Kur u pa qartë sa me padurim e prisnin luftëtarët lejen për të luftuar në Sif f in, Imam Aliu tha:
Ju kujtoni se vonohem ngaqë s’jam gati për t’u përballur me vdekjen? Për Allah, për mua është njëlloj, vjen ajo te unë apo shkoj unë te ajo. E sa për dyshimin tuaj, mos kjo vonesë vjen nga ndonjë pavendosmëri ndaj Sirianëve, dëgjoni:
Për Allah, unë nuk e shtyja luftën për asnjë ditë të vetme, pa patur shpresën se do mund të më bashkoheshin të tjerë, për ta gjetur rrugën e dre jtë përmes meje dhe për ta parë dritën time me sytë e tyre të dobët. Për mua kjo është më e mirë sesa të vras dikë në gjendjen e çoroditur ku ndodhet, megjithëse kështu do lante mëkatet që ai vet ka bërë.