Imam Aliu tha gjithashtu:
Mos i vritni harixhitëtI kur unë të mos jem më. Ai që kërkon të drejtën e s’e gjen, nuk është si ai që kërkon të padrejtën dhe e gjen.
Sejjid Raziu thotë: Prijësi i Besimtarëve ka parasysh Mu’avien dhe njerëzit e tij.
_______
(Arsyeja, pse Imam Aliu e ndaloi shfarosjen e harixhitëve pas tij, ishte kjo: Ai e shikonte qartë që kur ai të mos ishte më, autoriteti dhe fuqia do t’u kalonte njerëzve injorantë në lidhje me xhihadin e vërtetë, e ata do ta përdornin shpatën vetëm në mbrojtje të pushtetit të tyre. Prej tyre do dilnin njerëz që do t’ua kalonin edhe harixhitëve në përpjekjet për të përbaltur Imam Aliun dhe për të sharë e shpifur kundër tij. Por ata që janë vetë të padrejtë nuk kanë të drejtë të luftojnë të tjerë njerëz, që janë në të padrejtë. Për më tepër, nuk mund të lejohen ata që kanë zgjedhur të padrejtën në mënyrë të vullnetshme që të luftojnë ata që janë gabimisht në të padrejtë. Rrjed himisht, sipas Imam Aliut futja e harixhitëve në rrugë të shtrembër nuk ishte e vullnetshme, po e ndikuar nga Shejtani, që i bëri ta marrin të gabuarën si të vërtetë dhe t’i përmbahen asaj. Kurse qëndrimi i gabuar i Mu’avies dhe i njerëzve të tij rrjedh nga fakti se ata e hodhën poshtë të dre jtën, megjithëse e njihnin si të drejtë, e pranuan si kod të sjelljes së tyre të padrejtën, ndonëse e dinin që ishte e padrejtë. Paturpësia e tyre në çështje të fesë shkonte deri atje, saqë ky pozicionim i tyre s’mund të shikohet si rezultat keqkuptimi, as mund të mbulohet me petkun e lajthitjeve në gjykim, sepse ata i thyen hapur kufizimet që kishte vënë feja e nuk i vinin kurrë mendimet e tyre individuale në balancën e porosive të Profetit. Për shembull, Ibn Ebi’l-Hadidi tregon për një ngjarje të përjetuar nga Ebu Darde, shok i afërt i Profetit, që i kishte thënë Mu’avies kur e kishte parë tek përdorte sende ari e argjendi: “Kam dëgjuar Profetin të thotë, ‘Ai që pi në enë ari dhe ar gjendi, do t’i ndiejë në barkun e tij flakët e zjarrit të Skëterrës’”. Këtij qortimi të tij Mu’avia i ishte përgjigjur me këto fjalë: ‘Kurse unë nuk shikoj këtu asgjë të dëmshme’ (Vol. 5, f. 130). Të kësaj natyre janë edhe krijimi më kokë të vet i lidhjeve të gjakut të Ziadit me të vetin, në kundërshtim të plotë me urdhëresën e Profetit, mallkimi i familjes së Profetit gjatë predikimeve në minber, thyerja e ligjeve të Sheri’atit, derdhja e gjakut të njerëzve të pafajshëm dhe vendosja e njerëzve perversë për të qeverisur mbi muslimanët, duke hapur në këtë mënyrë rrugë për antifenë e ateiz min, etj. Të gjitha këto janë ngjarje që s’mund të shpjegohen me moskuptimin e çështjeve. Kjo do të ishte njësoj si të mbyllësh sytë me dashje përpara fakteve.)