Pas ArbitrimitI Imam Aliu mbajti këtë fjalim:
I Lëvduar qoftë Zoti, ndonëse koha na solli mjerim të hidhur e ngjar je të rënda. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, të Vetmit, që s’ka partner të Tij dhe as ndihmës të Tij, përveç Vetë Atij, dhe që Muhammedi është shërbëtori dhe i Dërguari i Tij. Kështu, pra, nuk ka dyshim që mosbindja ndaj këshilluesit të përkush tuar, që mbart dije e përvojë, shpie në zhgënjim e pendesë. Unë jua dhashë udhëzimet e mia për arbitrimin dhe jua tregova mendimin tim të fshehtë, pse duhej pranuar këshilla e KasiritII; por ju i hodhët poshtë armiqësisht e si rebelë të pabindur, sa vet udhëzuesi ra në dyshime për udhëzimet e tij e stralli i mendjes së tij i shteri shkëndijat.
Si pasojë, pozicioni im e juaji u bë siç e përshkruan ai poeti Havazin: Ju çova fjalë në Muna’rej Livai, por ju s’e kuptuat të mirën e saj. Kur dreka e të nesërmes u afrua, e patë gabimin, po von’ e kuptuat!