Kjo ligjëratë është shfaqur edhe më parë, por u pa e udhës të zgjidhej përsëri për shkak të dallimeve mes dy versioneve. Në të jepen aspektet destruktive të kësaj bote e shpërblimi e ndëshkimi në botën tjetër.
Hapni sytë, bota po shkon drejt shterjes dhe jua ka njoftuar tashmë largimin e saj.
Ato që më parë ishin të njohura janë bërë të huaja e vet ajo bën prapa me shpejtësi, duke i çuar banorët e saj në rrënim e duke i tërhequr drejt vdekjes fqinjët e saj. Gjërat e saja të ëmbla janë bërë të hidhura dhe gjërat e saja të pastra janë bërë të ndotura. Dhe kështu, ajo çfarë ka tepruar prej saj është si ai uji i mbetur, që mezi arrin të mbulojë fundin e një ene e që e ndez edhe më keq etjen e njeriut të etuar.
O krijesa të Zotit, përgatituni ta lini botën, për banorët e së cilës është caktuar shkatërrim, e kujdesuni të mos ju vënë poshtë ambicjet e shfrenuara; e mos kini iluzione se do të jetë i gjatë qëndrimi juaj në këtë jetë.
Për Allah, edhe sikur të qani si deveja për të voglin e saj të humbur, të përkëdheleni si pëllumbi kur gugat, të rënkoni si të izoluarit në vetminë e asketit, apo të ktheheni tek Zoti duke lënë fëmijë e pasuri në këmbim të afërsisë së Tij a të Kjo ligjëratë është shfaqur edhe më parë, por u pa e udhës të zgjidhej përsëri për shkak të dallimeve mes dy versioneve.
Në të jepen aspektet destruktive të kësaj bote e shpërblimi e ndëshkimi në botën tjetër Hapni sytë, bota po shkon drejt shterjes dhe jua ka njoftuar tashmë largimin e saj. Ato që më parë ishin të njohura janë bërë të huaja e vet ajo bën prapa me shpejtësi, duke i çuar banorët e saj në rrënim e duke i tërhequr drejt vdekjes fqinjët e saj.
Gjërat e saja të ëmbla janë bërë të hidhura dhe gjërat e saja të pastra janë bërë të ndotura. Dhe kështu, ajo çfarë ka tepruar prej saj është si ai uji i mbetur, që mezi arrin të mbulojë fundin e një ene e që e ndez edhe më keq etjen e njeriut të etuar.
O krijesa të Zotit, përgatituni ta lini botën, për banorët e së cilës është caktuar shkatërrim, e kujdesuni të mos ju vënë poshtë ambicjet e shfrenuara; e mos kini iluzione se do të jetë i gjatë qëndrimi juaj në këtë jetë.
Për Allah, edhe sikur të qani si deveja për të voglin e saj të humbur, të përkëdheleni si pëllumbi kur gugat, të rënkoni si të izoluarit në vetminë e asketit, apo të ktheheni tek Zoti duke lënë fëmijë e pasuri në këmbim të afërsisë së Tij a të një pozicioni më të lartë pranë Tij, ose për faljen e mëkatave që përshkruhen në Librin e Tij e që regjistrohen nga engjëjt e Tij - të gjitha këto do të ishin më pak se shpërblimi që pres për ju prej Tij, apo se ndëshkimi, që kam frikë se ju ka caktuar.
Për Allah, edhe sikur zemrat t’ju treteshin si erë e sytë t’ju lotonin gjak nga malli për Atë e nga frik’ e Tij, edhe sikur të liheshit ta jetonit këtë botë gjithë kohën e ekzistencës së saj, as kështu nuk do mund t’i paguante për vuajtja juaj mirësitë e mëdha që ju ka bërë dhe Besimin që ju ka dhënë për udhëheqje.