• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 58

 

 Në të cilën Imam Aliu u drejtohet harixhitëve:

 

Shtërngata ju përndaftë si zogjtë e korbit e mos mbettë njeri prej jush për të ndrequr punët tuaja të mbrapshta, për të përçuar lajmin tuaj në kohë e për të reformuar turmën tuaj! Mos vallë u dashka të bie në herezi, pasi kam pranuar Besimin dhe kam luftuar nën urdhrat e Profetit? Nuk ka dyshim që kështu do t’i futesha rrugës së shtrembër e nuk do isha më në udhën e drejtë. E pra, kthehuni te vendet tuaja të ndyra, pas gjurmëve të thembrave tuaja. Sepse s’ka dyshim se, pas meje, do bini në mjerime të llahtarshme e nën shpata të mprehta, dhe se sundimtarët do ta bëjnë rregull shtypjen tuaj.

 

____________

 

(Historia konfirmon që, pas Imam Aliut, harixhitët u përballën me lloj lloj mjer imesh dhe poshtërimesh dhe hasnin në shpatë e në heshtë, sa herë që do ngrinin kokën për të krijuar trazira. Ziad bin Ebihu, Ubeidullah bin Ziadi, Musab bin Zubeiri, Haxhxhaxh bin Jusufi dhe Muhlib bin Ebu Sufra nuk lanë gur mbi gur për zhdukjen e tyre nga faqja e dheut. Në veçanti Muhlibi i ndoqi për nëntëmbëdhjetë vjet rresht dhe gjeti qetësi vetëm si i shfarosi krejtësisht dhe i shkatërroi që nga rrënjët. Taberiu shkruan se kur u mblodhën në Silli Satberi dhjetë mijë harixhitë, Muhlibi i luftoi me aq ashpërsi, saqë vrau shtatë mijë prej tyre, kurse tre mijët e tjerë, që mbetën, morën arratinë drejt Kirmanit për të shpëtuar kokën. Por edhe aty s’i reshtën veprimtaritë e tyre rebele. Atëhere governatori i Persisë i rrethoi në Sabore dhe vrau pa e zgjatur shumë një numër të madh prej tyre. Ata që mbetën morën përsëri arratinë drejt Isfahanit e Kirmanit. Aty formuan prapë një forcë ushtarake e marshuan mbi Kufa nëpër Basra. Për të penguar përparimin e tyre, u dolën përpara gjashtë mijë luftëtarë të Harith ibn Ebi Rebijes e Abdur - Rahman bin Mikhnafit, që i ndoqën deri jashtë kufijve të Irakut. Luftimet e parreshtura e shkatërruan tërësisht fuqinë e tyre ushtarake, derisa u dëbuan nga qytetet e u detyruan të enden nëpër shkretëtirë. Po dhe më pas, kur u ngritën në formën e grupeve të organizuara, u shtypën dhe u dërrmuan (et-Tarikh, Vol. 2, f. 580-591;

Ibn ul-Athir, el-Kamil fi Tarikh, Vol. 4, f. 196-206).

 

Sejjid Raziu thotë:

 

Në shprehjen e Prijësit të Besimtarëve ‘La Bakije minkum Aabirun’, fjala ‘Aabir’ është shfaqur me ’Ba’ dhe ’Ra’ dhe është marrë nga shprehja arabe ‘Raulun Aabirun’, që do të thotë ‘njeriu që merret me përmirësimin e pemëve të hurmave përmes krasitjes’. Në një version tjetër përdoret fjala ‘Aathir’, që do të thotë ‘treguesi i lajmeve’.

 

Për mendimin tim, kuptimi më i përshtatshëm është pikërisht ky i fundit; duket sikur me këtë fjalë Imam Aliu do të thotë që nuk do të mbetet më njeri për të njoftuar lajmin. Në një version tjetër është fjala ‘Aabidh’ me ‘dha’, që nënkupton ‘ai që hidhet ose kapërcen’. Edhe ai që vdes quhet ‘Aabidh’.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top