Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 30

 

 Duke folur për të vërtetën rreth vrasjes së Kalifit të Tretë, Imam Aliu tha:

 

Do kisha qenë vrasës i tij, po të kisha urdhëruar të vritej; por, po t’i kisha penguar të tjerët që ta vrisnin, do kisha qenë ndihmësi i tij. E vërteta është se tani nuk mund të thuhet nëse është më i mirë ai që e ndihmoi se ai që e braktisi dhe e la në fat të vet. E vërteta është se ai përvetësoi pasuri në mënyrë fare të shëmtuar. Ju protestuat ndaj kësaj, por u nxituat dhe e tepru at. Zoti bën dallim midis atij që përvetëson dhe atij që indinjohet kundër tij.

 

________

 

(Uthmani është kalifi i parë Umejjad i Islamit. Ai u ngjit në këtë post më 1 Muharrem të vitit 24 A.H., në moshën shtatëdhjetë vjeç e ushtroi për dymbëdhjetë vjet rresht autoritet dhe kontroll të plotë mbi punët e muslimanëve. Më 18 Dhu’l-Hixhe të vitit 35 A.H. u vra  prej tyre dhe u varros në varrezat hebreje Hash Koukab, në Medinë. Është fakt që vrasja e tij ishte pasojë e dobësive të tij dhe e punëve të zeza të zyr tarëve të tij, ndryshe nuk shpjegohet dot pse muslimanët e miratuan njëzëri vrasjen e tij, ndërkohë që askush nuk u ngrit ta përkrahte a ta mbronte, me përjashtim të fare pak prej të afërmve të tij.

 

Sigurisht, muslimanët duhej të kishin marrë parasysh moshën e tij, shërbimin e tij të gjatë, prestigjin dhe meritën e të qenit sahab i Profetit; por sjelljet dhe bëmat e tij e kishin ndezur gjendjen aq shumë, sa asnjë nuk dukej i përgatitur ta mëshironte apo t’i dilte krah. Padrejtësitë dhe teprimet që kishte bërë ndaj bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Pro fetit kishin ngjallur një valë të madhe pakënaqësie e zemërimi në të tëra fiset Arabe. Të gjithë ishin të indinjuar e i shikonin me përbuzje arrogancën dhe punët e tija të liga. Fatkeqësitë e tmerrshme të Ebu Dherit, çnderimi e shfarosja e Beni Ghifarit dhe e fiseve aleate të tij, rrahja brutale e Beni Huzelit dhe e fiseve të tij si dhe ajo e Abdullah bin Mes’udit, rrahja barbare, deri në thyerje të brinjëve, e Ammar bin Jasirit dhe Beni Mekhzumit me aleatët e tyre, Beni Zuhra, komploti për vrasjen e Muhammed bin Ebu Bekrit e të Beni Tejimit - të gjitha këto e të tjera si këto ngritën një stuhi të fortë zemërimi në zemrat e popullit.

 

Edhe muslimanët e provincave dhe të qyteteve të tjera ankoheshin për bëmat e zyrtarëve të tij, të cilët, të verbuar nga etja për pasuri dhe luks, bënin si të donin dhe rrënonin kë të donin. Ata nuk kishin frikë mos ndëshkoheshin nga qendra dhe nuk druheshin nga ndonjë hetim. Njerëzit përpëliteshin në kthetrat e shtypjes, por askush nuk ishte gati që t’ua vinte veshin thirrjeve të dhimbshme dhe shqetësimeve të tyre; në këtë mënyrë u krijua një atmosferë urrejtjeje e pakënaqësie, po askush nuk u kujdes që ta zbuste gjendjen. Edhe vetë shokët e Profetit ishin ftohur prej tij, sepse shikonin që paqja ishte prishur, administrata ishte bërë kaotike dhe tiparet e Islamit ishin shfytyruar.

 

Beni Umejjadët ishin mbytur në luks. Për ta Kalifati ishte bërë një mjet për mbushjen e barkut e mbledhjen e pasurisë, ndërkohë që të varfrit dhe të uriturit vdisnin për një kothere bukë. Është e qartë që këto teprime të tyre po bënin gati terrenin e vrasjes së tij. Në fakt, ishin pikërisht këto veprime që mblodhën në Medinë njerëz të ardhur nga Kufa, Basra dhe Egjipti.

 

Kur pa këtë reagim, Uthmani i shkroi Mu’avies: S’ka dyshim që Medinasit janë kthyer në heretikë, nuk binden më dhe e kanë thyer betimin e besnikërisë. Prandaj më dërgo që nga Siria ushtarë në kuaj të shpejtë e të fuqishëm. Politika që ndoqi Mu’avia si mori këtë letër, flet qartë për qëndrimin e bash këluftëtarëve. Historiani Taberi shkruan lidhur me këtë: Kur Mu’avia e mori letrën, mendoi shumë për të dhe s’e pa të përshtatshme të dilte hapur kundër bashkëluftëtarëve të Profetit, sepse ishte i vetëdijshëm për qën drimin e njëzëshëm të tyre.

 

Nisur nga këto rrethana, ta shikosh vrasjen e Kalifit të Tretë pasojë të veprimeve të rastit apo ndjenjave të përkohshme dhe t’ia veshësh këtë akt vetëm disa sulmuesve, është njësoj si të fshehësh vërtetën. Në fakt, të gjithë faktorët që kundërshtonin Uthmanin ndod- heshin në vet qytetin e Medinës kurse të tjerët kishin ardhur në përgjigje të thirrjes së Medi nasve për të rivendosur drejtësinë. Të gjithë aspironin përmirësimin e gjendjes e jo për vrasje e gjakderdhje. Po të ishin dëgjuar ankesat e tyre, nuk do kishte patur arsye për gjakderdhje. Ngjarja nisi me ardhjen në Medinë të përfaqësuesve nga Egjipti e me kampimin e tyre në luginën e Zi Khashabit, pranë qytetit. Ata ishin shumë të indinjuar nga padrejtësitë e nga teprimet e Abdullah bin Sa’d ibn Ebi Sarhit - vëlla gjiri me kalifin.

 

Një i dërguari i tyre i dorëzoi Uthmanit një letër, në të cilën i kërkohej ndalimi i padrejtësive, marrja e masave për shëndoshjen e gjendjes dhe deklarimin e pendesës e të garancive për të ardhmen. Por, në vend që të jepte një përgjigje, Uthmani e dëboi me forcë të deleguarin nga shtëpia e tij dhe as denjoi t’u kushtonte vëmendje kërkesave të paraqitura. Atëhere të ardhurit u futën në qytet për të ngritur zërin kundër arrogancës dhe mendjemadhësisë së tij dhe iu ankuan banorëve vendas për këtë sjellje si dhe për teprimet e tjera.

 

Ndërkohë kishin arritur edhe shumë njerëz të tjerë nga Kufa dhe Basra, edhe ata me ankesat e tyre. Pasi u bashkuan të gjithë bashkë, vazhduan marshimin, të përkrahur dhe nga populli Medinas, dhe e izoluan Uthmanin në shtëpinë e tij, por pa ia penguar hyrje-daljet për në xhami e anasjelltas. Por qysh të premten e parë ai i sulmoi ashpër këta njerëz në një fjalim të tij, bile i mallkoi, gjë që i zemëroi ata pa masë, aq sa e goditën me gurë. Nga kjo ai humbi ekuilibrin e u rrëzua nga minberi.

 

Pas disa ditëve ia ndaluan edhe hyrje-daljet për në xhami.Kur Uthmani e pa që punët po merrnin rrugë të keqe, iu lut përunjësisht Imam Aliut që të gjente ndonjë mënyrë si ta shpëtonte dhe t’i shpërndante njerëzit si të mundte.

 

Imam Aliu e pyeti: “Me ç‘kushte t’u them që të largohen, meqë kërkesat e tyre qëndrojnë?” Uthmani i tha: “Të autorizoj ty për këtë punë. Do t’i respektoj të gjitha kushtet që do ven dosësh me ta.” Atëhere Imam Aliu shkoi e i takoi Egjiptianët dhe foli me ta. Ata pranuan të iknin me konditë që të ndërpriteshin të gjitha tiranitë dhe që governator i tyre të bëhej Muhammed bin Ebu Bekri, pasi të hiqej nga ky post Ibn Ebi Sarhi.

 

Imam Aliu u kthye e ia paraqiti kërkesën e tyre Uthmanit, i cili pranoi pa asnjë ngurrim, duke thënë vetëm që do t’i nevojitej kohë për të kapërcyer pasojat e teprimeve që ishin bërë. Imam Aliu tha se vonesa nuk kishte asnjë kuptim për çështjet që kishin të bënin me Medinën, kurse vendeve të tjera mund t’u jepej aq kohë sa t’u shkonte mesazhi i Kalifit. Por Uthmani këmbënguli se do të duheshin tre ditë edhe për Medinën. Pasi dis kutoi me Egjiptianët, Imam Aliu e pranoi edhe këtë kusht, duke marrë mbi vete të gjitha garancitë. Më në fund protestuesit u shpërndanë sipas këshillës së tij. Disa nga ata u nisën për Egjipt së bashku me Muhammed bin Ebu Bekrin, kurse disa të tjerë u kthyen prapë në luginën e Zi Khashabit.

 

U duk sikur në këtë mënyrë, ky konflikt mori fund me kaq. Por s’kishin kaluar veçse dy ditë nga kjo ngjarje, kur Merwani i tha Uthmanit: “U bë mirë që ikën ata njerëz; që të mos vijnë më nga qytetet e tjera, duhet të lëshosh një shpallje, me të cilën t’u kërkohet të mos vijnë më kështu, po të rrinë të qetë në shtëpitë e tyre. Shpal lja duhet ta paraqesë punën sikur grupet e njerëzve kishin ardhur në Medinë të nxitura nga ca thashetheme të papërgjegjshme, e pastaj janë kthyer mbrapsht të kënaqur që lajmet e tyre  paskeshin qenë të pavërteta”. Kalifi i Tretë nuk donte të përdorte një rrenë kaq të hapët, por Merwani ia prishi mendjen. Më në fund pranoi.

 

Shpallja u bë në Xhaminë e Profetit të Shenjtë: Këta Egjiptianë kishin marrë vesh disa lajme për Kalifin, po kur u bindën që të gjitha kishin qenë të rreme dhe pa baza, u kthyen mbrapsht për në qytetet e tyre. Por me të mbaruar këto fjalë, në Xhami u ngrit një zhurmë e madhe dhe njerëzit f illuan t’i thërrisnin: “Pendohu, kije frikë Zotin; ç‘është kjo gënjeshtër që po na thua?” Uthmani u hutua nga kjo rrëmujë e i tërhoqi fjalët mbrapsht i penduar. Pastaj u drejtua nga Qa’beja, i kërkoi Zotit ndjesë dhe u kthye në shtëpi.

 

Duket se, pikërisht pas kësaj ngjarjeje, Imam Aliu e ka këshilluar Uthmanin: “Ju duhet ta shfaqni hapur pendesën për punët jo të mira të së kaluarës, në mënyrë që këto turbullira të fashiten një herë e mirë; përndryshe, në qoftë se nesër vijnë njerëz nga ndonjë vend tjetër, ju përsëri do vareni pas qafës sime për të shpëtuar prej tyre.” Atëhere Uthmani mbajti një fjalim në Xhaminë e Profetit, me të cilin ofroi pendesë duke pranuar gabimet e tij e duke u betuar se në të ardhmen do të ishte më i kujdesshëm. Ai u tha njerëzve se do të takohej me përfaqësuesit e tyre sapo të zbriste nga minberi, e se do përpiqej për të zgjidhur hallet e tyre e për të plotësuar kërkesat e tyre.

 

Pas kësaj deklarate njerëzit e brohoritën vep rimin e tij, duke fshirë me lotë gëzimi një pjesë të mirë të ndjenjave të urrejtjes, që ushqenin për të. Kur u kthye në shtëpinë e tij pas kësaj ngjarjeje, Merwani kërkoi leje t’i thoshte diçka, por gruaja e Uthmanit, Nailja, ndërhyri dhe i tha: “Për hir të Zotit, ti pusho. Ti do thuash vetëm fjalë të tilla, që nuk mund t’i sjellin tjetër, përveç vdekjes.” Merwani u inatos e ia ktheu: “Ti nuk ke të drejtë të futesh në këto punë. Ti je e bija e atij, që nuk e dinte ç‘është abdesi deri ditën që vdiq”. Nailja iu përgjigj e zemëruar: “E ke gabim dhe po fajëson me pa të drejtë. Shiko një herë kush është yt atë, përpara se të thuash diçka për timin. Sepse për të mund të thosha gjëra të atilla, që do t’u shkaktonin njerëzve drithma, e fjalët e mia mund t’i dëshmojnë që të gjithë një për një”.

 

Kur e pa Uthmani që kjo bisedë po zgjatej, i ndërpreu dhe e pyeti Merwanin se ç‘donte t’i thoshte. Merwani i tha: “Ç‘është ajo që bëre në Xhami, me atë pendesë që ofrove! Për mendimin tim, mbetja në mëkat do kishte qenë një mijë herë më e mirë sesa kjo pendesë, sepse, sado të shtohen mëkatet, e ke gjithmonë një mundësi për t’u penduar, ndërsa pendesa me dhunë nuk është pendesë. Ti the ato që kishe, por nuk i shikove pasojat e kësaj deklarate të hapur; ta dish që turmat e njerëzve do të ngulen në derën tënde.

 

Tani vazhdo dhe përmbushi kërkesat e tyre.” Atëhere Uthmani tha: “Mirë, pra, unë thashë atë që thashë, tani merru ti me këta njerëz, se unë nuk kam më punë me ta.” Duke e ndier të nënkuptuar pëlqimin e tij, Merwani doli e u tha njerëzve që prisnin këto fjalë: “Pse jeni mbledhur këtu?

 

Mos vallë keni ndërmend të na sulmoni e të plaçkisni? Kini parasysh, ju nuk mund ta rrëmbeni kollaj pushtetin nga duart tona, hiqeni nga mendja se mund të na rrënoni. Askush nuk mund të na nënshtrojë. Hiqmuni nga sytë, bashkë me këta surretër të ngrysur, që keni. Zoti ju vraftë e jua nxiftë faqen!”

 

 Kur e panë njerëzit që me ta ishin tallur e se punët po merrnin tjetër rrugë nga ç’u thanë, u mbushën me zemërim e indinjatë, shkuan drejt e tek Imam Aliu dhe ia treguan të gjithë historinë. Imam Aliu u zemërua shumë kur dëgjoi për këtë ngjarje e shkoi menjëherë tek Uthmani dhe i tha: “Për Atë Zot! Pse je sjellur kaq keq me muslimanët?

 

Ti e ke braktisur besimin për hir të një njeriu të pabesë dhe pa karakter dhe e ke humbur fare mendjen. Të paktën të kesh respekt e nderim për vetë premtimin tënd. Si ndodh që bindesh symbyllur, sapo Merwani të bën një vërejtje? Mbaje mend: Ai do të të hedhë në një pus aq të errët, sa nuk do mundesh kurrë të dalësh më prej tij. Je bërë kafsha mbartëse e Merwanit e ai të nget në drejtimet që dëshiron e të fut në rrugët e gabuara, që i ka më për zemër.

 

Unë nuk do ndërhyj më kurrë në punët e tua në të ardhmen, as do t’i them popullit ndonjë gjë. Tani vet ti duhet t’u dalësh zot punëve të tua.” Pasi tha kështu, Imam Aliu u largua. Atëhere Nailja gjeti rastin e i tha Uthmanit: “

 

A nuk të thashë të mos ia vije veshin Merwanit, përndryshe do të të varte në qafë një gur të tillë, që nuk ke për ta hequr, sado që të përpiqesh? Ç‘të mirë ke t’u vëshë veshin fjalëve të një njeriu, që nuk gëzon fare respekt në popull e që është i poshtër në sytë e tij? Thirre Aliun prapë, ndryshe mbaje mend, që as ti dhe as Merwani nuk do ta ndalni dot rrokullimën që po marrin punët.” Uthmani u impresionua nga këto fjalë e dërgoi ta kthenin Imam Aliun nga rruga, po ai s’pranoi më ta takonte. Akoma nuk kishte shenja për rrethimin e shtëpisë, por ishte turpi ai që e pengonte Uthmanin t’i vihej prapa.

 

Me ç‘fytyrë mund të dilte tani jashtë? Por nuk kishte rrugë tjetër shpëtimi, pa dalë njëherë prej saj. Kështu që doli jashtë qetësisht në errësirën e natës, vajti në vendin ku rrinte Imam Aliu, e pasi i qau hallin për gjendjen e pashpresë dhe vet minë ku kishte rënë, kërkoi ndjesë dhe i dha sigurime që do t’i mbante premtimet. Por Imam Aliu i tha: “Ti bëre një premtim para gjithë popullit në Xhaminë e Profetit, por e plotësove në mënyrë të tillë që, kur vijnë njerëzit tek ti, bëhen ata me faj, bile hidhen mbi ta lloj-lloj fyerjesh.

 

Në qoftë se ky është vendi që u rezervon zotimeve të tua para botës, atëhere qysh dhe mbi ç‘baza do mundem unë t’i besoj fjalët e tua tani e tutje? Pas kësaj mos ushqe më shpresa prej meje. Unë nuk jam më i përgatitur të pranoj ndonjë përgjegjësi në favorin tënd. Rrugët janë të hapura përpara teje. Bëj si të pëlqen e ndiq rrugën që do zgjedhësh vetë.” Pas kësaj bisede Uthmani u kthye dhe filloi të bënte me faj Imam Aliun, duke thënë se të gjitha trazirat kishin ndodhur me nxitjen e tij e se ai s’po bënte asgjë, megjithëse kishte mundësi të bënte gjithçka.

 

Pra, ky ishte rezultati i pendesës në këtë anë, tani të shohim çfarë ndodhte me palën tjetër. Pasi kaloi kufirin e Hixhazit, Muhammed bin Ebu Bekri arriti në vendin e quajtur Ela, në brigjet e Detit të Kuq. Aty njerëzit e tij panë një deve, që dikush e ngiste me shumë ngut, sikur e ndiqte armiku pas shpine. Atyre u lindën dyshime, prandaj e ndaluan dhe e pyetën kush ishte. Ai tha se ishte një skllav i Uthmanit. E pyetën ku shkonte e ai u tha se shkonte në Egjipt. I kërkuan t’u thoshte, te kush shkonte, e ai u përgjigj se shkonte tek governatori i Egjiptit.

 

Njerëzit i thanë se governatori i Egjiptit ndodhej bashkë me ta, por ai ua ktheu  se duhej të takonte Ibn Ebi Sarhin. E pyetën në kishte me vete ndonjë letër, e ai mohoi. E pyetën se për ç‘qëllim po shkonte, e ai u tha se nuk e dinte. Dikush kërkoi t’i kontrollonin rrobat dhe ashtu u bë, por nuk gjetën gjë. Atëhere Kinana bin Beshri u tha: “Kontrollojeni në shakullin e tij të ujit.” Njerëzit ia kthyen: “Lëreni tani; si mund të ruhet letra brenda në ujë!”

 

Por Kinana këmbënguli: “Ju s’e dini ç‘dredhira bëjnë këta njerëz.” Atëhere ia morën shakullin e ujit dhe e hapën. Brenda ishte një gyp plumbi me një letër. E hapën dhe gjetën një urdhër të Kalifit, i cili thoshte: Në Emër të Zotit. Kur të vijë tek ju Abdur-Rahman ibn Addisi, rriheni me njëqind kamzhikë, rruajani kokën e mjekrën dhe dënojeni me burgim të gjatë.

 

Kështu do të veproni dhe me Amr ibn el-Hamkun, Suda ibn Hamranin, dhe Urwe ibn Nibain. Kur lexuan këto fjalë, të gjithë shtangën dhe filluan të shikonin njëri-tjetrin të drithëruar. Siç thotë një poezi persiane, Mendja u nemit, u kris, e plasi si argjil’e tharë, pa gjuhë e fjalë mbeti nga kjo ngjarje e paparë.

 

 Pas kësaj, të vazhdoje përpara do të thoshte të futeshe vetë në gojën e ujkut, prandaj ata u rikthyen në Medinë, duke e marrë skllavin me vete. Kur arritën, ua treguan letrën të gjithë shokëve të Profetit. Kush dëgjoi për këtë ngjarje, ngeli i shtangur nga habia dhe asnjë nuk mbeti pa e sharë Kalifin e Tretë. Pastaj disa nga bashkëluftëtarët e Profetit shkuan te ai së bashku me këta njerëz dhe e pyetën, e kujt ishte vula që mbante ajo letër.

 

Ai u tha se ishte e tija. E pyetën se i kujt ishte ai shkrim, dhe ai u tha se ishte i sekretarit të tij. E pyetën se i kujt ishte ai skllav, e ai u përgjigj se ishte i tij. E pyetën se e kujt ishte deveja e përdorur për udhëtimin, dhe ai u përgjigj se ishte e qeverisë. E pyetën se kush e kishte nisur, dhe ai u përgjigj se nuk dinte gjë. Atëhere njerëzit i thanë: “O Zot i Madh! Çdo gjë është jotja, e prapë nuk e di se kush e ka nisur?! Nëse je vërtet kaq i pafuqishëm, lëre Kalifatin dhe hiq dorë prej tij, që të vijë njeriu që di t’i drejtojë punët e muslimanëve.” Ai u përgjigj: “Nuk është e mundur që të heq rroben e Kalifatit, që vetë Zoti ma ka veshur.

 

Por mund të ofroj pendesë, natyrisht.” Njerëzit thanë: “Si mund të f lasësh më për pendesë?! Ajo nuk ka më kuptim për ty, qysh ditën kur Merwani foli në vend tënd tek dera e shtëpisë tënde. Ajo që do ti në të vërtetë, është shkruar në këtë letër. Tani nuk të lëmë më të na vësh në lojë me këto mashtrime. Lëre Kalifatin. Dhe nëse vëllezërit e tu do kërkojnë të na pengojnë, ne do t’i ndalojmë; e nëse ata do bëhen gati për luftë, do të luftojmë edhe ne. As duart s’na janë tharë, as shpatat s’na janë topi tur.

 

Nëse drejtësia është e shtrenjtë për ty e përpara saj janë vërtet të barabartë të gjithë muslimanët, atëhere na dorëzo Merwanin që ta pyesim se me ndihmën dhe përkrahjen e kujt deshi të luante me jetët e çmueshme të muslimanëve, kur ka shkruar këtë letër”. Por ai e hodhi poshtë këtë kërkesë e s’pranoi t’ua dorëzonte, kështu që njerëzit i thanë se letra ishte shkruar me urdhër të tij.

 

Dhe kështu, gjendja e përmirësuar mori përsëri tatëpjetë e s’kishte si të ndodhte ndryshe. Gjërat kishin mbetur aty ku kishin qenë e nuk ishte bërë asnjë ndryshim, ndonëse koha e kërkuar ishte dhënë e shkuar kot. Nëpër rugët e Medinës erdhën përsëri njerëzit që kishin qëndruar prapa, në luginën Zi Khashab, dhe u përhapën si një baticë për të parë re zultatet e pendesës. Tashmë shtëpia e Uthmanit ishte e rrethuar nga të katër anët dhe kufijtë ishin mbyllur. Në një nga ditët e këtij rrethimi, Nejar bin Ijazi, një nga bashkëluftëtarët e Pro fetit, kërkoi të takohej me Kalifin; iu afrua shtëpisë së tij e i thirri. Kur ky nxori kokën që nga sipër, i tha: “O Kalif, dorëzoje Kalifatin për hir të Zotit dhe kurseua gjakderdhjen muslimanëve.” Nuk kishte mbaruar akoma, kur një nga njerëzit e Kalifit i lëshoi një shigjetë dhe e vrau në vend.

 

Kjo i indinjoi shumë rrethuesit, që i kërkuan Uthmanit t’u dorëzonte vrasësin e Nejarit, por ai ua ktheu se as e shkonte në mend t’u jepte mbrojtësit e tij. Kjo kokëfortësi sikur i hodhi zjarrit benzinë. Njerëzve iu mbarua durimi, i vunë zjar rin derës së shtëpisë e nisën të përparonin drejt hyrjes. Atë çast mbi ta sulmuan Merwan bin Hakami, Sa’id bin Asi e Mughire bin Aknesi së bashku me njerëzit e tyre.

 

Në këtë mënyrë gjakderdhja nisi mu në prag të shtëpisë së tij. Populli u përpoq të futej përsëri, po u spraps prapë. Atëhere doli Amr bin Hazem Ensariu, shtëpia e të cilit ishte ngjitur me të Kalifit, hapi derën e tij e i thirri të futeshin nga ajo anë. Rrethuesit u kacavirën nga shtëpia e tij në çatinë e shtëpisë e zhveshën shpatat sa zbritën prej saj. Pati fare pak rezistencë.

 

Me përjashtim të njerëzve të familjes së Kalifit, gjithë të tjerët, me dashamirës e me Beni Umejjadë, u larguan nëpër rrugët e Medinës; disa u fshehën në shtëpinë e Ummi Habibes, të tjerët u vranë, përfshirë Uthmanin, i cili u mbrojt deri në frymë të fundit. (Xhelaludin Sujuti, Tarikh ul-Khulefa’; Taberi, Tarikh).

 

Për vrasjen e tij shkruan elegji disa poetë. Ja një kuplet nga një elegji e Ebu Hureires:

 Një plagë morën njerëzit, por unë dy kam marrë: pará e qese humba, dhe Uthmanin ma kan’ vrarë.

 

 Analiza e këtyre ngjarjeve tregon qartë pozitën e Imam Aliut, pra faktin që ai nuk e kishte përkrahur grupin që kishte nxitur vrasjen e Kalifit, por as ishte midis atyre që u ngritën në përkrahje e në mbrojtje të tij. Ai vetëm sa u tërhoq mënjanë, kur pa që nuk u veprua sipas asaj që ishte thënë. Po të gjykohen të dyja palët, tek njerëzit që nuk i dolën përkrah Kalifit dallohet Umm ul-Mu’minini dhe, sipas të thënave nga njerëz të popullit, edhe ata që ishin akoma gjallë nga dhjetë të përgëzuarit, si dhe anëtarët e Komitetit Konsultativ, ensarët, mu haxhirët e mirëfilltë, pjesëmarrësit në luftën e Bedrit e shumë persona të tjerë të shquar e dinjitarë; ndërsa në anën tjetër ishin vetëm ca pak skllevër të Kalifit dhe pjesëtarë të fisit  Umejja. E në qoftë se cave si Merwani e Sa’id bin Asi nuk mund t’u jepet përparësi mbi muhaxhirët e mirëfilltë, as veprimet e tyre nuk mund të kenë përparësi mbi veprimet e muhaxhirëve. Po jo vetëm kaq:

 

Në qoftë se Ixhma’-ja nuk vlen vetëm për raste të veçan ta, atëhere do të ishte vështirë të vihej në dyshim qëndrimi i njëzëshëm e mbizotërues i sahabëve.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top