Për Madhështinë dhe Lartësinë e Zotit
Lëvduar qoftë Zoti, i Cili ndodhet brenda çdo gjëje që fshihet, dhe drejt të Cilit shpie çdo gjë që shfaqet. Asnjë soditës nuk mund ta shikojë, por syri s’e mohon dot ngaqë s’e sheh, ashtu si mendja s’e përshkruan dot, ndonëse e provon Qenien e Tij. Ai është aq i lartë në fisnikëri, saqë asgjë nuk mund të jetë më fisnik se Ai. Ai është aq pranë në afërsi, saqë askush nuk mund të jetë më i afërt se Ai. Madhështia e Tij s’e largon nga asgjë e krijimit të Tij, ashtu si afërsia e Tij nuk barabit me Të asgjë të kri jimit të Tij.
Thelbi i Qenies së Tij nuk iu shfaq mendjes njerëzore, po asaj nuk iu ndalua kërkimi i dijes rreth Thelbit të Tij. Atë e dëshmojnë gjithë shenjat e ekzistencës, derisa ekzistencën e Tij ta besojnë edhe vet mend jet më mohuese. Zoti është i Lartë mbi çdo gjë që thonë ata që e krahasojnë me gjëra, e mbi gjithë njerëzit që e mohojnë qenien e Tij.