Dëshmon madhështinë e Aliut dhe vogëlsinë e kësaj bote
Lavdi i qoftë Zotit, në Mëshirën e të Cilit varet shpresa e gjithkujt, Mirësia e të Cilit s’iu kursye askujt, Ndjesa e të Cilit nuk la njeri kokëmënjanë dhe Adhurimi për të Cilin i jep nder dhe më të lartit. Mëshira e Zotit nuk shteron kurrë e Mirësia e Tij nuk humbet kurrë Kjo botë është vendi, të cilit iu caktua si fat shkatërrimi dhe largimi i banorëve të saj. Kjo botë është e ëmbël dhe e blertë dhe vërsulet drejt atij që e kërkon, e i ngjitet për zemre atij që e adhuron. Prandaj kaloni nëpër të me sa më shumë të mira që të mundni, e mos kërkoni prej saj më shumë se ç’mjafton e mos lakmoni prej saj më shumë se ç’ju duhet për të jetuar.