• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 44

 

 MaskaleI bin Hubeire Shejbani kishte blerë disa robër të fisit Naxhie nga një nëpunës i Imam Aliut; kur ky i fundit i kishte kërkuar paratë, Maskale kishte dredhuar e kishte ikur në Siri. Atëhere Imam Aliu tha:

 

Zoti mos ia lëntë Maskales pa larë këtë që bëri. Ai veproi si njeri fisnik, por ia mbathi si mjeran. Ai i bëri gjuhët të heshtnin, përpara se të flitej me admirim për të, dhe i mbylli të gjitha gojët, përpara se lëvdatat të dëshmonin veprën e tij të mirë. Po të mos ishte nxituar, do kishim marrë prej tij aq sa mund të jepte, pa e shtërnguar, dhe do ta kishim pritur për pjesën tjetër deri sa ta bënte gati.

 

_________

 

 (Pas Arbitrimit ndodhi rebelimi i harixhitëve. Njëri nga ata, me emrin Harith bin Reshid, nga fisi Naxhie, filloi t’i nxiste njerëzit për trazira dhe marshoi drejt Madaenit me bandën e tij për të vrarë dhe plaçkitur. Imam Aliu dërgoi kundër tij Ziad bin Hafsain me treq ind veta. Të dyja forcat u takuan në Madaen dhe u vërsulën njëra kundër tjetrës me shpatat zhveshur. Ndeshja e parë nuk kishte mbaruar ende, kur ra mbrëmja dhe luftimi u ndërpre.

 

Në agimin e ditës tjetër njerëzit e Ziadit gjetën në fushën e betejës pesë harixhitë të vrarë, të tjerët ia kishin mbathur. Atëhere Ziadi u nis së bashku me njerëzit e tij për në Basra, ku mori vesh se harixhitët ishin drejtuar për në Ahvaz. Ziadi nuk i ndoqi, ngaqë kishte pak forca, por lajmëroi Imam Aliun, i cili e thirri të kthehej dhe nisi drejt Ahvazit Mekil bin Kejs Riahin me dy mijë ushtarë me përvojë.

 

Në të njëjtën kohë i shkroi governatorit të Basras, Abdullah ibn Abbasit, që të dërgonte në ndihmë të Mekilit dy mijë shpatarë të Basras. Forcat e Basras u bashkuan me të Mekilit në Ahvaz, ku u riorganizuan si duhej e u bënë gati për të sulmuar mbi armikun. Por Harithi vazhdoi të marshonte drejt kodrave të Ramehramzit.

 

Atëhere ata e ndoqën pas dhe e arritën pranë këtyre kodrave. Të dy palët i rreshtuan përballë njëra-tjetrës forcat që kishin e nisën një betejë, në të cilën harixhitët lanë treqind e shtatëdhjetë të vrarë, kurse pjesa tjetër u tërhoq. Mekili njoftoi Imam Aliun për humbjet dhe arratinë e armikut, duke kërkuar udhëzime të mëtejshme. Imam Aliu e urdhëroi të vazhdonte ndjekjen dhe t’i shkatërronte for cat armike, aq sa të mos mund ta merrnin më veten. Atëhere Mekili u rinis për marshim dhe e kapi Harithin në bregdetin e Gjirit Persik, ku kishte mundur të mblidhte në radhët e tij një numër të madh njerëzish. Tani nën flamurin e tij ndodhej një forcë e rëndësishme.

 

Mekili ngriti  në fillim flamurin e paqes dhe premtoi të largoheshin pa i trazuar nga radhët e armikut ata që ishin bashkuar rastësisht me të. Pas kësaj thirrjeje, Harithit iu larguan të gjithë, me përjashtim të njerëzve të tij. Harithi e riorganizoi ushtrinë e tij dhe u hodh në sulm, por luftëtarët trima të Basras dhe Kufas i përdorën shpatat e tyre në mënyrë të përkryer dhe vranë në pak çaste njëqind e shtatëdhjetë rebelë, kurse vetë Harithi u vra në dyluftim me Nu’man bin Sahben.

 

Vrasja e tij bëri që armiku të largohej i shpartalluar nga fusha e betejës. Atëhere Mekili mblodhi në një vend gjithë burrat, gratë e fëmijët e kampit armik. Ata që ishin muslimanë u liruan, pasi bënë më parë betimin e besnikërisë, kurse ata që kishin kaluar në herezi u thirrën ta përqafonin Islamin përsëri. Si përfundim u lëshuan të gjithë, pasi pranuan Islamin, me përjashtim të një kristiani të moshuar, që u vra. Pastaj Mekili mori me vete kristianët e fisit Naxhie së bashku me familjet e tyre, që kishin luftuar në anën e Harithit, e u nis për t’u kthyer.

 

Kur arriti në Ardshir Khuran (qytet në Iran), robërit nisën të qanin e të vajtonin përpara governatorit të tij, Maskale ibn Hubeires, duke i kërkuar përulësisht që të bënte diçka për t’i liruar. Maskale i dërgoi fjalë Mekilit përmes Zahi bin Harithit që t’ia shiste atij ata robër dhe Mekili pranoi. Robërit u shitën për pesëqind mijë dirhamë, me kusht që shuma përkatëse të derdhej njëherazi në Bejt ul-Mal. Maskale u përgjigj se po dërgonte në fillim një këst të parë, ndërsa këstin tjetër do ta niste shumë shpejt.

 

Kur e takoi Imam Aliun, Mekili ia tregoi fill e për pé të gjithë këtë histori. Imam Aliu e miratoi veprimin e tij e priti një farë kohe, por Maskale s’po bëhej më i gjallë, sikur prej tij të mos pritej gjë tjetër. Më në fund Imam Aliu i dërgoi një lajmëtar me porosinë që ose të jepeshin paratë, ose të vinte ai vetë në Kufa. Pas këtij urdhri, Maskale erdhi në Kufa e pagoi dyqind mijë dirhamë, por pastaj iu shmang pagimit të pjesës tjetër dhe u arratis tek Mu’avia, që e bëri governator të Taberistanit.

 

Kur e mori vesh këtë lajm, Imam Aliu mbajti këtë ligjëratë. Në thelb ajo do të thotë: “Në qoftë se ai do të kishte qëndruar, ne do ishim treguar të kujdesshëm në kërkimin e pjesës tjetër e do kishim pritur përmirësimin e financave të tij; po ai ua dha këmbëve vjedhu razi, si të ishte ndonjë hajdut, pasi bëri këtë veprim të mirë sa për sy e faqe.

 

Njerëzit sa kishin nisur ta lavdëronin për mirësinë e tij, por pastaj objekt i fjalëve të tyre u bë poshtërsia dhe karakteri i tij i ulët”.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top