Flitet për dyshimin e për ata që bien në dyshim Dyshimi është quajtur dyshim sepse i përngjan së vërtetës. Bindja bëhet dritë për ata që e duan Zotin. Është drejtësia e udhës së drejtë ajo që rrëfen vetiu udhën që duhet ndjekur. Kurse armiqtë e Zotit ftojnë në çoro ditje e për t’iu futur rrugëve të dyshimit e të territ sa herë që vet koha pjell dyshime. Ata e kërkojnë udhën ku ecin me verbërinë e intelektit të tyre. Sado ta kesh frikë vdekjen, s’mund t’i shpëtosh. As malli për jetën e përjetshme nuk mjafton për sigurimin e saj.