabuar, që asgjë nuk mund t’i ndalë në bindjen ndaj Atij, dhe që pas vdekjes nuk i zë as turpi, dhe as pikëllimi.