Duke dënuar tradhtinë
Natyrisht, mbajtja e zotimit është binjake me të vërtetën. Unë s’njoh mburojë më të mirë sesa kjo kundër sulmeve të mëkatit. Ai që e kupton re alitetin e rikthimit, kurrë nuk tradhton. Është një kohë, që më të shumtët e njerëzve e shikojnë tradhtinë si urti, kurse njerëzit e paditur e quajnë diplo maci.
Ç‘është kjo që po ngjet me ta, Zoti i vraftë! Ai që ka kaluar nëpër gjithë hallet e kësaj jete, e ka të lehtë të gjejë sebepe për mosndjekjen e urdhëresave dhe për mosrespektimin e ndalimeve të Zotit; por ai, pikërisht, i vë në zbatim porositë e Zotit785 dhe nuk shfajësohet, megjithëse s’e pengon gjë të shfajëso het; e kush nuk do t’i njohë kufijtë që vë feja, përgjon për rastin e volitshëm e përligj veten, pse nuk zbatoi vullnetin e Zotit.