• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 56

 

 Lidhur me vendosmërinë e zhvillimit të luftës

 

Kur ishim me të Dërguarin e Zotit, ngriheshim edhe kundër prindërve, bijve, vëllezërve e xhaxhallarëve tanë. Kjo na mbajti të përkushtuar në be simin tonë e të nënshtruar ndaj vullnetit të Tij, duke iu përmbajtur udhës së drejtë, përballur vuajtjet e dhembjet e luftuar armikun. Ka ndodhur shpesh në dyluftime që dikush nga ana jonë e dikush tjetër nga ana e armikut të hidh eshin mbi njëri-tjetrin si dy pantera të egërsuara, duke u përpjekur kush e kush të vriste njëri-tjetrin; herë-herë e vinte poshtë njeriu ynë armikun, dhe herë herë të tjera ngadhnjente armiku mbi njeriun tonë. Zoti na dha fitore pasi vuri në provë të vërtetën, sinqeritetin e nderin tonë, kurse armiqve u dha turpin. Dhe kështu vazhduam, derisa Islami u  sheshua mirë, si ajo deveja kur shtrin qafën në sheshin që ka zgjedhur për të pushuar. Për Allah, po të ishim sjellë edhe ne si ju, nuk do ishte ngritur asnjë shtyllë e fesë sonë dhe nuk do të kishte lulëzuar asnjëherë pema e Besimit. Për Allah, unë s’kam asnjë dyshim: Tani do milni gjak, në vend të qumështit e, më në fund, do korrni turp.

 

____________

 

 (Kur u vra Muhammed bin Ebu Bekri, Mu’avia dërgoi Abdullah bin Amir Hazramin në Basra për të nxitur popullsinë vendase që të hakmerrej për vrasjen e Uthmanit. Shumica e banorëve të Basras, veçanërisht fisi Temim, kishin lidhje afërsie me Uthmanin, kështu që Abdullahu ndenji me Beni Temimin. Asokohe governatori i Basras, Abdullah ibn Abbasi, kishte shkuar në Kufa për të ngushëlluar për vdekjen e Muhammed bin Ebu Bekrit, duke lënë si zëvendës të tij Ziad bin Ubeidin.

 

Kur nisi të prishej qetësia në Basra, Ziadi njoftoi për gjithçka Imam Aliun. Atëhere Imam Aliu u përpoq të fuste në veprim fisin Temim të Kufas, por ata mbajtën heshtje varri dhe s’u përgjigjën fare. Kjo dobësi e paturpësi e tyre e nxiti Imam Aliun të mbante një fjalim, me të cilin u kujtonte se në ditët e Profetit nuk shikohej nëse të vrarët nga duart e tyre ishin apo jo të afërmit e tyre; ata ishin të gatshëm të ndesheshin me këdo që i dilte ndesh së Drejtës.

 

Po të kishin ndenjur në pritje dhe ata e të mos ishin hedhur në veprim, siç po bëhej tani, atëhere as feja nuk do të kishte lëshuar rrënjë, dhe as Islami do të kishte lulëzuar. Këto fjalë e bënë Ajan bin Sabejen të ngrihej e të nisej, po ai u vra nga shpatat e armikut me të arritur në Basra.

 

Pas tij, Imam Aliu dërgoi Xherie bin Kudamen me 50 luftëtarë Beni Temim. Në fillim Xheria bëri gjithë ç‘ishte e munduar për ta bindur fisin e vet, por në vend që të ktheheshin në rrugën e drejtë, ata u acaruan dhe më shumë e nisën të shajnë dhe të sulmojnë. Atëhere Xheria thirri në ndihmë Ziadin dhe Beni Ezdin. Kur erdhën ata, doli në skenë edhe Ibn Hazrami me njerëzit e tij. Të dyja palët nisën të luftojnë me shpata për një farë kohe, pastaj Ibn Hazrami ua mbathi këmbëve bashkë me shtatëdhjetë përkrahës të tij dhe u strehua në shtëpinë e Sebil Sa’dit.

 

Xheria nuk pa tjetër rrugë për zgjidhjen e situatës, kështu që i vuri zjarrin shtëpisë. Pas pak flakët përfshinë gjithçka dhe të strehuarit në shtëpi dolën për të shpëtuar, po s’arritën të largoheshin. Disa prej tyre u shtypën nën muret që shembeshin, të tjerët u vranë.)

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top