• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 4

 

Për largpamësinë e Imam Aliut dhe besimin e tij të patundur tek Islami

 

Kur ju ndodheshit në terr, e morët përmes nesh udhërrëfimin që ju ngjiti lart në pozicion e dolët përmes nesh nga nat’ e zezë. U shurdhofshin veshët që nuk e dëgjojnë thirrjen! Si mund të mbërrijë zëri im i dobët te një që mbeti shurdh ndaj zërit të lartë?

 

 Vetëm zemra që rreh përherë me drojën e Zotit, mund ta fitojë paqen. Gjithmonë u jam druajtur pasojave të tradhtisë suaj e ju kam njohur përtej veshjeve tuaja gënjyese. Është perdja e fesë që më fsheh nga ju, është vërtetësia e qëllimeve të mia që ju çmaskon tek unë. Për ju u ngula në udhët e kësaj bote, aty ku kryqëzoheshin shtigje çorientuese, aty ku përplaseshit me njëri-tjetrin se s’kishit prijës, e aty ku hapnit puse, pa gjetur dot ujë. Sot u jap gjuhë t’ju flasin këtyre gjërave pa gojë, por plot mësim e  kam dyshuar kurrë tek e vërteta, që ditën që m’u shfaq. Musai s’frikej për veten; i frikej zotërimit të padijes e shmangies. Edhe sot jemi ku ndahet e Vërteta me të pavërtetën. Etja s’e vret dot atë që di ku ka ujë.

 

_______________

 

 Bëhet fjalë për ngjarjen me magjistarët, që e sfiduan Musain e e dëftuan aftësinë e tyre për magji duke hedhur në tokë shkopinj dhe litarë. Musai u tremb nga kjo gjë. Lidhur me këtë ndodhi, Kur’ani thotë: “Magjia e tyre e bëri të besonte se gjarpëronin vërtet. Atëhere ndjeu frikë në vetvete, po Ne i thamë: “Mos u tremb! S’ka dyshim që ti do t’ua kalosh”. (Kur’ani, 20:66-68).

 

Sipas Imam Aliut, tek shikonte shkopinjtë e litarët të lëviznin si gjarpërinj, Musai ndjente frikë jo se trembej për jetën e tij; në të vërtetë ai kish frikë se mos njerëzit huto heshin nga kjo magji e futeshin në rrugë të gabuar. Pra, ai trembej se mos kjo fuqi e tyre bëhej shkak i triumfit të së pavërtetës. Me këtë shpjegohet, pse Musai nuk u qetësua kur i thanë se jeta e tij nuk rrezikohej, po vetëm kur e garantuan se nuk do t’ia kalonte njeri654. Vetëm kjo siguri mund ta bënte realitet angazhimin e tij. Atë e frikësonte mundësia e dësh timit të së Vërtetës e fitorja e mundshme e së pavërtetës, por jo rreziku për jetën; prandaj dhe iu dha siguri për triumfin e së vërtetës, e jo dhe për mbrojtjen e jetës. Imam Aliu shpreh të njëjtën frikë, që kishte dhe Musai: Se mos njerëzit kapeshin në rrjetat e intrigave e binin në çoroditje, duke u larguar nga feja e vërtetë. Kurse vetë ai nuk kishte frikë kurrë për jetën e vet.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top