• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 6

 

Mbajtur kur e këshilluan të mos luftonte me Talhain e Zubeirin

Për Atë Zot, unë s’jam si ajo vjedullaI

(Zaba’ do të thotë vjedull ose baldosë. Emra të tjerë të saj janë e ‘Ume A’mer’ e ‘Ume Tarik’. Por ajo quhet edhe ‘Hazaxhir’. ‘Hazaxhir’ është shumësi i ‘Hazxhar’, që do të thotë ‘llupës’; shumësi i kësaj fjale ka kuptimin ‘vjedull’, sepse kjo kafshë kapërdin çdo lloj gjëje dhe përlan ç‘të gjejë përpara, sikur të kishte disa barqe në një, pa ngopur dot asnjë. Një tjetër emër i saj është ‘Na’sal’. Baldosa është kafshë shumë naive e budallaqe. Intelekti i saj duket nga mënyra e kapjes aq lehtë të saj. Gjahtari i rrethon folenë e për-plas këmbët ose godet me shkop, ndërkohë që i flet me zë të ulët: “Ule kokën, Ume Tarik, fshihu, Ume A’mer!” Përsërit këto fjalë duke përplasur këmbët, e ajo fshihet në një cep të strofkës së saj. Atëhere gjahtari thotë: “Ume A’mer nuk është në folenë e saj, ajo po fle gjetiu”. Kur dëgjon këtë, ajo shtrin gjymtyrët dhe bën sikur e ka zënë gjumi. Atëhere gjahtari i hedh lakun në të dyja këm bët dhe e tërheq zvarrë. Në këtë mënyrë baldosa bie pa rezistencë dhe e tulatur në duart e tij.)

 

që bën sikur e ka zënë gjumi sa  dëgjon gurët që i hedhin njëri pas tjetrit, derisa ai që e gjuan, e gjen, dhe ai që e ndjek, e kap. Do t’i luftoj pareshtur ata që i dredhojnë të vërtetës me besn ikët e saj, e mëkatarët e të lëkundurit me ata që dëgjojnë e që binden. Kështu do më gjejë edhe dit’ e vdekjes. Për Allah! Kam qenë përherë i zhveshur nga e drejta, qysh kur vdiq Profeti e deri sot e kësaj dite.

 

 (Kur Imam Aliu shpalli se do luftonte Talhain e Zubeirin, i thanë të mos i ngacmonte sa pa i bërë ndonjë dëm të drejtpërdrejtë. Imam Aliu u përgjigj përmes kësaj ligjërate, thelbi i së cilës është: “Sa kohë duhet të qëndroj si shikues i thjeshtë e të ruaj qetësinë, ndërkohë që më dhunojnë në të drejtën time? Këtej e tutje do t’i luftoj sa të kem frymë e do t’i bëj të vuajnë pasojat e veprimeve të tyre. Gabohen, në se mendojnë se mund të më mposhtin kollaj, sikur të isha ndonjë vjedull”.)

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top