• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 51

 

Në fillimet e betejës së Siffinit ushtria e Mu’avies pushtoi bregun e Lumit Eufrat, i dëboi njerëzit e Imam Aliut, dhe nuk i lejonte të merrnin ujë. Lidhur me këtë Imam Aliu tha:

 

Ata ju mohojnë dhe kafshatën e luftës. E, pra: Ose qëndroni me turp në gjendjen tuaj të përçmuar, ose ngjyeni shpatat në gjak e shuajeni etjen tuaj për ujë. Jeta nën dhunë është vdekje e vërtetë dhe vdekja në mbrojtje të besimit është jetë e vërtetë. Mu’avia është vënë në krye të një hordhie të vogël rebelësh, të cilëve ua ka fshehur faktet e vërteta dhe ua ka bërë zemrat nishane të vdekjes.

 

____________

 

 (Imam Aliu nuk kishte mbërritur ende në Siffin, kur Mu’avia vendosi dyzet mijë burra në bregun e lumit, në mënyrë që prej tij të mos merrte ujë askush, veç sirianëve. Kur erdhën ushtritë e Imam Aliut, panë se e vetmja pikë ku mund të furnizoheshin me ujë ishte kapur nga armiku. Furnizimi në pika të tjera ishte i vështirë, sepse duheshin kapër cyer një varg malesh të larta. Atëhere Imam Aliu dërgoi tek Mu’avia Sasa’e bin Sauhan dhe i kërkoi që ta linte të lirë lumin në atë pikë.

 

Po Mu’avia nuk pranoi. Erdhi një çast që ushtria e Imam Aliut po e ndjente përherë e më shumë mundimin e etjes. Imam Aliu e   pa që gjendja po bëhej e padurueshme, dhe tha: “Çohuni dhe merreni ujin me forcën e shpatës”.

 

Luftëtarët zhveshën shpatat ashtu siç ishin, të tharë për një pikë ujë, vunë shi gjetat nëpër harqe dhe i shpartalluan njerëzit e Mu’avies; pastaj zbritën drejt e në lumë, u dhanë arratinë rojeve armike dhe i vunë pikat e furnizimit nën kontroll të tyre. Pasi u bënë zotër të brigjeve të Eufratit, ishin njerëzit e Imam Aliut ata që donin t’i bënin bllokadë Mu’avies dhe njerëzve të tij, ashtu siç kishte vënë ai bllokadë më parë kundër tyre. Ata kërkuan të mos i jepej ujë asnjë siriani, derisa të vdisnin të gjithë nga etja.

 

Por Imam Aliu u tha: “Edhe ju doni të bëni të njëjtin veprim brutal, si sirianët? Asnjë njeri të mos pengohet që të marrë ujë, kurrë. Kush dëshiron të pijë, le të pijë, e kush dëshiron të marrë me vete, le të marrë.” Si pasojë, askush nuk u pengua t’i afrohej ujit dhe të gjithë kishin liri të plotë në përdorimin e tij, megjithëse lumi ndodhej nën kontrollin e plotë të Imam Aliut.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top