• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 57

 

 Imam Aliu u tha shokëve të tij për Mu’avian:

 

Pak kohë pas meje, mbi ju do ngrihet një njeri gojë-gjerë e barkmadh. Ai do gëlltitë çdo gjë që do marrë e do vuajë nga marazi për atë që s’e merr dot. Do duhej ta vrisnit, por e di që s’keni për ta vrarë. Ai do t’ju kërkojë të më shani dhe të më mohoni. Sa për sharjet dhe shpifjet, shamëni; pranoini dhe shpifjet kundër meje, sepse kjo do më sjellë pastrimin dhe njohjen e vër tetësisë së çështjes sime, ndërsa juve - shpëtimin nga mizoria dhe tirania e tij. Por, sa për mohimin, s’duhet të më mohoni, sepse kam lindur në fenë e natyrshme dhe kam qenë më i shquari në pranimin e saj si dhe gjatë Hixhretit.

______________

(Disa njerëz thonë lidhur me njeriun, për të cilin Imam Aliu flet në këtë ligjëratë, se është fjala për Ziad bin Ebihun, disa të tjerë thonë se ai është për Haxhxhaxh bin Jusufin, kurse të tjerët për mendin Mughire bin Shuben. Por shumica e komentuesve janë të mendimit se ai ka patur parasysh Mu’avien, gjë që i përgjigjet më mirë së vërtetës, sepse ai pikërisht, i kishte të gjitha cilësitë që i përsh kruan Imam Aliu. Kështu për shembull, Ibn Ebi’l-Hadidi tregon për cilësinë e Mu’avies si grykës, se Profeti kishte dërguar një herë për ta thirrur, e i thanë se Mu’avia ishte duke ngrënë. Pastaj kishte dërguar përsëri për herë të dytë dhe të tretë, e përsëri i kishte ardhur i njëjti lajm. Atëhere Profeti kishte mallkuar: ”O Zot, kurrë mos u ngoptë barku i tij!” Në fakt, Mu’avia thoshte gjithmonë, kur lodhej së ngrëni: “Për Allah, s’jam ngopur ende. Po hiqeni, se u lodha e u vela”. Po kështu, janë fakte që historia i njeh mjaft mirë e që nuk mund të mohohen shpifjet që bënte Mu’avia kundër Imam Aliut dhe urdhrat që u jepte nëpunësve të tij lidhur me këtë çështje. Është fakt, gjithashtu, që nëpër fjalimet e predikimet e kohës së tij s’janë kursyer as sharjet që godisnin drejtpërdrejt Zotin dhe Profetin. Lidhur me këtë Umm ul Mu’minin Ummi Seleme i shkruante Mu’avies:

 

Dihet që njerëzit e tu e shajnë Zotin dhe Profetin, e kjo ndodh ngaqë ti hedh baltë mbi Aliun dhe ata që e kanë dashur; po unë mund të dëshmoj që Zoti dhe Profeti e donin Aliun. (Ibn Abd Rabbih, el-Ikd ul-Ferid, Vol. 3, f. 131)

 

Zoti e shpërbleftë Umer ibn Abdul-Azizin, që e ndaloi këtë praktikë e që futi në ligjërata këtë varg në vend të mallkimeve: “Zoti urdhëron drejtësi e bamirësi, si dhe që të jemi bujarë me të afërmit tanë; Ai i ndalon turpet, të keqen e rebelimin; Ai ju këshillon të tregoheni të vë mendshëm.” (Kur’ani, 16:90).

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top