Për karakterin kalimtar të kësaj bote.
Hapni sytë! Kjo botë është vendi, nga i cili nuk mund të kërkosh mbrojtje, përveçse përsa kohë ndodhe në të. Veprimi i bërë vetëm për hir të saj, nuk mund të të shpëtojë. Ky është vendi ku njerëzit provohen përmes sprovës. Ata që lidhen me kënaqësitë e kësaj bote, do ndahen prej tyre e do t’u kërkohet llogari. Me vete do mund të marrin vetëm çfarë u mblodh për botën tjetër, dhe atje do rrinë së bashku. Për atë që është i urtë, kjo botë është si hija: Një kohë është e gjatë dhe e shtrirë deri larg në horizont, po rrudhet pas pak e tkurret përsëri, deri sa zhduket krejt.