Përpara se të fillonte beteja e Xhemelit, Imam Aliu dërgoi Ibn Abbasin tek Zubeiri për ta këshilluar që të rikthehej në bindje. Me këtë rast i tha:
Talhain mos e kërko. Po ta takoje, do ta gjeje si atë demin e tërbuar me brirët që i sillen kular deri pas veshëve. Ia ka hipur një kafshe të rrezikshme, që kujton se e ka zbutur. Kurse Zubeirin takoje, sepse është natyrë e urtë dhe i arsyeshëm. Thuaji: “Yt kushëri nga jot’ ëmë të kujton se në Hixhaz e ke njohur si Kalif dhe prijës; por sa ke ardhur në Irak je bërë tjetër njeri. Cila është arsyeja e gjithë këtij ndryshimi?” Sejjid Raziu vë në dukje se fjalët e fundit të kësaj Ligjërate: ‘Fe-ma Ada Mimme Bada’, i ka përdorur vetëm Imam Aliu.